Home Blog Page 8337

Fol presidente!

0

Atifete jahjagaPresidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po i kërkohet që t`i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese edhe disa pyetje. Ato do të duhej të kërkonin përgjigje nga Gjykata nëse grupet parlamentare mund të krijohen para konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga dy tre parti të dala prej zgjedhjeve dhe kësisoj ta fitojnë të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin.

Tek kjo situatë ka sjellë fakti që partitë politike assesi nuk po pajtohen se kush është grupi më i madh parlamentar që do të ulet në mes të sallës së Kuvendit dhe do të propozojë kryeparlamentarin.

E ky mospajtim si dhe insistimi i PDK-së, por edhe insistimi i koalicionit LDK-AAK-NISMA, se atyre u takon kryeparlamentari, nuk mund të zgjidhet ndryshe pos me ndërhyrjen e shefes së shtetit, presidentes Atifete Jahjaga.

Burime të afërta me presidenten nuk e kanë mohuar mundësinë që kjo zyrë të dërgojë pyetje, por pasi që ta kenë konsultuar mirë lëndën dhe të jenë të bindur se Gjykata Kushtetues nuk do ta refuzojë kërkesën.

LDK-AAK-Nisma s’e duan Vetëvendosjen drejtuese të dialogut

0

blloku opozitarBlloku LDK-AAK-Nisma nuk e pranon kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje që dialogun me Serbinë ta drejtojë subjekti që e udhëheq Albin Kurti, si dhe që Marrëveshja e 19 prillit e vitit të kaluar të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Këto janë dy nga pesë pikat e një aneksi që lëvizja Vetëvendosje e ka nxjerrë në tavolinë në takimin e së hënës. Me tri pikat e tjera LDK-AAK-Nisma janë pajtuar, shkruan Koha Ditore.

Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur të martën për gazetën lidhur me ngecjet në takimin me përfaqësuesit e subjekteve të tjera.

S’ka kohë për referendumin brenda Vetëvendosjes

0

ErzenVraniqi-VVMbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 17 korrik (të enjten), po del t’i prish punë bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma.

Kështu pasi që Vetëvendosje deri në këtë ditë nuk do të mund ta organizojë referendumin brendapartiak për ta konfirmuar mbështetjen e saj për këtë bllok, me të cilin pastaj do të mund të votohej kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.

Erzen Vraniqi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për lajmi.net se pa marrëveshje të këtij blloku nuk ka votim. Ndërsa thotë se vetëm nëse shtyhet mbledhja konstituive do të mund ta organizojnë referendumin brenda anëtarësisë së Vetëvendosjes.

“Pa marrëveshje nuk ka votim. Nëse ndërkohë ndodh diçka para të enjtes, atëherë kërkesa duhet të çohet në organet e brendshme të Lëvizjes dhe ato të vendosin se a do të organizojnë referendum, a do ta zgjidhin apo jo, ka kohë apo s’ka kohë. Por, momentalisht, si qëndron situata, nuk ka marrëveshje dhe nuk ka votim të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Vraniqi, transmeton koha.

“Nëse seanca konstituive shtyhet, atëherë ka kohë për referendum”.

Vraniqi ka thënë se koha e mbajtjes së këtij referendumi është përafërsisht një ditë e plotë, me votim të anëtarëve të VV-së nga mëngjesi deri në mbrëmje, pas së cilës gjë duhet të bëhet edhe numërimi i votave të referendumit.

Zafir Berisha: Nuk kam menduar për grushtime në Parlament

0

ZafirBerisha11-14Deputetit të Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha nuk i ka shkuar ndërmend se mund të grushtohet me ndonjërin prej kolegëve në seancën e së enjten. Ai tregon se pas përfundimit të zgjedhjeve, ka menduar vetëm se sit ë nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit.

“Personalisht se kam menduar shtyrjen me grushte e karrige. Për mua e rëndësishme është që Hashim Thaçi me shku në opozitë për katër vite, sepse I bënë mirë edhe atij për shëndet”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, analistët kanë parashikuar se seance e Parlamentit të Kosovës, të enjten mund të shndërrohet edhe në grushtime ndërmjet deputetëve.

Zafir Berisha thotë se bllokut opozitar i takon që të ulet në mes të Kuvendit.

“Personalisht edhe në ballkon të Kuvendit do të ulesha vetëm që Hasha me shku në opozitë”, thotë Berisha.

Ai shpreson se LDK,AAK dhe Nisma do të arrijnë të krijojnë Qeverinë e re dhe përfundimisht të nxjerrë në opozitë PDK-në e Hashim Thaçit./PrizrenPress.com/

Grabovci: Mos e dashtë Zoti të ketë përplasje

0

AdemGrabovci6-05Vendimi i fundit i Kryesisë së Kuvendit se ulëset e mesit i takojnë Koalicionit Opozitar LDK-AAK-Nisma, ka tendosur edhe më shumë situatën mes dy blloqeve edhe ashtu të tensionuar që pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Përfaqësues të PDK-së thonë se ulëset qendrore në sallën e Kuvendit i takojnë Grupit më të madh parlamentar, i cili ka dalë nga zgjedhjet nacionale të qershorit. Ata presin që oponentët e tyre të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, deklaron për Politiko.net se çështja e pozicionimit të deputetëve në sallë nuk është fontanë dëshirash.

“Mund të shkojnë të kërkojnë ndonjë emision për fontanë dëshirash, por këtu është vullneti i qytetarit të Kosovës që përcakton dhe vendos”, ka thënë ai. “Mos e dashtë Zoti që të ketë përplasje. Qytetarët kërkojnë stabilitet, siguri, zhvillim dhe mirëqenie”.

Ai thotë se KQZ e ka radhitur PDK-në partinë që ka fituar në zgjedhje, prandaj thotë se “me Rregulloren e Kuvendit dhe me dhe ligjet në fuqi, të cilat i ka aprovuar po ajo fuqi, ballina i takon PDK-së dhe koalicionit të saj parazgjedhor”.

Në bazë të vendimit përfundimtar të Kryesisë së Kuvendit, e cila ka rrjedh sot në media, thuhet se deputetët e PDK-së do të ulen në anën e majtë të sallës. /politiko.net/

Gjermanët s’e duan Vetëvendosjen në qeveri

0

AlbinKurti1205Zyrtarë gjermanë u kanë thënë AAK-së dhe LDK-së që partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, nuk ka vend në qeverinë e ardhshme të vendit.

Këtë ia kanë konfirmuar KTV-së burime të sigurta të njohura me këto takime.

Hapet Muja ?!

0

Ramadan Muja 2Mybera Mustafa(LDK) dhe Artan Abrashi (VV) kanë kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren,Kujtim Gashi, që të futet në rend të ditës kërkesa e Forumit Transparenca, për hapjen e mbledhjeve për gazetarë të kryetarit Ramadan Muja me drejtorët e Ekzekutivit. Mustafa e Abrashi thanë se në mbledhjen e kryetarit Muja me drejtorët e Ekzekutivit, vendoset për parat e taksapaguesve të qytetarëve.
“Prandaj vendimet se si shpenzohen ato para duhet të jenë transparente”, thanë Mustafa e Abrashi.

Forumi Transparenca të hënën ka shprehur shqetsimin se me gjithë angazhimin e medias dhe shoqërisë civile në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike.

Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca kanë ri përsëritur të hënën kërkesën për hapjen e takimeve të Kryetarit me drejtorët.

Kërkesën e kuvendarëve Mybera Mustafa dhe Artan Abrashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi nuk e ka futur në rend të ditës.
“Nuk ka nevojë pasi kryetari do t’i hap për media dhe shoqërinë civile takimet me drejtorët”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Jahjaga dhe Nishani vlerësojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

0

Jahjaga e Nishani-dubrovnikPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Dubrovnik të Kroacisë, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit në përgjithësi.

Jahjaga dhe Nishani vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe theksuan nevojën e konkretizimit të platformave të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, duke u bërë shembull i bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Ata thanë se pjesëmarrja e vendeve të rajonit, në cilësi të barabarta, në nismat rajonale, ndihmon gjithë Ballkanin Perëndimor ne rrugën e tij evropiane dhe siguron fqinjësinë e mirë si dhe stabilitetin rajonal. Ata thanë se procesi i Bërdo-Brioni është një nismë shumë e mirë, që siguron përfshirjen edhe të BE në projektet e përbashkëta të vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë.

Ata biseduan edhe për zhvillimet e tjera politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Jahjaga dhe Nishani, së bashku me presidentët e vendeve të tjera të rajonit, po marrin pjesë në Samitin Bërdo-Brioni që mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, me mikpritjen e Presidentit Ivo Josipoviq si dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë zonjën Angela Merkel. /PrizrenPress.com/

Merkel premton mbështetje për të ardhmen evropiane të Kosovës

0

Markel-JahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në procesin e Brdo-Brijon në Dubrovnik të Kroacisë së bashku me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që mbledh presidentët dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ngjarje ndër më të mëdhatë politike në Ballkan që ka nisur në vitin 2013 në Brdo, ka marrë pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka ofruar mbështetjen e saj për këto vende në perspektivën e tyre evropiane.

Ndër temat kryesore të një takimi të gjatë kokë më kokë të Kancelares Merkel me krerët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit është folur për infrastrukturën dhe energjinë duke theksuar potencialin e madh që ka rajoni.

Presidentja Jahjaga ka thënë se “përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet nga vullneti ynë për t’i transformuar vendet tona dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet midis shteteve tona”.

Nga ana e saj, edhe Kancelarja Merkel ka ofruar mbështetjen e shtetit gjerman për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke përmendur shembullin e mirë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një takim të veçantë, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec dhe ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Francës, Harlem Desir, me të cilët ka folur për MSA-në, vizat dhe çështjet bilaterale.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka marrë pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit që po ashtu është mbajtur në qytetin e vjetër të Dubrovnikut.

Thaçi: Databaza e Trashëgimisë kulturore, një e mirë e qeverisjes sime

0

Thaci-misioni i ri te uraPërurimi i databazës për trashëgiminë kulturore, e cila u bë sot në hapësirat e muzeut të Kosovës, për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçin, është edhe një shërbim më tepër për të përmirësuar administrimin, mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Sipas Thaçit, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, kjo databazë do të shërbejë po ashtu edhe si arkiv e pasurisë kulturore të Kosovës.

“Ajo do të shërbejë gjithashtu si arkiv i pasurisë sonë kulturore për qëllime shkencore dhe edukative. Ky projekt është shembull i mirë i zbatimit të një ndër prioriteteve të qeverisjes sime, gjegjësisht Qeverisjes Elektronike”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se, do të përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë e lartë për të ngritur cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike dhe rritur transparencën.