Home Blog Page 8354

Prizren: E grushton bashkëshorten, një muaj në paraburgim

0

Dhuna-fizikeGjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim që të mbajë në paraburgim Qerim Shalën nga Prizreni,i akuzuar për lëndim të lehtë trupor.

Zëdhënësja e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se Qerim Shala do të mbahet në paraburgim për 1 muaj.

“Gjatë kësaj kohe pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore”, tha Kicaj.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

Shala u arrestua më datën 09.07.2014 nga ora 19.00.

“I pandehuri u akuzua për shkelje të Kodit Penal duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes, rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, pasi i njëjti është recidivist- përsëritës i veprës penale, në shkelje të Nenit 188 par.3. lidhur me pa.1 të KP-së, Gjykata i cakton paraburgim prej 1 muaji”./PrizrenPress.com/

U gjet i vdekur i dashuri i yllit Becca Tobin

0

20140711115559703646I dashuri i aktores Becca Tobin, Mat Bendik 35 vjeçar është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Philadelphia nga një vajzë hoteli. Çifti besohet të ketë qenë në një udhëtim pune në atë kohë.

E diela do të shënojë njëvjetorin e vdekjes së yllit të Zonjës Tobin Cory Monteith, i cili vdiq nga një mbidozë droge në moshën 31 vjeçare në korrik të vitit të kaluar. Shkaku i vdekjes se zotëri Bendikut është aktualisht i panjohur. Burimet kanë thënë se zotëri Bendik dhe zonja Tobin ishin në një udhëtim pune së bashku në atë kohë dhe kishin qenë së bashku me shokët një natë më parë.

Një çupë, duke punuar në hotel, është thënë se ka zbuluar trupin të enjten pasdite. Ekzaminerët e spitalit në Philadelphia konfirmuan trupin e gjetur, por nuk kanë përmendur detaje të mëtejshme. Zotëri Bendik ishte i njohur për punën e tij si pronar i një klubi të natës, ndërsa zonja Tobin është e njohur si aktore që ka luajtur rolin e Kitty Wilde.

Mijëra qytetarë grumbullohen në Çairçankë të Shkupit

0

uck-3Në lagjen Çairçankë të Shkupit ka nisur grumbullimi i protestuesve.

Reporteri i portalit Almakos sjellë pamjet e para duke bërë të ditur që nga çasti në çast rritet numri i shqiptarëve që do të protestojnë në Shkup.

Deri më tani mijëra qytetar bëhen gati t’i bashkëngjiten protestës.

Almakos do të sjellë hap pas hapi cdo zhvillim./Almakos/

Matoshi: Isa Mustafa do ta marrë mbështetjen në Këshillin e Përgjithshëm

0

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi nuk pret asgjë të jashtëzakonshme nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së që mbahet sot. Matoshi thotë se Isa Mustafa do ta marrë përkrahjen e organit udhëheqës të LDK’së për vazhdimin e koalicionit me AAK’në dhe Nismën. Sipas tij, edhe Fatmir Sejdiu e ka humbur krejtësisht ndikimin në LDK dhe s’mund t’i prishë punë Isa Mustafës.
Express: Si e shihni përballjen e sotme Isa Mustafa në Këshillin e Përgjithshëm me kundërshtarët e koalicionit paszgjedhor?

H. Matoshi: Sigurisht se do të ketë debat dhe zëra disonantë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mirëpo nuk pres që puna të shkojë aq larg sa të luhatet koalicioni opozitar “LDK,AAK,Nisma”, ngase edhe vetë Arben Gashi, i cili deklarohet i pakënaqur me koalicionin është regjistruar në formularin për Kuvendin e Kosovës me këtë akronim. Mendoj se asgjë e jashtëzakonshme nuk do të ndodhë në këtë mbledhje dhe se Isa Mustafa do ta marrë pëlqimin për koalicionin, sepse ai i ka tre adute të forta në partinë e tij. E pra, në dy palë zgjedhgjet e fundit – ato vendore dhe kombëtare – LDK-ja ka shënuar rritje të dukshme, pra zoti Mustafa nuk e ka tkurrë partinë dhe atuja e dytë është fakti se ai humbjen në zgjedhjet e 8 qërshorit e ka shndërruar për pak orë në një fitore duke iniciuar ndërtimin e një koalicioni opozitar kundër Qeverisë “Thaçi III” dhe poashtu, së treti, meritë e tij është përafrimi me Lëvizjen Vetëvendosje dhe marrja e një mbështetjeje iniciale nga kjo parti për koalicionin. Pra nuk mund të thuhet se LDK-ja nën lidershipin e Isa Mustafës “ka bërë lojë të keqe” politike, ajo është treguar shumë pragmatike, duke hequr dorë nga insistimi për postin e Kryeministrit, gjë që i ka ndihmuar ndërtimit të koalicionit.

Express: Cilat opsione ka para vetes z. Mustafa: të japë dorëheqje për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme apo të kërkojë besimin e organit udhëheqës të LDK’së për të vazhduar koalicionin e opozitës apo ka zgjidhje të tjera para vetes?

H. Matoshi: Mendoj se tash për tash zoti Mustafa është zgjidhja e vetme për këtë parti, që së pari ta ndajë pushtetin me aleatët e “Besëlidhjes opozitare” dhe së dyti ta çojë partinë në zgjedhje unike (që pritet të mbahen në vjeshtë) dhe tek atëherë, besohet se ai, ose do të ketë kundërkandidat brenda partisë ose do t’ia besojë partinë një lidershipi të ri, kurse vetë do të presë se si do të zhvillohen proceset rreth postit të Presidentit, i cili, sipas marrëveshjes me bllokun opozitar, i takon LDK-së, pas dy vjetësh. Mendoj gjithashtu se në KP të LDK-së Mustafa do ta marrë izën për koalicionin.

Express: Sa mund të realizohen pritjet e PDK’së për t’u thyer koalicioni i opozitës pikërisht në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së?

H. Matoshi: Besoj se nuk do të ndodhë ndonjë “Kuvend i karrigave” sepse konteksti politik është tjetër, porse edhe përbërja e Këshillit të Përgjithshëm ka ndryshuar ndjeshëm nga atëherë dhe kuptohet, Mustafa e ka shumicën në këtë trup partiak.

Express: Dihet se Isa Mustafa është humbës i trefishtë i zgjedhjeve – dy herë nacionale e njëherë në Prishtinë – a i kanë humbur agrumentet për të vazhduar udhëheqjen e LDK’së?

H. Matoshi: Po, LDK i ka humbur zgjedhjet tri herë, porse kjo nuk është “meritë” e vetëm kryetarit të saj Mustafa. Madje ai mund të ndihet rehat se e ka marrë partinë në çaste të rënda, kur kërcënohej me fraksionime të reja dhe ia ka dalë që ta ruaj njëfarë uniteti të brisht në parti, madje në secilat zgjedhje duke e rritur numrin e votave. Porse Mustafa nuk ia ka dalë t’i përfundojë reformat në parti – për ta shndërruar LDK-në në parti moderne – ai vetëm sa i ka inicuar ato. Dhe mendoj se Mustafa si një teknokrat i ftohtë mund të luajë rol të madh në drejtimin e reformimit partiak, sëpaku duke e hapur partinë për gratë dhe burrat me integritet profesional e moral, që kanë çfarë të thonë në skenën politike kosovare… Që vërtet në kursin partiak e sjellin një ideal të ri: Emancipimin shoqëror, modernizimin dhe perendimorizimin e vendit tonë.

Express: Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu, kishte dalë kundër kandidaturës së Isa Mustafës për Kryeministër dhe ia pati kërkuar dorëheqjen nga LDK pas humbjes së Prishtinës. A është ky momenti i Sejdiut dhe përkrahësve të tij për t’i dhënë goditjen e fundit Isa Mustafës?

H. Matoshi: Fatmir Sejdiu e ka humbur krejtësisht ndikimin në LDK, sa do që ka bërë përpjekje që ta rrënojë Mustafën. Zoti Sejdiu sa ishte President i vendit nuk është shquar me ndonjë staturë të lartë prej burrështeti, madje ka manifestuar jokohezion dhe nuk ka garantuar funksionimin demokratik të institucioneve.

Madje në kohën e tij, pushteti i PDK-së gati sa nuk kishte ndërtuar një pushtet autoritar, të dorës së fortë, ishte ngulfatur liria e shprehjes dhe ishte polarizuar në ekstrem shoqëria kosovare, kurse ai ose heshtte, ose merrej me ndërmjetësime biznesesh për kompaninë e tij familjare.

Sejdiu mund të thuhet se nuk ka më përkrahës në LDK, prandaj mendoj se edhe gjatë kësaj mbledhjeje të KP-së ai do të mbetet i heshtur, ose edhe mund të flasë e të mos pajtohet me drejtimin e partisë nga Mustafa, por mendoj se do të jetë zë i vetmuar.

Thaçi: PDK do ta ketë mandatin për krijimin e qeverisë

0

Thaci-misioni i ri14Kryeministri i Kosovës në detyrë, HashimThaçi ka deklaruar se do të marr pjesë në seancën e kuvendit pasi PDK është zyrtarizu që i ka marrë shumicën e votave dhe do ta ketë mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Thaçi i bëri këto komente me rastin e fillimit të korrje-shirjet nëKomunën e Suharekës, ku ka drejtuar kombajen për pak qaste.
Ai tha se ky vit do të jetë i mbarë sa i përket rendimenteve dhe se qeveria do të vazhdoj t’i subvencionoj bujqit.

Fatmir Limaj: Kryeparlamentari dhe Qeveria na takon neve

0

Fatmir Limaj 230Fatmir Limaj thotë se grupe të ekspertëve nga tre partitë e bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë duke punuar për të përafruar pikat e përbashkëta programore.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma me përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje, do të arrijnë të krijojnë qeverinë dhe ta marrin pozitën e Kryeparlamentarit.
Limaj gjatë regjistrimit të tij si deputet i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, tha se blloku opozitar është duke zhvilluar bisedime konstruktive me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe se, sipas tij, ekipet e ekspertëve nga katër subjektet politike, janë duke diskutuar për të përafruar pikat e programeve të tyre partiake.

Ndërsa, sa i përket kërkesës së VV-së që përgjigja t’i kthehet deri ditën e diel, Limaj e ka quajtur këtë si shumë normale, duke mos e vlerësuar si një ultimatum të dhënë nga ky subjekt politik.
“Sa i përket çështjes së formimit të qeverisë, situata nuk është asgjë e jashtëzakonshme sepse ne jemi në ndërtim e sipër të një demokracie dhe të shtetit tonë. Në këto procese demokratike, gjithmonë zhvillime te reja që e pasurojnë demokracinë e vendit”.

“Ata që e krijojnë shumicën, duhet ta qeverisin vendit. Kërkesa e VV-së që përgjigjja t’i kthehet deri të dielën, nuk e quajmë si një ultimatum. Por, ne jemi në bisedime dhe është e natyrshme që secili subjekt politik në qeveri të ketë pikat kryesore të programit të tyre”.
“Ekipet tona janë duke biseduar për të gjetur pikat e përbashkëta dhe të krijohet një marrëveshje për krijimin e qeverisë”.

Kylie Minogue: Ishte një dashuri shumë e madhe

0

kylieminogueKylie Minogue ka shpërthyer në lotë teksa ka folur për ish-të dashurin e saj, Michael Hutchence gjatë një interviste shumë emocionale. “Ishte një dashuri shumë e madhe mes nesh dhe më është thyer me të vërtetë zemra pas ndarjes”, tha Minogue.

25 vjet më parë, këngëtarja, që ishte imazhi i një vajze të mirë, çuditi publikun kur filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut, Michael Hutchence. Intervista prej 60 minutash do të transmetohet të dielën në televizionin australian “Channel Nine”.

“Kam provuar shumë gjëra të para me të. Nuk kam takuar kurrë më vonë një njeri si ai”, tha Minogue.

Kjo intervistë ishte një miksim emocionesh dhe kujtimesh dhe bukuroshja bjonde u shfaq e menduar dhe shumë nostalgjike.

Hutchence dhe Minogue dolën së bashku për rreth 2 vjet. Minogue filloi të shoqërohej me yllin e rock-ut në vitin 1989 dhe marrëdhënia e tyre përfundoi kur Hutchence i dha fund nëpërmjet telefonit, pasi kishte takuar supermodelen daneze Helena Christensen.

Begaj inspektoi disa punime të projekteve

0

begaj ne drenocKryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj së bashku me drejtorin për Urbanizëm Urime Kastrati dhe drejtoreshën për Kulturë Rini e Sport, Blerta Krasniqi, kanë inspektuar disa nga punimet që janë duke u realizuar në Malishevë.

Fillimisht kanë inspektuar fushën e sportit në Shkollën fillore “Aasim Vokshi” në Panorc, e cila dimensionet e jashtme i ka (21×44)m, dhe prite të përfundoj së shpejti, Kryetari Begaj u nda i kënaqur me punimet e kësaj fushe të futbollit dhe pret që të përurohet së shpejti.

Më pas ka inspektuar edhe punimet e zgjerimit të urës mbi lumin “Mirusha” në qytetit e Malishevës e cila është duke u zgjeruar në kuadër të përmirësimit të lëvizshmërisë në hapësirën publike .

Po ashtu pa nga afer edhe fushatën e korrje-shirjeve të kallirit të grurit, në fshatin Damanek, ku sot edhe është dashur të fillohej me korrje-shirje sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë e që kanë filluar më herët komunën tonë.

Raporti 24 orësh i Policisë  së Kosovës për rajonin e Prizrenit

0

policia 7Brenda 24 orësh   në rajonin e Prizrenit janë shënuar disa ngjarje. Më poshtë po e sjellim pa ndërhyrje  raportin e Policisë së Kosovës.

INCIDENTET KRIMINALE

MOSRESPEKTIM I URDHRIT TË PERSONIT ZYRTAR
Suharekë 10.07.2014 – 20:45. Derisa Policia ka qenë duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ky i fundit i ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Selver Maqkaj”, Prizren 10.07.2014-14:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit EKOL Volga 9 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË
Fshati Gelancë, Suharekë 10.07.2014 – 15:40. Raportohet se persona të dyshuar kishin thyer xhamin e pasmë të veturës pronë e një mashkull K/Shqiptar, me ç’rast kanë vjedhur dy pasaporta biometrike të lëshuara nga Republika e Kosovës në pronësi të dy meshkujve K/Shqiptarë.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE
Fshati Lutogllav, Prizren 10.07.2014 – 15:45. I dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Lagja Dardania, Prizren 10.07.2014 10:10. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar në polici se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Zhur, Prizren 10.07.2014 11:00. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut në Prizren.

Kurti: Do të jemi konstruktiv si grup parlamentar

0

?AlbinKurti1205Deputetët e Lëvizje Vetëvendosje janë regjistruar si deputetë të rijnë të legjislaturës së pestë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të jenë konstruktiv si grup parlamentar në legjislaturën e ardhshme.

Kurti theksoi se deri të dielën koalicioni LDK-AAK-NISMA duhet të iu përgjigjet nëse do t’i plotësojnë dy kriteret themelore të Vetëvendosjes, në mënyrë që anëtarësia e Vetëvendosjes të vendosë nëse duan të jenë pjesë e koalicionit qeverisës ose pjesë e mbështetjes së koalicionit.
Kurti tha se kjo gjithsesi duhet të bëhet para seancës konstituive.