10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Merkel premton mbështetje për të ardhmen evropiane të Kosovës

Markel-JahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në procesin e Brdo-Brijon në Dubrovnik të Kroacisë së bashku me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që mbledh presidentët dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë ngjarje ndër më të mëdhatë politike në Ballkan që ka nisur në vitin 2013 në Brdo, ka marrë pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila ka ofruar mbështetjen e saj për këto vende në perspektivën e tyre evropiane.

Ndër temat kryesore të një takimi të gjatë kokë më kokë të Kancelares Merkel me krerët dhe ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit është folur për infrastrukturën dhe energjinë duke theksuar potencialin e madh që ka rajoni.

Presidentja Jahjaga ka thënë se “përparimi drejt BE-së duhet të kushtëzohet nga vullneti ynë për t’i transformuar vendet tona dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet midis shteteve tona”.

Nga ana e saj, edhe Kancelarja Merkel ka ofruar mbështetjen e shtetit gjerman për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke përmendur shembullin e mirë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një takim të veçantë, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec dhe ministrin Shtetëror për Çështje Evropiane të Francës, Harlem Desir, me të cilët ka folur për MSA-në, vizat dhe çështjet bilaterale.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka marrë pjesë në Samitin 100 të liderëve të biznesit që po ashtu është mbajtur në qytetin e vjetër të Dubrovnikut.

Më Shumë

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për...

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit