Home Blog Page 807

Nata e përjetësisë mbi Gorozhub

0

Festim Hoti

Ishte 4 dhjetor 1998. Një natë kur qielli ishte i rëndë, sikur të ndjente peshën e barrës që ata mbanin. Bora kishte mbuluar çdo gjurmë, duke shtrirë bardhësinë e saj mbi tokën e Kosovës, ndërsa mjegulla e dendur ia fshihte rrugët gjithkujt që përpiqej të përshkonte atë natë të errët. Në mes të kësaj errësire, në majat e larta mbi Gorozhub, një grup burrash të mëdhenj, të ngarkuar me më shumë se 30 kilogramë armë, bartnin më shumë se thjesht një peshë fizike.

Ata mbanin në krahët e tyre shpresën e një kombi, lirinë që digjte në shpirtin e çdo shqiptari të robëruar.

Ata ishin Muhamet Malsori, Skënder Hameli, Hysni Duraku, Sedat Hoti, Sinan Hoti, Isak Hoti, Ismet Hoti dhe Hida Hoti. Një trupë e vogël, por me zemra të mëdha sa malet që i rrethonin. Në atë natë të akullt, nuk kishte frikë në hapin e tyre, as luhatje në qëllimin e tyre. Rrugëtimi i tyre nuk ishte thjesht një mision; ishte një betim për lirinë. Armët që mbanin ishin për të ushqyer luftën që po ndizte dritën e shpresës në Kosovë, luftën që kërkonte të thyente zinxhirët e robërisë shekullore.

Por nata kishte tjetër plan. Prita i priste në heshtje, e ftohtë dhe e pamëshirshme. Diku mbi Gorozhub, ku as yjet nuk guxonin të depërtonin mjegullën, ata ranë në pritën që iu ngrit. Armiku, i etur për gjak, ia vuri pengesën e fundit këtyre burrave të paepur. Nuk pati kthim mbrapa. Asnjë prej tyre nuk kërkoi rrugë shpëtimi, sepse shpirti i tyre nuk ishte mësuar të dorëzohej.

Ata qëndruan dhe luftuan, të vetëdijshëm se kjo natë mund të ishte e fundit.

Dhe ashtu ndodhi.

Burrat ranë njëri pas tjetrit, duke shtrirë gjakun e tyre mbi borën e bardhë, duke ngjyrosur atë tokë që e kishin dashur më shumë se jetën e tyre.
Në atë natë të errët, ata u shndërruan në yje të shndritshëm të përjetësisë, në dëshmorë të lirisë.

Kanë kaluar 26 vjet,më shumë se një çerek shekulli, por kujtimi për ta nuk është shuar dhe harrohet kurrë.

Emrat e tyre jehojnë ende në zemrat e atyre që e dinë çfarë do të thotë sakrifica, çfarë do të thotë të japësh gjithçka për një ëndërr.


Për ata burra, Kosova nuk ishte thjesht një vend; ishte një ideal, një tokë që meritonte çdo pikë gjaku dhe çdo frymë të fundit.

Ata nuk ishin thjesht luftëtarë. Ata ishin simboli i kurajos, i dashurisë për vendin, i sakrificës që i kapërcen kufijtë e tokës dhe të kohës.
Çdo flakë që ndizet në zemrën e një shqiptari sot është një pasqyrim i asaj flake që ata bartën atë natë. Çdo hap i lirë që shkel mbi tokën e Kosovës është një dëshmi e asaj që ata dhanë.

Në këtë përvjetor të 26-të të rënies së tyre, ndërsa bora mbulon përsëri majat dhe mjegulla i fsheh rrugët, ne ndalemi dhe kujtojmë dëshmorët e parë te Pashtrikut.
Ata, që ranë mbi Gorozhub, nuk u kthyen mbrapa, por e shtynë një komb të tërë drejt përpara. Dhe sot, në një Kosovë të lirë, shpirtrat e tyre enden mbi këtë tokë, duke na kujtuar se liria vjen me një çmim të shenjtë.

