15.8 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Kryetari Suharekës paraqet nismën për avancimin e kujdesit ndaj të moshuarve, pret sugjerime nga qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vënë në diskutim idetë për kujdesin ndaj të moshuarve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë kategori shoqërore.

Përmes një njoftimi ai ka vlerësuar rolin e të moshuarve në familje, teksa ka shtuar se pa kontributin e tyre, jeta familjare nuk do të ishte e njëjtë.

Në të njëjtën kohë duke vënë theksin te ndryshimet e rrethanave shoqërore dhe punës që kanë ndikuar në organizimin e familjeve, ai ka potencuar shqetësimin e shumë qytetarëve që sipas tij është sigurimi i një mjedisi të shëndetshëm dhe të angazhuar social për të moshuarit, raporton Telegrafi.

“Gjyshi dhe gjyshja në secilën familje dhe të moshuarit në përgjithësi, kanë nevojë për një njësi institucionale që ofron kujdesin primar shëndetësor e të nevojshëm”,  është shprehur Muharremaj.

Ai ka shtuar se Komuna e Suharekës tashmë ka një traditë të kujdesit me ekipe mjekësore në terren, të cilën praktikë planifikon që ta avancojë më shumë.

Në këtë aspekt ai ka dalë me propozime për kujdesin ndaj të moshuarve, fillimisht me një plan të bazuar në të dhëna statistikore, për të identifikuar nevojat specifike të çdo të moshuari brenda komunës.

Pastaj parashihet edhe funksionimi i ekipeve shëndetësore në terren.

“Katër ekipe shëndetësore të cilat e mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të secilit të moshuar”.

Gjithashtu i ekipeve sociale e psikologjike.

“Katër ekipe të tjera në përbërje të psikologëve, sociologëve, dhe vullnetarëve e humanistëve, të cilët brenda komunës tonë komunikojnë sipas nevojës me secilin prej tyre”.

Lidhur me këto propozime Muharremaj ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve me idetë dhe sugjerimet e tyre përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit me Ekzekutivin lokal.

Më Shumë

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit – viktimat u përballen me sulm pas një bllokade me gurë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Zym të Prizrenit, ku dy persona janë sulmuar nga persona të panjohur derisa...

Lajmet e Fundit