Home Blog Page 8433

Blerandi ‘sulmon’ Isa Mustafën: Me sllogane, ankademiku sheh larg

0

BlerandStavileci-mbpzhrBlerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës pas fitores që shpalli partia e tij, nuk ka lënë pa ironizuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Stavileci, i cili edhe është Ministër i Bujqësiesë, nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se Mustafa u pa që me slogane sheh larg.

“U pa që edhe me sllogane ankademiku sheh larg. Sot Komunën, nesër Kosovën thojke.Te dyjat i fitoi. Veç ai me ata (Bardhylin, Avdullahun & Co) munden. Dekorohen me çmimin Nobel për dështim dhe pensionim, çmimin Dzurinda”, ka shkruar Stavileci në Facebook. /PrizrenPress.com/

“Frazeologjizmat popullore në pollog”

0

Frazeologjizmat popullore“Frazeologjizmat popullore në pollog” (Pjesa e dytë) është libri i radhës i autorit Remzi Emshiu.

Gjuha e njësive frazeologjike ka veçoritë e të folmes popullore të Pollogut. Përdorimi i çdo njësie frazeologjike popullore është paraqitur në një fjali në gjuhën e popullit të trevës, më pas i është dhënë edhe shpjegimi në gjuhën standarde. Për arsye teknike dhe për të mos e rënduar tekstin, nuk e pamë të arsyeshme t’i japim të gjitha veçoritë dialektore të kësaj treve.

Pollogu, aq i pasur me krijime popullore nga më të ndryshmet, natyrisht është një trevë e pasur edhe me frazeologjizma, nëpërmjet të cilave, herë me një humor të lehtë, herë me një ironi të mprehtë, flitet për dukuri e vese të ndryshme, për virtyte të larta të njeriut tonë si dhe për raporte të ndryshme shoqërore.

Frazeologjizmat, si krijime të bukura e të fuqishme figurative, janë një thesar i çmuar i gjuhës sonë.

Pollogu është i pasur me shprehje frazeologjike të cilat janë ruajtur dhe ruhen edhe pse tani në masë më të vogël, sepse gjeneratat e vjetra po ndërrohen me të rejat dhe ruajtja e këtyre shprehjeve të bukura popullore frazeologjike, (fjalëve të urta, legjendave, këngëve popullore, anekdotave, riteve familjare etj.), është shumë e vështirë, si tërësi mund të ruhen vetëm të shkruara.

Në këtë vepër disa nga frazeologjizmat janë rezultat të anegdotave popullore, nëpërmjet të cilave shprehet një mendim i plotë, i mprehtë dhe i fuqishëm, që përgjithëson përvojën e shumë brezave dhe zakonisht përmban një mësim të urtësisë popullore për jetën, për një fakt historik a një raport shoqëror, për një botëkuptim a një normë morale, për një virtyt ose vese të ndryshme.

Mësimi, porosia dhe shprehja e mendimit shoqëror nëpërmjet njësive frazeologjike jepen në mënyrë të qartë, o drejtpërdrejt, o nëpërmjet një gjuhe specifike, simbolike, metaforike, duke ushtruar një ndikim mjaft të fuqishëm dhe të efektshëm emocional dhe edukativ te njeriu i sotëm.

Vepra “Frazeologjizmat popullore në Pollog” (pjesa e dytë) besoj se, edhe kështu siç është, do të jetë një ndihmesë e mirë për ata që e kanë në zemër studimin me themel të shqipes.

Përcaktimi im për këtë trevë, nuk do të thotë se ky thesar u përket vetëm krijuesve popullor të Pollogut. Përkundrazi, këto frazeologjizma mund të merren si pasuri e përbashkët e gjithë popullit shqiptar, sepse, siç dihet, ato kanë një shtrirje të gjerë në të gjitha trevat e banuar me shqiptar.

Shfrytëzoj nga rasti që t’ju shpreh mirënjohje të gjithë rrëfyesëve popullor dhe recensuesve për vlerësimin e tyre.

Serbët presin numër të madh të mandateve në Kuvend?

0

Mitrovice-veriiPjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, është e kënaqshme dhe tregon unitetin e tyre, vlerësojnë politikanët serb të Kosovës dhe zyrtarë të qeverisë serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe sipas të dhënave të këtij subjekti, kanë votuar rreth 53 mijë serbë në gjithë Kosovës, prej të cilëve 15 mijë e 327 nga katër komunat e veriut të vendit.

Ai pret që serbët do të marrin më shumë se 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat i kanë të garantuara.

“Vlerësoj se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe në masë të madhe të rregullta, duke pasur parasysh që OSBE-ja në veri të Kosovës nuk e ka sjellë materialin zgjedhor në sasinë e plotë. Nuk ka pasur incidente. Në qoftë se në Kuvendin e Kosovës ndahen mandatet sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për çka ne edhe do të insistojmë, gjithsesi që presim numër më të madh të mandateve se sa ai që është i garantuar me këtë ligj. Do të thotë, në çdo rast, do të jenë më shumë se 10 mandate. Por, se sa do të jetë ky numër, do të dihet pas shpalljes së rezultateve zyrtare”, thotë Jabllanoviq.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, i uron serbët e Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje, duke i lavdëruar për, siç thotë, “nivel të lartë të përgjegjësisë”.

“I uroj të gjithë ata, të cilët, pavarësisht kushteve gati se të pamundura, patën sukses që të luftojnë për atë që sot mund të themi se në Kosovë kemi situatë më të qartë dhe më të mirë sa i përket të ardhmes së procesit të përgjithshëm politik”, thekson Gjuriq.

Ndryshe, Jabllanoviq konsideron se tash e tutje, serbët nuk do të marrin asnjë vendim pa bashkëpunuar me Qeverinë e Serbisë. “Kemi treguar një unitet të vlefshëm për t’u respektuar. Në të ardhmen do të tregojmë se pa një bashkëpunim të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, bashkësia serbe nuk do ta ndërmarrë asnjë veprim të pavarur pa qeverinë serbe”, shprehet Jabllabnoviq.

Ndërkaq, Gjuriq vlerëson se me pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, serbët kanë treguar se qëndrojnë me shtetin e Serbisë.

“Ky është tregues i rëndësishëm se kemi ardhur në fazën kur me veprim të përbashkët, disiplinë, organizim dhe përkushtim, ne mund të luftojmë për realizimin e qëllimeve tona. Mbase edhe në mënyrën që dikur e kanë bërë kundërshtarët tanë në krejt këtë proces, në të cilin gjendemi sot”, thotë Gjuriq.

Ndryshe, serbët e katër komunave të veriut të Kosovës, për herë të parë kanë marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës.

Së shpejti një klip nga Vedat Ademi (Foto)

0

Vedat Ademi-klipVedat Ademi, ashtu sikurse kishte premtuar kohë më parë në Facebook, tashmë po e mban fjalën sa i takon një kënge të re.

Këtë projekt duket se këngëtari është drejt fundit të saj, pasi po e realizon bashkë me një klip, në të cilën ka shkëputur edhe disa foto dhe i ka postuar në Instagram.

Ai ka nisur xhirimet e klipit, i cili ka si kryefjalë detin dhe diellin.

Vedat Ademi-klip1

Qershori është muaji për seks

0

seksSeksin e keni gjithmonë në mendje? S’ka asgjë të çuditshme këtu, pasi që qershori është muaji në të cilën dëshira për seks është në pikën kulmore. Në këtë kontribuon koha e nxehtë, rrobat e shkurta dhe të tejdukshme, sikurse edhe shoqërimi më i madh dhe lirimi i feremonit në djersë, sqarojnë shkencëtarët nga “Psychology Today”.
sexi-500

Përveç në qershor, njerëzit për seks janë të interesuar edhe në dhjetor, ndërsa këtë e konfirmojnë studimet e shumta me anë të cilave u mësua se pikërisht në këta muaj ngjizet fëmija, blihen më shumë prezervativë, por edhe shënohet rritje në sëmundjet e transmetueshme seksuale.

Po ashtu, të rinjtë përvojën e tyre të parë seksuale e kanë pikërisht në qershor, tregoi studimi i Martin Levin-it i emërtuar “Seksualiteti nëpër stinë”. Ata që nuk kanë partner nuk janë më pak të interesuar për seks, ndërsa analiza e kërkimit më të shpeshtë në “Google’ tregoi se numri i madh i njerëzve në pjesën për kërkim në muajt qershor dhe korrik shkruajnë ndonjë fjalë që ka të bëjë me seksin.

Në këtë periudhë është edhe numri më i madh i të regjistruarve të rinj në faqet e internetit për njoftim. Shkencëtarët thonë se nuk ekziston ndonjë arsye e qartë se pse interesimi i njerëzve për seksin shtohet në qershor dhe dhjetor, por ekziston mundësia që edhe në botën e shtazëve, ndryshimet në nivelin e hormoneve kushtëzojnë rritjen e dëshirës seksuale në këtë periudhë.

Bardhyl Meta i LDK-së, uron Thaçin për fitoren

0

Bardhyl MetaPërderisa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare sa i përket rezultatit preliminar të zgjedhjeve, kandidati për deputet i kësaj partie, Bardhyl Meta e ka uruar liderin e Partisë Demokratikë të Kosovës, Hashim Thaçi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Dëshiroj që të uroj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe partneret e tjerë të koalicionit rreth PDK-së për fitoren e tyre të pastër dhe të pa kontestueshme në zgjedhjet që ishin të organizuara shumë mirë, të cilat ishin demokratike dhe rregullta”, ka shkruar Meta në rrjetin social Facebook.
Ai po ashtu ka uruar edhe qytetarët e Kosovës për kulturën demokratike dhe qytetëruese gjatë fushatës si dhe gjatë procesit të votimit.