Kujtimi i tyre është i pavdekshëm, ashtu si idealet që ata përqafuan. Dhe ne, që ecim mbi dheun që ata e lanë me gjak, e ne duhet ta dimë e kurrë mos të harrojmë se jemi borxhli ndaj tyre dhe gjithë dëshmorëve të rënë për Liri,
Ata ranë që ne të ngriheshim.
Ata dhanë gjithçka që ne të kishim gjithçka.
Dhe për këtë, kurrë nuk do të harrohen.

Lavdi e përjetshme!

dhjetor 2024

Xhemshit Krasniqi: Të jesh kandidat për deputet i PDK-së është mision atdhetar

0

Ish-ushtaraku i UÇK-së, veprimtari, Xhemshit Rizan Krasniqi, nga Prizreni ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

“Me vullnetin dhe dëshirën time në momentet që më gërshëtojnë mua popullin e Kosovës dhe orientimin tonë drejt të ardhmes, jam propozuar për të qenë në listën e kandidatëve për deputet nga dega e PDK-së, në Prizren dhe kam hasur në përkrahjen e nivelit qendror”, ka shkruar në njoftimin e tij Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe bartësin e listës dhe të nominuarin për kryeministër nga PDK z. Bedri Hamza, për këtë mundësi.

Krasniqi ka thë se të jesh në listën kandiduese të PDK-së, është mision atdhetar.

“Të jam në listën kandiduese të PDK-së, për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 është mision atdhetar.”, ka shkruar ndër tjera, Xhemshit Krasniqi.

Njoftimi i plotë:

Zonja e zoterinjë,

Të nderuar miq e shokë,

Bashkëluftetarë, ish të burgosur politikë,

Familje të dëshmorëve e invalidë të luftës

Të dashur demokrate e demokratë anë e mbanë Kosovës dhe kudo që jeni në botë.

Sot, po nisi një rrugëtim të ri, për të përmbledhur rrugëtimin tonë jetësor.

Me vullnetin dhe dëshirën time në momentet që më gërshëtojnë mua popullin e Kosovës dhe orientimin tonë drejt të ardhmes, jam propozuar për të qenë në listën e kandidatëve për deputet nga dega e PDK-së, në Prizren dhe kam hasur në përkrahjen e nivelit qendror.

Dua të falenderoj kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe bartësin e listës dhe të nominuarin për kryeministër nga PDK z.Bedri Hamza.

Të jam në listën kandiduese të PDK-së, për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 është mision atdhetar.

Do të bëjmë hapa të vegjël së bashku për të bashkëbiseduar e debatuar me ju qytetarë të nderuar që të ndërtojmë shtigje të sigurta të rrugëtimit të Kosovës sonë drejt zhvillimit, forcimit, konsilidimit dhe kompletimit të shtetit tonë.

Kemi shumë punë për të bërë që të dëshmojmë se me dekada u angazhuam e punuam për një Kosovë demokratike qytetare dhe orientuar drejt vlerave moderne demokratike.

Ju zotohem që përkrahjen tuaj do ta ushtroj për të përfaqësuar diversitetin tonë në bindje e mendim në Kuvendin e Kosovës që edhe si Prizren të kemi një zë përfaqësues në organin vendimmarrës.

Mbi të gjitha përfaqësimin e Prizrenit e kemi detyrë për qytetarët tonë dhe obligim ndaj dy miqëve e bashkëluftetarëve të mi

ish Presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Me respekt i juaji,

Xhemshit Rizan Krasniqi

 

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe ngrit tetë aktakuza për vepra të ndryshme penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë uzurpimin e pronës, vjedhjen e shërbimeve dhe posedimin e paautorizuar të armëve dhe narkotikëve.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi sot se, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ky veprim erdhi pas një hetimi të zhvilluar nga autoritetet kompetente, dhe ndalimi i personit ka si qëllim sigurimin e mëtejshëm të hetimeve dhe zbatimin e ligjit”, thuhet nw njoftim.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si më poshtë:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për “Uzurpimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për “Vjedhjen e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për “Kanosjen”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për “Ngacmimin”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për “Posedimin e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Handikos” në Prizren thekson rëndësinë e mbështetjes për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara

0

Dega e “Handikosit” në Prizren, të hënën, ka realizuar një takim me nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 3 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Me këtë rast janë diskutuar sfidat me të cilat përballen këto familje, duke theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes dhe fuqizimit të tyre.

“Gjatë kësaj tryeze, diskutuam për sfidat dhe shqetësimet që po përjetojnë këto familje dhe ndamë ide për të adresuar nevojat e tyre më urgjente”, thuhet në njoftimin e “Handikosit” në Prizren.

Kjo organizatë ka bërë të ditur se ky takim është realizuar falë mbështetjes së “Save the Children Kosovo” që ka treguar përkushtim për fuqizimin e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Paraprakisht, Handikos në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka përkujtuar se sfidat, hallet dhe nënçmimet me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara nuk janë dobësi, por shtytje për forcë dhe dinjite.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj pret kampionin evropian, prizrenasin Labinot Xhoxhaj, pas triumfit historik në boks

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kampionin e ri evropian në versionin EBU për peshat e rënda, prizrenasin Labinot Xhoxhaj, pas triumfit të tij të madh në boks.

Xhoxhaj fitoi titullin më 22 nëntor 2024 në Heidelberg të Gjermanisë, duke mposhtur boksierin ukrainas Olexander Zakozhyi në një ndeshje të jashtëzakonshme, përcjell PrizrenPress.

“Ky sukses i Labinot Xhoxhajt është një arritje historike për sportin e boksit në Kosovë që do të shërbejë edhe si frymëzim për sportistët e brezave të rinj”, tha kryetari Totaj.

Labinoti ishte i shoqëruar nga trajneri dhe menaxheri i tij, Toklir Xhoxhaj, duke u vlerësuar si shembull i punës së palodhshme dhe besimit që çojnë në rezultate të shkëlqyera./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Muharremaj për dëmtimin e mjedisit në Suharekë: Kush shkel ligjin, do të ndëshkohet

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar për një rast të hedhjes së mbeturinave në Biraq. Ai ka njoftuar qytetarët për veprimin dhe ka theksuar angazhimin e institucioneve për ndëshkimin e shkelësve të ligjit, përcjell PrizrenPress.

“Dikush ka menduar se mund ta dëmtoj ambientin në Komunën e Suharekës e të përfundoj pa ndëshkim. Nga të dhënat që i kanë dërguar qytetarët, dikush i cili nuk është nga komuna jonë, ka hedhur mbeturina në Biraq. Inspekcioni është në teren dhe do ta identifikojnë shkelsin e ligjit”, ka shkruar Muharremaj./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari Suharekës paraqet nismën për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve, pret sugjerime nga qytetarët

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vënë në diskutim idetë për kujdesin ndaj të moshuarve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kategori shoqërore.

Përmes një njoftimi ai ka vlerësuar rolin e të moshuarve në familje, teksa ka shtuar se pa kontributin e tyre, jeta familjare nuk do të ishte e njëjtë.

Në të njëjtën kohë duke vënë theksin te ndryshimet e rrethanave shoqërore dhe punës që kanë ndikuar në organizimin e familjeve, ai ka potencuar shqetësimin e shumë qytetarëve që sipas tij është sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të angazhuar social për të moshuarit, raporton Telegrafi.

“Gjyshi dhe gjyshja në secilën familje dhe të moshuarit në përgjithësi, kanë nevojë për një njësi institucionale që ofron kujdesin primar shëndetësor e të nevojshëm”,  është shprehur Muharremaj.

Ai ka shtuar se Komuna e Suharekës tashmë ka një traditë të kujdesit me ekipe mjekësore në terren, të cilën praktikë planifikon që ta avancojë më shumë.

Në këtë aspekt ai ka dalë me propozime për kujdesin ndaj të moshuarve, fillimisht me një plan të bazuar në të dhëna statistikore, për të identifikuar nevojat specifike të çdo të moshuari brenda komunës.

Pastaj parashihet edhe funksionimi i ekipeve shëndetësore në terren.

“Katër ekipe shëndetësore të cilat e mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të secilit të moshuar”.

Gjithashtu i ekipeve sociale e psikologjike.

“Katër ekipe të tjera në përbërje të psikologëve, sociologëve, dhe vullnetarëve e humanistëve, të cilët brenda komunës tonë komunikojnë sipas nevojës me secilin prej tyre”.

Lidhur me këto propozime Muharremaj ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve me idetë dhe sugjerimet e tyre përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit me Ekzekutivin lokal.

Dy kosovarë kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë, nuk i kishin të deklaruara

0

Dy shtetas kosovarë janë proceduar nga policia kufitare në pikën doganore të Morinës për mosdeklarimin e shumave të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të automjetit të udhëhequr nga E. H. (22 vjeç) dhe D. H. (32 vjeç), policia ka gjetur 18,000 franga zvicerane dhe 9,150 euro, të cilat ata nuk i kishin deklaruar siç parashikohet me ligj, raporton A2CNN.

Bëhet e ditur se paratë janë sekuestruar dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për hetime të mëtejshme.

Të rinjtë janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ky dimër do të jetë më i ftohtë se i viteve paraprake, sipas Aliut nga IHK

0

Në ditët vijuese pritet që të mos kemi temperatura të ulëta, kryesisht në viset e ulëta. Në viset e larta parashihet të ketë ngrica të dobëta dhe mjegull, e cila mund ta vështirësojë komunikacionin.

Kjo sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Aliut, për momentin temperaturat në gjithë Kosovën janë nga 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa nga fundi i javës mund të ketë riga bore, megjithëse reshjet do të jenë me intensitet më të ulët, sesa javën që lamë pas.

Po ashtu, Aliu shton se ky dimër që po vjen, do të jetë më i ftohtë dhe më me të reshura sesa dimrat e mëparshëm.

“Ne nuk e dimë nëse ky dimër do të jetë më i ftohti në 50 vjetët e fundit, por sipas parametrave meteorologjik shihet se ky dimër do të jetë paksa më ndryshe, paksa më i ftohtë se vitet tjera, dhe do të ketë reshje më të mëdha në krahasim me vitet e tjera”, tha Aliu për emisionin “Ora Shtatë”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Bashkimi dominon Superligën: 7 fitore dhe vetëm një humbje

0

Bashkimi vazhdon të udhëheqë Superligën e Femrave në basketboll, duke mbajtur vendin e parë pas përfundimit të xhiros së tetë. Skuadra ka arritur 7 fitore dhe ka vetëm një humbje, duke treguar formë të shkëlqyer dhe duke konfirmuar pozitat e tyre si pretendentët kryesorë për titullin, përcjell PrizrenPress.

Pas Bashkimit, Peja 03 qëndron në vendin e dytë me 6 fitore dhe 2 humbje, duke pasur një garë të ngushtë për kreun e tabelës. Penza renditet e treta me 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Prishtina është katërta me 3 fitore dhe 5 humbje.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Junior 06 Moni Bau ka regjistruar 2 fitore dhe 6 humbje, ndërsa Trepça ka vetëm një fitore dhe 7 humbje, duke mbyllur renditjen.

Superliga e Femrave vazhdon të ofrojë përballje emocionuese, ndërsa Bashkimi mbetet ekipi për t’u mundur këtë sezon./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve