18 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Shpallen rezultatet e testit për klasat e nënta

Suhareke-testi maturesMinistria e Arsimit ka shpallur sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë. Nga ky test rezultati ka arritur në 63,10 për qind arritshmëri. Zyrtarë të ministrisë nuk janë edhe aq të kënaqur me rezultatin. Ky test ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm në bazë të numrit të pikëve që marrin. Pritet që së shpejti të shpallet konkursi për pranimin e nxënësve në shkollat e mesme.

Divizioni për vlerësim dhe standarde në Ministrinë e Arsimit, ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 28 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Udhëheqësi i divizionit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se rezultati i arritshmërisë me 63, 10 për qind nuk është i kënaqshëm, pasi siç tha, me këtë rezultat vetëm sa është kaluar nota 2.

“Realisht duhet ta ngremë rezultatin. Ne duhet të kalojmë te 70% arritshmëri, sepse 63% vetëm sa është kaluar nota 2. unë personalisht nuk jam i kënaqur. Konsideroj së nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të punojnë pak më shumë që në të ardhmen të ngritët rezultati.”

Kadriu tha se rezultati i testit ndihmon nxënësit që të orientohen në shkollimin e mesëm. Ai tha se shkollat përcaktojnë kriteret se më çfarë rezultati mund të pranohen nxënësit. Kadriu iu bëri thirrje nxënësve që të mos shkojnë në ato shkolla ku në bazë të rezultatit nuk mund të arrijnë të regjistrohen.

“Secila shkollë, drejtimi i veçantë, kur del konkursi përcakton kriteret e shkollës përkatëse. Në momentin që nxënësit i kanë marrë pikët dhe me daljen e konkursit prindërit dhe nxënësit paraprakisht mund të kalkulojnë dhe të shkojnë në drejtimet përkatëse, ku konsiderojnë se kanë vend.”

Nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë i janë nënshtruar testit të arritshmërisë më 23 maj. Ky test ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm në bazë të numrit të pikëve që marrin. Testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave.

Më Shumë

LVV dështon për herë të dytë të zgjedhë Albulena Haxhiun kryeparlamentare

Me 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, deputetja e zgjedhur Albulena Haxhiu ka dështuar edhe për të dytën herë të zgjidhet kryeparlamentare. “Propozimi...

Prokuroria e Prizrenit dhe AAPSK diskutojnë koordinimin për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka takuar përfaqësuesit nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) respektivisht...

Lajmet e Fundit