Sejdiu: Vota e sovranit përcaktoi vendin e secilit

FatmirSejdiu-ldkIsh-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili është edhe kryetar nderi i LDK-së, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit treguan kulturën demokratike të qytetarëve të Kosovës.

Në një deklaratë për media, duke mos e komentuar humbjen e LDK-së, ka thënë se është momenti për ta vlerësuar përkushtimin qytetar të votuesve dhe po kështu, sipas tij, edhe përgjegjshmërinë e partive politike për mbarëvajtjen e deritashme të procesit zgjedhor.

“Procesi zgjedhor dhe vota e elektoratit përcakton vendin dhe forcën e partive politike dhe ky përcaktim politik kërkohet të respektohet, duke kontribuar të gjitha subjektet elektorale në vazhdimin e proceseve tjera të konsolidimit të institucioneve legjislative dhe ekzekutive. Shpresojmë në vazhdimin e këtij procesi demokratik dhe në përmbylljen e tij të suksesshme, me ç’rast fituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët dhe perspektiva evropiane e qytetarëve dhe e shtetit të Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit