Home Blog Page 8380

Zbulohet rinia e errët e Angelina Jolie

0

Angelina JolieNdonëse njihet nga të gjithë si njëra ndër fytyrat publike më humane në botë, si një grua dhe nënë e mirë, duket se e kaluara e aktores Angelina Jolie ka qenë disi problematike.

Revista e njohur amerikane ‘National Enquirer’ në numrin më të ri sjell historinë e Jolie në kohën e rinisë, ndërsa publikon disa fotografi të pa publikuara të aktores Angelina Jolie. Sipas kësaj reviste këto foto janë bërë kur Jolie ishte njëzet vjeçare, ndërsa thuhet se në atë kohë ka qenë e varur nga droga.

Përpos fotografive kjo revistë sjell edhe bisedën me ish shitësin e drogës, i cili tregon se ia ka shitur shpesh herë drogën aktores. Ndër të tjera ai ka theksuar se Angelina përdorte droga të rënda si heroinë e kokainë. Krahas kësaj shitësi ka folur edhe për dëshirat e egra seksuale që aktorja ka pasur në atë kohë.

68-vjeçari Franklin Mayer, ka nënvizuar se aktorja në shumicën e rasteve ka ardhur tek ai në banesë për ta marrë drogën, por ka pasur raste kur edhe ai ka shkuar deri tek vendi ku ka qenë Jolie.

Tani vetëm mbetet të shohim se si do të reagojë bashkëshorti i saj, aktori i njohur Brad Pitt, kur të marrë vesh të kaluarën problematike të Angelina Jolie.

VV dhe Srpska e çojnë vendin në zgjedhje

0

prishtinaBlloqet e krijuara mes PDK-së në njërën anë dhe LDK-së në anën tjetër, duhet të shkrihen ose vendi rrezikon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ky mesazh pritet që brenda ditësh t`u kumtohet liderëve të partive kryesore në vend nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Deri te kjo situatë do të vijë pasi që të dyja blloqet, qoftë ai i PDK-së apo blloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të mund t`i arrijnë 61 deputetë pa e pasur në koalicion Lëvizjen Vetëvendosje ose Listën Srpska. Varësia e Qeverisë së ardhshme nga këto dy subjekte parlamentare del të jetë e papranueshme për shkaqe krejtësisht të ndryshme.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend e vlerësojnë pozitivisht evoluimin e Vetëvendosjes por nuk mendojnë se Qeveria e ardhshme duhet të hyjë në aventura sa i përket dialogut me Serbinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka evoluuar në qëndrimin e saj, por insistimi që të mos krijohet Asociacioni i Komunave Serbe do të çonte në dështimin e marrëveshjes së Brukselit, gjë që është e papranueshme.

Arsye krejt tjera, kanë bërë që i papranueshëm të jetë edhe koalicioni që do të varej nga nëntë deputetët e listës Srpska./tribuna/

Kundraxhiu fyen Gjergj Kastriotin!

0

Agim MuhaxheriAgim Muhaxheri

Trefërtalët me mjekra të tarikateve marrin guximin, e “rrehin shpulla gojës” Skënderbeun, të cilin e quajnë “qafir”? Kush ua ka dhënë këtë edukatë t’i fyejnë heronjtë tanë kombëtarë? Arbeni (Berisha) mori rolin e sulmuesit, ndërsa Jetoni (Vërbani) sajoi videoincizimin. Një i paturpshëm vjet pshurri te përmendorja e Skënderbeut në Prishtinë! Imami i xhamisë, dr. Shefqet Krasniqi e pati quajtur nobelistën Nënë Terezën prostitutë. Këta tipa s’kanë faj, ka faj pushteti që nuk i kap për veshi në bazë të ligjit, e t’i çojë në bodrum…

Aventura, loja e turpshme, u kushtoi shtrenjtë. Përfunduan brenda grilave, të martën, njëri në rolin e sulmuesit e tjetri si sajues i një videoincizimi. Kjo raketë, siç dihet shpërtheu në “Youtube” për të cilën ngjarje të (pa)zakontë shkruan portalet tona. Brenda grilave mbahen Jeton Vërbani, 40 vjeç dhe Arben Berisha, 37 vjeç nga Kaçaniku.

Prokurori i ka hapur hetimet. Këta dyshohen të kenë kryer veprën penale -Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar” (neni 147).

Videoincizimi shokues ka të bëjë me përdhosjen e bustit të Skënderbeut. Ky bust gjendet në oborrin e gjimnazit në Kaçanik, që mban emrin e këtij heroi.

Videoincizimi ishte shokues. Aty shihet Arbeni me mjekër të tarikateve duke e “rrahur shpulla gojës” Skënderbeun, të cilin e ka quajtur “qafir”. Qafir do të thotë: Ai që është i pafe. Bëri ai monolog, apo dialog, “foli me Skënderbeun”?!

Kur dikush bën ndonjë vepër të turpshme, dhe qytetarët ndihen të fyer, jo rastësisht nuk thuhet në popull: “Ma mirë me t’dal syni, se zani”. Një mik imi nga Osllo e Norvegjisë më shkruan në Facebook: Ore ky vend, Kaçaniku, është bërë i rrezikshëm për flliqësi…”. Miku tjetër, që rron në Kaçanik, shprehu opinionin e tij: Po ta kishte bërë këtë akt edhe vëllai im, që ma ka ba nana, nuk do t’ia falja këtë mëkat”.

I kishin të ndara rolet. Në rolin kryesor – Arbeni, kundraxhiu. Ndërkaq, Jetoni kreu vetëm punë teknike, bëri incizimin e kësaj shfaqjeje të turpshme.

Busti është i metaltë, “nuk ka gojë, nuk flet”. Nuk qan, nëse i bie shuplakë… Në të vërtetë, Arbeni ato “potpuri shuplakash” ia dha qytetarëve të Kaçanikut. Deshi t’u thotë: “Shuni, mos bani za, se ju rrehi…”.

Përse i hynë kësaj aventure? Cili ishte qëllimi? Mbase qëllimin, këta të pandehur do t’ua rrëfejnë jo vetëm prokurorit, por edhe gjykatësve.
Neni 147 i Kodit Penal të Kosovës që u vihet në barrë këtyre të pandehurve, ka katër paragrafë. Aty përshkruhen veprimet inkriminuese. Në paragrafin 1 është parashikuar dënimi me gjobë dhe ai deri në 5 vjet burg, në nenin 2 – dënimi prej 1 deri në 8 vjet, ndërsa në paragrafin 4 është paraparë dënimi prej 2 deri në 10 vjet burg.

Vetëm Arbeni e Jetoni nuk e fyen Skënderbeun. E fyen shumë e shumë të tjerë si këta. E fyen herë fshehtas, midis “katër mureve”, herë publikisht, në mëhalla e qytete.
Një tip, i quajtur Hysen Hyseni, në Prishtinë, e fyeu rëndë heroin kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Në pikë të ditës, vjet, ia pshurri përmendoren.

Skënderbeun, që ia futi frikën në palcë otomanëve turq, e fyejnë, e quajnë “shka”. Këtë epitet i japin ata që s’kanë dije elementare për fe, lërë më për njerzillëk.
Ata që pshurrin ashtu dhe që fyejnë ashtu kryetrimin, ata janë mësuar me urrejt këtë kryefigurë kombëtare nga hoxhallarët. Janë nxënësit e hoxhallarëve.

Aversion ndaj Skënderbeut kishin edhe disa ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, të Partisë së Drejtësisë. Kur drejtuesi i ndonjë emisioni kërkonte nga ta të japin opinionin e tyre se kush është Gjergj Kastrioti Skënderbeu, këtyre u vijnë si me i “rreh me konop të lagët”.
Ka tipa që e fyëjnë rëndë edhe nobelistën shqiptare Nënë Terezën. Ende nuk dihet si u rrënua shtatorja e saj në Mitrovicë. E “lëshuan shtrafat”, apo e rrëzoi faktori njeri?

Teologu, dr. Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë e pati fyer rëndë Nënë Terezën duke e quajtur prostitutë…
Këta tipa që përdhosin monumentet historike, të shenjta, siç është edhe ai i Nënë Terezës, nuk duhet mikluar. Këta tipa s’kanë faj, ka faj pushteti që nuk i kap për veshi me i çue në bodrum, te vendi, me i dënue në bazë të ligjit…
E quajnë nobelisten – prostitutë?! A e vrasin mendjen se ç’bëjnë?

Ndoshta pak njerëz e dinë që ekziston edhe një pasaportë, që i tejkalon të drejtat e pasaportës së qytetarëve normalë amerikanë. Bëhet fjalë për pasaportën e qytetarit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kush mendon se bëhet fjalë për një formalitet duhet të ndryshojë mendim. Qytetaria e Nderit të SHBA-së, u është dhënë vetëm 6 njerëzve në botë dhe një prej tyre është shqiptare, nobelistja Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), çmim ky i dhënë gjatë vitit 1996.
Trefërtalët me mjekra të tarikateve janë bërë të padurueshëm. Kë imitojnë ata: arabët, turqit apo? A e ndiejnë veten shqiptarë?

Assesi, në asnjë mënyrë s’duhet lejuar trefërtalët t’i baltosin heronjtë tanë kombëtarë. Nëse heshtim, i tolerojmë, veprimet e tilla na kthehen bumerang.
Feja myslimane rreptësisht e ndalon urrejtjen ndaj njerëzve, pavarësisht të çfarë besimi janë.
Tragjedia jonë është: E hamë njëri-tjetrin.
Ku na shpie kjo çmendi?

Thaçi “peshkon” deputetët e partive të tjera

0

Thaci-misioni i ri14Refuzimin e partive shqiptare që kanë fituar ulëse në Kuvend për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo e fundit po mundohet ta kompensojë duke “peshkuar” deputetët të LDK-së, AAK-së, “Vetëvendosjes” e Nismës shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues të partive 0që tashmë janë bashkuar rreth një koalicioni paszgjedhor kanë thënë se kryeministri në detyrë me veprimet e tilla po mundohet të shkaktojë konfuzion.

Burime brenda PDK-s i kanë thënë gazetës se ka angazhim për sigurimin e numrave, në mënyrë që të formojnë qeverinë, duke “peshkuar” edhe nëpër partitë e tjera. Ata kanë thënë se punën do t’ua lehtësojë edhe mënyra e votimit, që do të kërkohet të bëhet në mënyrë të fshehtë. Sipas rregullores, mënyrën e votimit për zgjedhjen e Qeverisë e përcakton Kuvendi. Qeveritë e deritashme janë votuar me aklamacion.

“Po bëhen kalkulime të tilla, ka edhe deputetë të partive të tjera që janë afruar vullnetarisht. Mbetet të shihet si do të shkojë puna”, ka thënë zyrtari i PDK-së që nuk ka pranuar t’i përmendet emri në gazetë.

Spahiu: Thaçi kryeministër, vetëm nëse e thyen opozitën

0

Nexhmedin spahiuAnalisti politik Nexhmedin Spahiu ja vlerësuar se, nëse Hashim Thaçi nuk arrin ta thyej bllokun opozitar, atëherë Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm. Spahiu ka deklaruar se PDK-ja ka disa deputetë të partive të tjera të cilët fshehurazi janë duke punuar për këtë parti.

“Unë e di se PDK-ja ka disa deputetë të partive të tjera të cilët deri me tani kanë punuar fshehurazi për PDK-në, por nuk e di sa është numri i tyre dhe sa do të mjaftojë ai numër për ta formuar qeverinë e re”, ka treguar Spahiu.

Ai ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe NISMËS është bërë me insistimin ambasadorëve mike të Kosovës.

“Blloku opozitar është kerr në koordinim me ambasadat mike të Kosovës”, ka thënë Spahiu duke shtuar se nuk do të ishte fundi i botës për Thaçin nëse shkon në opozitë . Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja për shkak të kësaj situatë që është krijuar, Spahiu ka thënë se nuk ka interes nga askush të shkohet përsëri në zgjedhje./Epoka e Re/.

BE-ja: Nëse Thaçi dështon, Qeverinë ta bëjë koalicioni që i ka votat

0

BE-flamuri14Në selinë e BE-së në Bruksel vazhdojnë të thonë se nuk duan të përzihen në çështjet e brendshme të Kosovës, siç është formimi i Qeverisë së re pas zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë dëshirojnë që, duke pasur parasysh investimet që ka bërë deri tash BE-ja dhe të ardhmen evropiane të Kosovës, të ruhet stabiliteti dhe të respektohen procedurat demokratike, shkruan sot Koha Ditore.

Diplomatët e vendeve të BE-së, të cilët kanë folur për gazetën me kushtin që të mos përmenden thonë se zyrtarisht BE-ja nuk përzihet në debatet se kush duhet ta formojë Qeverinë në Kosovë.

Por në të njëjtën kohë janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe presin që, në bazë të praktikave më të mira të demokracisë parlamentare, dhe në bazë të një „logjike të shëndoshë“ presidentja t’i ofrojë së pari mundësinë PDK-së, por nëse dështon Thaçi atëherë mandatin t’ia besojë koalicionit, i cili mund të sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend. Në BE thonë se “zgjedhjet e reja nuk janë të dëshirueshme”.

Irina Shayk ankohet: Më ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kameriereve

0

IrinaShayk5-23Irina Shayk ka pozuar topless për numrin e ri të revistës ‘Maxim’ dhe ka folur për fillimin e karrierës së saj si aktore.

Irina Shayk është njëra nga modelet më të famshme në botë, e cila ka pozuar për çdo publikim nga ‘Sports Illustrated deri te ‘Vogue’.
Supermodelja ruse 28-vjeçare do me çdo kusht të hyjë edhe në botën e aktrimit, por tregon për revistën se kjo është pak e vështirë, pasi është ankuar se asaj i ofrohen vetëm rolet e prostitutave ose kameriereve.

Ajo ka treguar: ‘Sa herë që marr ndonjë skenar, është ose kameriere ose prostitutë.. Nuk po them që nuk mund të bëja një prostitutë të mirë, apo kameriere, ju e dini..’

Faktikisht Irina nuk do bënte keq në asnjë nga këto role, por do që të merret si aktore serioze, ndërsa roli i parë i saj është tek filmi ‘Hercules’ ku do të luajë të dashurën e aktorit The Rock.
Gjithsesi, ajo nuk ankohet për punën si modele, duke thënë se e ka ndihmuar shumë financiarisht dhe e kanë bërë shumë të lumtur shumat e majme të parave që ka marrë duke i shpenzuar pa kriter.

Hoti: LDK nuk po negocion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKAvdullah Hoti demanton pohimet se LDK është duke negociuar me PDK-në për formimin e qeverisë.

“LDK nuk po negocion me PDK. LDK tashme e ka formuar koalicionin qe do te qeverise ne mandatin e ardshem.

Duket Rrokum TV ka rene pre e dezinformatave te “sherbimit per agjitacion e propagande” te PDK-se. Rrokum TV nuk mund te rrise shikueshmerine keshtu. Duhet te gjeje diqka me te besueshme per tu thene qytetareve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Koalicioni LDK-AAK-Nisma e ka planin per cdo situate qe mund te krijohet nga veprimet e ulta qe mund te ndermarre PDK gjate procesit te konstituimit te Kuvendit dhe votimit per qeverine e shpreses.

Do te ishte mire per vendin qe PDK as mos te pranoje mandatin per formimin e qeverise duke ditur qe askush nga forcat politike shqiptare nuk deshiron te bashkepunoje me ta. Ata duhet te reflektojne per nje kohe te gjate derisa qendrojne ne opozite se perse askush nuk deshiron te bashkeqeverise me ta”, shkruan Hoti.

S’ka eshtra në lokacionin “dy” në Rudnicë

0

Rudnice-varreze masive1Sot kanë përfunduar punimet në Rudnicë të Rashkës, për gjetje të edhe një varreze eventuale masive për të cilën dyshohej.

Në vendin e koduar si “pika dy”, në Rudnicë, kanë përfunduar punimet dhe nuk janë gjetur dëshmi se aty janë varrosur trupa të personave. Këtë për Indeksonline e ka thënë edhe Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Sot janë ndërpre punimet në Rashkë. U krye edhe rasti i dytë në Rudnicë dhe nuk u gjet asgjë. E kontrolluam gjithë atë vend, por nuk pati asgjë”, tha Gërxhaliu.

Ai më tej shpjegoi se gërmimet do të vazhdojnë pas tri javësh në lokacionin tre në Rudnicë. Ai tregoi se palës serbe po i duhet kohë, pasi që po i mungojnë mjetet.

“Pas tri javësh do të rifillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë. Pala serbe është duke pritur për donacione dhe për këtë punimet do të rifillojnë pas tri javësh në lokacionin e tretë”, tha Gërxhaliu.

Ben Blushi: Shqipëria pesimiste, Kosova optimiste

0

BenBlushiDeputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe shkrimtari Ben Blushi, thotë se Tirana ka të drejtën të mendojë se është Dielli rreth të cilit sillen shqiptarët në rajon, meqë është shteti amë.

Në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, Blushi thotë se në këtë egocentrizëm duhet të dihet se çfarë raportesh kërkon Shqipëria me vendet tjera ku jetojnë shqiptarët, sidomos Kosovën.

“Gjatë këtyre 20 vjetëve gjatë hapjes së Shqipërisë dhe të Kosovës ndaj Shqipërisë, Shqipëria e ka dominuar Kosovën kulturalisht. Por, nuk do të vazhdojë kështu. Shqipëria po hyn në pesimizëm dhe Kosova është më optimiste”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, këtë kontrast ai e ka parë edhe sot në Prishtinë.

“Edhe sot në Prishtinë e shija këtë kontrast. Kosova është në fazë optimiste se ende nuk është konsumuar në ciklin historik, meqë mund të ketë pavarësinë e plotë që nuk e ka këtë sot, ekonomi më të fortë apo bashkim me Shqipëri, BE… Pra, ka pritshmëri të lartë dhe kjo jep më shumë frymëzim në Kosovë që të të prodhojë cilësi më të lartë kulture në raport me shqiptarët e Shqipërisë. Sot Kosova bën trend në muzikë, sport…”, thekson Blushi.