Nisma në Malishevë fiton 38,7 për qind

0

Limaj Nisma rahovecSipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nisma për Kosovën në Malishevën e Fatmir Limajt ka dalë e para. Megjithatë, ndonëse ishte pritur më shumë, ajo ka mundur të bëjë për vete vetëm rreth 38 për qind të elektoratit të kësaj komune.

Në mbi 90 për qind të votave të numëruara, sipas të dhënave të KQZ-së bëhet e ditur se NISMA, në këtë komunë ka 38,7 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 26,1 për qind dhe LDK me 18.6 për qind.

Megjithatë, NISMA, në nivel të përgjithshëm, sipas të dhënave të KQZ-së, pritet që të kaloj pragun zgjedhor

Rrëfimi shokues i Miss Pennsylvania: Jam fryt i një përdhunimi

0

88292“Jam fryt i një përdhunimi”, deklaroi 24 vjeçarja Valerie Gatto, Miss Pennsylvania, e cila konkuron për kurorën e më të bukurës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Express.

Ajo tregoi se nëna e saj u përdhunua në moshën 19 vjeçare, ndërsa e solli në jetë për ta dhënë për birësim, por një ditë pas lindjes ndryshoi mendim.

“Mendoj se Zoti më deshi në Tokë për një arsye, të jap shpresë dhe të bind gjithë njerëzit se jeta e tyre nuk duhet të kushtëzohet asnjëherë nga një ngjarje apo rrethanë”, thotë 24 vjeçarja.

Jo vetëm kaq, por prej kohësh Valerie Gatto i bie rrotull SHBA-ve për tu mësuar femrave me moshë nga 18 deri në 30 vjeç se si të reagojnë ndaj tentativave për përdhunim dhe sulmeve të kësaj natyre.

Beogradi vazhdon t’i kthejë prapa dërgesat postare për “DokuFestin”

0

letra e dokufestitiDrejtuesit e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” janë dëshmitarë se një pjesë e dërgesave postare të adresuara për në Kosovë, respektivisht për në Prizren vazhdojnë që të përfundojnë në Beograd, ku autoritetet serbe i kthejnë ato me arsyetimin se trafiku postar në këtë territor është i ndërprerë përkohësisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, një gjë e tillë po përsëritet vit pas viti, për më shumë se një dekadë dhe paraqet pengesë pikë së pari për qytetarët kosovarë, që janë në pritje të dërgesave të ndryshme, përderisa festivali në vete nuk dëmtohet në masë të dukshme për faktin se pranimin e filmave e ka bartur në platformën online.
Drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, ka bërë të ditur se edhe sivjet kanë pranuar dërgesa, që një herë janë kthyer nga Beogradi, por me insistimin e dërguesit ato kanë mbërritur në Prizren, në zyrat e festivalit.

“Kjo praktikë e Beogradit për kthimin prapa të dërgesave që janë të adresuara për ‘Dokufestin’ po vazhdon çdo vit. Nuk e dimë se çfarë po ndodh, ngase dërgesat postare nga disa shtete na vijnë direkt, dhe disa dërgesa të tjera përfundojnë në Beograd, që i kthen ato, me një vulë të veçantë”, ka thënë Nurkollari /Koha Ditore/

Jay Z kritikon Rihannën

0

oooRep artisti i njohur dhe mentori i këngëtares me prejardhje nga Barbados Rihannës, Jay Z, ka ardhur në përfundim se është koha që këngëtarja e famshme të ndërpresë shprehitë e saj të pahijshme, e sidomos të ndalojë me propagandën e lules së kanabisit

Me sjelljen dhe zhveshjen e saj, këngëtarja Rihanna ka nervozuar edhe mentorin e saj, rep artistin Jay Z, i cili i ka çuar ‘selam’ duke kërkuar nga ajo të bëhet më serioze, sepse në të kundërtën ai do të ndalë bashkëpunimin me të.

Pas paraqitjes së saj kontroverse, me fustan të tejdukshëm për të cilin me ditë të tëra është folur, rep artisti është shprehur, se këngëtarja po sillet si të jetojë në Geto, ndërsa ka thekuar se aspak më i mirë nuk është as fjalori i saj. Ai ka ardhur në përfundim se është koha që këngëtarja të bëhet më serioze, të ndalojë me sjellje të pahijshme e sidomos të ndaloj rreptësisht propagandimin marihuanës.

Gjithashtu, sipas asaj çfarë thonë miqtë e tij, Jay Z e ka lutur edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Beyonce që të flasë me Rihannën dhe ta mësojë se si duhet të sillet një femër. Në fund, njëri prej producentëve më të famshëm në botë, yllit nga Barbados i ka thënë që nëse ajo nuk ndryshon, bashkëpunimi i tyre mund të ndërpritet.