Home Blog Page 8381

Jacobson: SHBA vazhdon mbështetjen e Kosovës në integrimet euroatlantike

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikanePërvjetori i 238-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Kosovë. Ambasada e SHBA-ve ka zhvilluar një ceremoni në selinë e saj në lagjen Arbëria ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.

Së bashku me 238 vjetorin e SHBA-ve, ambasadorja Tracy Ann Jacobson ka festuar edhe zhvillimet demokratike në Kosovë, duke u ndalur kryesisht në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në Kosovë, ato lokale dhe parlamentare dhe që u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.

Ajo i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ha shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i ndihmuar edhe më tutje këtij vendi.

“Sfidat mbesin, por unë jam e bindur se nëse Kosova e mban përkushtimin ndaj parimeve të saj demokratike dhe rrugëtimit evropian atëherë ajo do të vazhdojë të përparoj. Mirëpresim vazhdimin e partneritetit të ngushtë që kemi me njëri-tjetrin, duke ju mbështetur në punën e rëndësishme që keni përpara dhe në integrim et euroatlantike”, ka thënë ambasadorja Jacobson, transmeton Telegrafi.

Ambasadorja amerikane, është shprehur e lumtur që dy shtetet janë miq dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.

Falënderimet nuk kishin munguar as nga ana e përfaqësuesve të shtetit të Kosovës. Ishte presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga që ju drejtua të pranishmëve dhe falënderoi shtetin e Amerikës për mbështetjen që po i jep Kosovës.

Ajo ka ngre dolli për urimin e 238 vjetorit të SHBA-ve dhe për miqësinë që kanë populli i Kosovës dhe ai amerikan.

“Të bashkuar me qëllimin tonë të përbashkët për liri, barazi dhe demokraci. E dashura ambasadore ju falënderoj nga zemra, përjetësisht për ndihmën tuaj që ne sot të jetojmë në paqe. Dhe kjo ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj. Ju falënderoj për besimin e vazhdueshëm në vizionin tonë që të ndërtojmë një shtet dhe një demokraci dhe një vizion tonin të mëtutjeshëm që dita e ditës ne po i japim formën dhe ne po e fuqizojmë shumë e më shumë”, ka thënë Jahjaga.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, liderët e partive politike në vend, kryetarët e komunave, ministra, prijës fetarë etj.

A gjendet traseja e autostradës mbi ndonjë lokalitet arkeologjik?!

0

Edi Shukriu-arkeologeLajmi për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup ka ngritur në publik një çështje sa i përket trashëgimisë sonë kulturore e materiale.

Arkeologia Edi Shukriu përmes një postimi të saj në Facebook ka ngritur dilemën nëse traseja e paraparë për ndërtimin e kësaj rruge ekziston mbi ndonjë lokalitet arkeologjik.

Shukriu madje vlerëson se para fillimit të realizimit të këtij projekti është dashur të shqyrtohet kjo çështje me qëllim të hulumtimit të gjetjeve të reja arkeologjike.

“Arkeologët në botë gëzohen kur ndërtohen rrugët e reja e autostradat – është rast i mirë të zbulohen lokalitetet e reja arkeologjike. Se si nuk kam dëgjuar se a është bërë përnjohja e terrenit gjatë gjithë trasesë së autostradës në drejtim të Shkupit para nismës së punimeve. Tjetër është çështja e prezencës së arkeologëve gjatë vetë punimeve”, ka shkruar Shukriu.

Arkeologia kosovare me këtë rast ka tërhequr një paralele me jë përvojë jo të mirë në rastin e autostradës në drejtim të Merdares.

“Mos po ngutemi gjë e na del si në rastin e autostradës në drejtim të Merdares – ta kemi vetëm një lokalitet arkeologjik (Poslishten). E di se do të thonë se është krejt në rregull, sa e di se nuk është”, ka theksuar arkeologia Edi Shukriu.

Ukraina gati të rifillojë armëpushimin

0

Petro Poroshenko-ukrainePresidenti ukrainas Petro Poroshenko thotë se është gati të rifillojë një armëpushim me separatistët pro-rusë, nëse plotësohen disa kushte.

Në faqen e internetit të presidentit ukrainas sot thuhet se ai ka biseduar për situatën në Ukrainën lindore në një bisedë telefonike me nënpresidentit amerikan Xho Bajden, raporton VOA.

Sipas faqes së internetit, Poroshenko i ka thënë nënpresidentit Biden se ai është i gatshëm të rifillojë armëpushimin pasi të marrë konfirmimin se ai do të respektohej nga të dyja palët, pas lirimit të të gjitha pengjeve dhe pasi të vihet kontrolli mbi kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë me monitorim nga ana e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Presidenti Poroshenko me 20 qershor shpalli një armëpushim të njëanshëm një-javor dhe pastaj e zgjati atë për tre ditë të tjera. Duke përmendur mungesën e bashkëpunimit nga rebelët, ai nuk pranoi ta zgjaste përsëri armëpushimin dhe të martën urdhëroi fillimin e operacioneve të reja ushtarake kundër seperatistëve pro-rusë.

Sot më herët, Petro Poroshenko emëroi zyrtarë të rinj në postet që lidhen me mbrojtjen e vendit, ndërsa zyrtarë evropianë po kërkojnë të zhvillohen bisedime që synojnë ndalimin e luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Qeveria e Ukrainës njoftoi sot emërimin e Valery Heletey-t në postin e ministrit të mbrojtjes, ndërsa Viktor Muzhenko është emëruar si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Dje ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Berlin dhe thanë se bisedimet që synojnë rifillimin e armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë duhet të fillojnë jo më vonë se dita e shtunë.

Kryekuvendari – nga grupi më i madh parlamentar

0

kuvendi zbrazenPDK-ja dhe Hashim Thaçi mund ta kenë shansin që për herën e parë të provojnë të bëjnë Qeverinë e re, por një shans të tillë duket se nuk do ta kenë kur është fjala për kryeparlamentarin, raporton KTV.

Blloku politik, i bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do t’ia falë minutat më PDK-së së Hashim Thaçit.

Derisa PDK-ja vazhdon të insistojë se kreu i Kuvendit do t’i takojë asaj si partia që ka grupin më të madh parlamentar në Kuvend, blloku politik paszgjedhor ka bërë plane edhe për këtë çështje.

Ata planifikojnë që deri në fund ta realizojnë marrëveshjen e tyre të arritur vetëm një ditë pas zgjedhjeve dhe LDK-së t’i takojë kryeparlamentari.

Në ditën kur do të konstituohet Kuvendi, deputetët e partive që synojnë t’i marrin gjithçka nga duart Hashim Thaçit, planifikojnë të regjistrohen si një grup i vetëm parlamentar dhe kështu edhe në këtë rast do ta mundin PDK-në.

Driton Selmanaj, nga KDI-ja, thotë se pavarësisht insistimeve të PDK-së, kësaj çështje i ka dhënë përgjigje kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Ai thotë se çështje të tilla edhe po të dëshironte t’i komplikonte dikush, do të ishte e vështirë të komplikoheshin sepse kushtetuta e thotë qartë.

Ndërkohë, Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike e Politike, thotë se ngërçi i parë politik do të shihet pas konstituimit të Kuvendit.

“Nata e parë” e Lindit dhe e Venerës (Video)

0

Lindi dhe VeneraKëngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani kanë publikuar këngën e tyre me titull “Nata e parë”.

Dyshja që është produkt i “The Voice of Albania” kanë sjellë baladën e tyre në të cilën janë vetë protagonistë të saj.

Gjykata Supreme pranon 11 ankesa

0

Gjykata supremeSipas zyrtyrëve të Gjykatës Supreme janë 11 ankesa nga ato 6 të subjekteve politike dhe 5 të kandidatëve janë në trajtim. Ndërsa deri tani një ankesë është përfunuduar derisa ankesa tjetër megjithatë është në fazën e përkthimit. AKR është ankuar për dy komuna ndërsa prej kandidatëve është ankuar Hashim Deshishku.

Ajna Gashi, administratorev në Gjykatën Supreme tha per RTK se është afati prej 72 orësh kur kur paraqiten ankesa nga subjekti apo kandidati.

Kur përmbyllet ky 72 orësh? “Kjo mvaret kur pala e merr vendimin nga PZAP-i”, thotë administratorja Gashi.

Zyrtarë të të Gjykatës Supreme thonë se janë duke punuar me përkushtim për të përmbyll ankesat e subjekteve dhe kandidatëve brenda afateve të parapara me ligj.

Subjektet dhe kandidatet të cilët janë ankuar janë:

Demokratska Stranka – Graqanicë
LDK- Hashim Deshishku
LDK- Avdyl Sopa
LDK- Armend Ibrahimi
Gragjanska Iniciativa Srbska – Lista Shterpce
Aleanca Kosova e Re ne dy komuna
Iniciativa për Prosperitet – Graqanicë – Dragisha Miriq
LDK- Bajrush Hoti
Partia e Ashkalinjëve – Ferizaj

Grabovci: Opozita po merret me aventura politike

0

AdemGrabovci6-05Adem Grabovci thotë se derisa nuk certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk vlen të flitet për marrëveshje mes partive për formim të qeverisë.

Veprimet e LDK-së, AAK-së dhe NISMA-së i quan aventura politike.

“Jam i prirë të mos i komentoj aventurat politike. Çdo marrëveshje, çdo diskutim është aventurë derisa nuk ka certifikim të rezultateve të zgjedhjeve. Pa e thënë fjalën e vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pa e ditë se cilët deputet do t’i përfaqësojnë partitë në Kuvend, nuk mund të flasim për marrëveshje në mes partive politike, për ta formuar Qeverinë”, ka shkruar Grabovci në Facebook.

Haradinaj e quan të humbur përjekjen e Thaçit

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj është i bindur se së shpejti do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa pjesë e kabinetit të tij Qeverisë do të jetë edhe Vetëvendosja e Albin Kurtit. Në një intervistë në “Rubikon”, Haradinaj deklaroi se qeveria e tij nuk do të ndalë dialogun për privatizimin por do të rrisë kualitetin e këtyre proceseve.

Kosova ka shpëtuar nga përsëritja e zgjedhjeve. Këtë brengë të qytetarëve u a heq i nominuari për kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj.

I bindur se do të krijojë qeverinë Haradinaj, ai ka thënë për “Rubikon” se i ka numrat. Ndërsa e quan “të humbur” 15 ditëshin që i jepet Hashim Thaçit për të bërë përpjekje që ta bëjë Qeverinë.

Me gjithë dallimet që blloku ka me Vetëvendosjen, pretendenti për shefin e Qeverisë thotë se tashmë janë përafruar qëndrimet dhe shpreson se edhe ata do të jenë pjesë e qeverisë.

Ai thotë se çështjet janë përafruar dhe se blloku i ka ofruar Vetëvendosjes që të bëhet pjesë e privatizimit dhe dialogut, pasi është i mendimit që këto procese nuk duhet të ndalen, ngase do të përçonin mesazhe negative për vendin.

Haradinaj ka vlerësuar se megjithëse njerëzit kanë votuar lirshëm më 8 qershor, para asaj dite, Qeveria Thaçi ka përdorur të gjitha mekanizmat e shtetit për t’i fituar votat.

Ndërsa, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur 100 prioritetet e para të qeverisjes së tij dhe është i bindur se të gjithë partnerët e koalicionit do të kontribuojnë që Kosova të ketë një qeveri kualitative.

Në Budakovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

0

budakov deshmoretNë fshatin Budakovë të komunës së Suharekës u përkujtuan sot 32 dëshmorët dhe 28 martirët e luftës së vitit 1998- 1999.

Ali Buzhala, ka qenë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të betejës së 3 korrikut në fshatin Budakovë të komunës së Suharkës. Ai ende nuk e ka harruar atë ditë, pasi në krahët e tij mbylli sytë dëshmori I kombit , Kadri Kokollari.

Në këtë ditë të shënuar për budakovasit,familjarët e dëshmorëve,organizatat e dala nga lufta, miq, shokë të të rënëve, kanë përkujtuar sot 32 dëshmorët dhe 28 viktimat e luftës së viteve 1998- 1999, nga ky fshat. Ashtu si shumë fshatra të Kosovës edhe Budakova, dha për lirin e vendit djemt më të mirë, që pati. Veteranët e UÇK-së, shprehin falenderime për familjarët e dëshmorëve dhe krenohen me heroizmin e bijëve të tyre që, tani janë bërë frymëzim për të quar Kosovën përpara, pavarësisht kërcënimeve që ju vijnë nga Serbia.

Me shënimet e këtyre datave historike, ju tregohet brezave të rinjë se si erdhëm deri tek liria e popullit tonë, e sa sakrifica u deshën, që Kosova më në fund të jetë shtet, u tha në fjalimet e shumta të përvjetorit të dëshmorëve, të fshatit Budakovë të komunës së Suharekës.

Blero së shpejti vjen me “Inati”

0

Blero5-27Blero, i njohur për muzikën Pop dhe RnB, tashme është në përfundim të projektit të tij veror.

Kënga titullohet “Inati” dhe sjell ritme të reja. Mësohet se vetëm pak ditë, na ndajnë nga projekti i ri i Bleros.