Home Blog Page 808

Bashkimi dominon Superligën: 7 fitore dhe vetëm një humbje

0

Bashkimi vazhdon të udhëheqë Superligën e Femrave në basketboll, duke mbajtur vendin e parë pas përfundimit të xhiros së tetë. Skuadra ka arritur 7 fitore dhe ka vetëm një humbje, duke treguar formë të shkëlqyer dhe duke konfirmuar pozitat e tyre si pretendentët kryesorë për titullin, përcjell PrizrenPress.

Pas Bashkimit, Peja 03 qëndron në vendin e dytë me 6 fitore dhe 2 humbje, duke pasur një garë të ngushtë për kreun e tabelës. Penza renditet e treta me 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Prishtina është katërta me 3 fitore dhe 5 humbje.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Junior 06 Moni Bau ka regjistruar 2 fitore dhe 6 humbje, ndërsa Trepça ka vetëm një fitore dhe 7 humbje, duke mbyllur renditjen.

Superliga e Femrave vazhdon të ofrojë përballje emocionuese, ndërsa Bashkimi mbetet ekipi për t’u mundur këtë sezon./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kosova me 5 boksier në Zagreb

0

Selektori i përfaqesueses së Kosovës në boks Faton Xhakli ka perzgjedhur 5 boksier për pjesëmarje në turneun ndërkombëtar “GRAND PRIX” që mbahet në Zagreb 04-07.12.2024.

Boksierët:

Boxer 54kg. BASHKIM BAJOKU
Boxer 63.5kg. LORENT MURATI
Boxer 67kg. SHPETIM BAJOKU
Boxer 67kg. LORIS IDRIZI
Boxer +92kg. SHPEJTIM SHABANI

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arb Manaj shpallet “Ylli i Javës”

0
Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, çmim i dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Manaj fitoi titullin “Ylli i Javës” pas një performance të shkëlqyer në ndeshjen kundër FC Ballkani, ku asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë, duke kontribuar në fitoren 2:3 të Dritës dhe duke siguruar 3 pikë të vlefshme për skuadrën, thuhet në njoftimin e FFK-së në Facebook.

Pas marrjes së çmimit, Manaj theksoi se ishte një fitore e rëndësishme ndaj Ballkanit, një skuadër që kishte dy vite e gjysmë pa humbur në fushën e vet.

Ai shprehu kënaqësinë për performancën e tij dhe theksoi se është më i lumtur që po ndihmon ekipin për të arritur rezultate pozitive.

“Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin,” tha Manaj për faqen zyrtare të FFK-së, duke shtuar se beson se skuadra mund të vazhdojë me fitore në ndeshjet e ardhshme.

Blloku `B1` në KEK dy ditë do të jetë jashtë funksionit

0
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se sonte para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm.

“Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00. Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, njofton KEK.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Për 24 orë, shqiptohen vetëm 828 gjoba trafiku në Kosovë

0
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar vetëm 828 gjoba trafiku.

Kjo është një rënie goxha e madhe e shqiptimit të gjobave, pasi a\më pak se një javë numri i tyre nuk ka rënë nën një mijë.

Ndërkaq, janë regjistruar 36 aksidente trafiku, 13 prej tyre me të lënduar, ndërsa 23 me dëme materiale.

Po ashtu janë arrestuar 12 persona dhe tetë të tjerë u dërguan në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot, ditëlindja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

0
Sot, data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërrcë të Istogut, ndërsa vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61-vjeçare.

Sot, Rugova do të mbushte plot 80 vjet.

Ish-presidenti Rugova kujtohet me lavdi e krenari, veçanërisht për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, e cila unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reshjet e shumta në Prizren, vështirësojnë qarkullimin e automjeteve

0
Në Prizren ka pasur pak të reshura të borës, por ka pasur të reshura të shiut, ndërsa në viset malore ka pasur të reshura të shumta, të cilat janë përcjellë edhe me vështirësi për qarkullimin e automjeteve, sidomos në rrugën Prizren-Prevallë.

Këtë e vëri të ditur për emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, transmeton Klankosova.tv.

“Gjatë ditës së djeshme, për shkak të bllokimit të shumë veturave në rrugë, edhe borëpastruesit e kanë pasur të vështirë ta mirëmbajnë, dhe ta pastrojnë këtë rrugë për shkak të pranisë të madhe të automjeteve në rrugë”, u shpreh tutje Salihu.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi shkëlqen në derbin e Prizrenit ndaj Junior 06

0

Bashkimi ka fituar në derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 88:65 (13:17, 19:15, 35:17, 21:16), në javën e tetë të Superliga Femrat.

Në fakt, përballja ishte interesante, ku në çerekun e parë ishin mysafiret që e fituan këtë pjesë 13:17, derisa në të dytën kampionet e Kosovës, 19:15.

Periudha e tretë ishte vendimtare në këtë sfidë, ku basketbollistet e Bashkimit ishin bindshëm më të mira për 35:17, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të triumfuar 88:65.

Te Bashkimi u dalluan Caterrion Thompson me 37 pikë e katër kërcime, Dana Thompson me 22 pikë e 11 kërcime dhe Arbnore Përquku me 11 pikë, tetë kërcime e 15 asistime, ndërsa te Junior 06 Moni Bau, u dalluan Tanyia Gordon me 27 pikë e nëntë kërcime dhe Abigal Ogle me 24 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore e një humbje, kurse Junior 06 Moni Bau dy fitore e gjashtë humbje.

Me pesë plumba në gjoks, si e vrau modelja kosovare bashkëshortin dhe veten në SHBA, flasin familjarët e 34-vjeçarit

0

Një modele e qëlloi bashkëshortin e saj pesë herë përpara se ta kthente armën kah vetja në një vrasje-vetëvrasje tronditëse në një ballkon.

Sabrina Kasniqi, 27 vjeç e vrau Pajtim Kasniqin, 34 vjeç, në katin e 45-të të ndërtesës luksoze Beach Club II Hallandale me pamje nga plazhi Hallandale, në veri të Miamit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Daily Mail.

Trupat e çiftit mund të shiheshin të shtrirë në ballkonin ngjitur me apartamentin 4508, ndërsa policia kontrolloi brenda dhe gjaku pikonte në ballkonet e poshtme.

Pajtimi ishte pjesë e një familjeje të madhe shqiptare që kishte emigruar në SHBA nga Peja e Kosovës, dhe familja e gruas së tij ishte gjithashtu me origjinë nga vendi ballkanik, shkruan mediumi britanik.

Sabrina ishte një modele dhe çifti jetonte në Astroia, Queens, në New York City.

Familja e madhe e Pajtimit, nipi i të cilit tha për DailyMail se nuk e dinin pse ai u vra, e sulmuan gruan e tij.

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur e qëlloi pesë plumba në gjoks. Personi të cilit i besonte më së shumti, personi me të cilin zgjodhi ta kalonte jetën ishte ai që ia mori atë. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë”, tha njëra nga motrat e 34-vjeçarit.

Një motër tjetër e tij, shtoi: “Si do ta varros vëllanë tim?”.

Policia u lajmërua për krimin nga një alarm nga ShotSpotter, një program për zbulimin e armëve, dhe doli në vendngjarje për ta gjetur çiftin të vdekur.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Pamjet e hetimeve të policisë treguan një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër mbi të dhe televizorin ende të ndezur.

Familja e Pajtimit tha se ai ishte një vëlla, djalë, xhaxha dhe mik i përkushtuar me një dashuri për jetën.

Pasi pësoi një aksident me motoçikletë në vitin 2018, familja tha se ai ishte i vendosur të mos i lejonte mjekët t’ia psinin këmbën.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Duke ditur plotësisht se ruajtja e këmbës së tij do të çonte në operacione të shumta, dhimbje dhe kohë të gjata rikuperimi, ai e përballoi sfidën”.

“Ai më tej shpërfilli urdhrat e mjekëve dhe refuzoi të merrte ilaçet e tij kundër dhimbjeve gjatë çdo rikuperimi të operacionit të tij pasi nuk pranoi të bëhej i varur nga ilaçet. Duke u përballur me shanse të pamatshme dhe pavarësisht atyre operacioneve të shumta dhe kohërave të gjata të shërimit, ai nuk u ankua kurrë. Ai i mori të gjitha me qetësi”.

Departamenti i Policisë së Hallandale Beach e kualifikoi vdekjen e tyre si vrasje-vetëvrasje, por nuk tregoi motivin që mund të ketë çuar deri aty.

“Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj para se t’ia merrte jetën. Incidenti ka ndodhur brenda banesës së tyre të përbashkët”, thuhet në njoftim.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prishtina fiton vetëm pas vazhdimit ndaj Yllit

0

Vetëm pas vazhdimit prej pesë minutash, Sigal Prishtina ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit. Të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në praninë e pak shikuesve, skuadra e kaltër fitoi me rezultat 93:89. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes u takoi suharekasve, por shpejt Prishtina mori kontrollin dhe krijoi epërsi bindëse. Çereku i parë përfundoii 29:22 për Prishtinën. Epërsia u rrit edhe më shumë në çerekun e dytë, që përfundoi 28:21.

Në minutën e 25-të, Prishtina kishte epërsi prej plot 20 pikëve, 67:47.

Por më pas suharekasit nisën të afrohen. Fundi i kohës së rregullisht ishte shumë dramatik.

1:16 minuta para fundit, Jalen Nesbitt shënoi dy pikë për të ngushtuar rezultatin në 82:79. Prishtina më pas i humbi dy sulme rresht e Ylli një. 28 sekonda para fundit, Malcolm Armstead shënoi treshe për 82:82. Sërish Prishtina e humbi topin dhe Ylli kishte aksionin e fundit.

Jalen Nesbitt dështoi për tri pikë, por kapi topin dhe pasoi për Armsteadin. Reprezentuesi i Kosovës ishte në pozitë të hapur, por nuk ishte i saktë. Kështu koha e rregullt përfundoi 82:82.

Në pesë minutat shtesë Prishtina shfaqi dukshëm më tepër dhe fitoi dy pikë të reja.

Damiree Burns udhëhoqi Prishtinën me 25 pikë e plot 17 kërcime. Daniel Lekndreaj i kishte 18 pikë, 12 kërcime e pesë asistime. Qua Grant i Prishtinës ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e gjashtë kërcime.

Jawachi Nzeakor shtoi 16 pikë e tetë kërcime.

Tek Ylli, Nesbitt e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, dhjetë kërcime e tri asistime. Armstead i kishte 16 pikë, dhjetë asistime e shtatë kërcime. 11 pikë e dhjetë kërcime i kishte Lis Shoshi, e 19 pikë i realizoi Quade Green.

Prishtina tani është e treta me 15 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Ylli renditet i pesti po ashtu me 15 pikë, sa i ka edhe Peja në vendin e katërt.