Izraeli sulm ajror mbi treg, 17 viktima

izereli5Të paktën 17 viktima të tjerë dhe 160 të plagosur janë regjistruar nga një sulm ajror i Izraelit në një treg, pranë qytetit të Gazës, bëjnë të ditur zyrtarë palestinezë.

Shpërthimi ndodhi në një treg fruta-perimesh të tejmbushur në Shejaiya, në Lindje të qytetit të Gazës, ku qindra palestinezë ishin duke bërë blerje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Sulmi erdhi gjatë armëpushimit 4-orësh të shpallur nga vet ushtria izraelite. Hamasi, që është nën kontrollin e Gazës, ka refuzuar paqen duke e quajtur atë të pakuptimtë. Korrespondentët e huaj thonë se ishte ende e paqartë, nëse dikush në Gaza ishte informuar mbi armëpushimin e pjesshëm.

Dëshmitarë në vendngjarje treguan mbi një re të dendur tymi që mbuloi vendin, ndërkohë që ambulancat endeshin rrugëve për të çuar viktimat në spitale. Edhe një gazetar, që punonte për një agjenci lokale lajmesh, raportohet të ketë vdekur.

Ushtria izraelite kishte thënë se armëpushimi do të zgjaste nga ora 14:00 deri në 18:00, por kishte paralajmëruar se ajo do të aplikohej vetëm në zonat ku nuk po operonin ushtarët izraelitë, ndërsa rezidentëve u ishte thënë të mos ktheheshin në zonat prej nga ku ishin evakuuar më parë.

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit