Beogradi vazhdon t’i kthejë prapa dërgesat postare për “DokuFestin”

letra e dokufestitiDrejtuesit e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” janë dëshmitarë se një pjesë e dërgesave postare të adresuara për në Kosovë, respektivisht për në Prizren vazhdojnë që të përfundojnë në Beograd, ku autoritetet serbe i kthejnë ato me arsyetimin se trafiku postar në këtë territor është i ndërprerë përkohësisht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, një gjë e tillë po përsëritet vit pas viti, për më shumë se një dekadë dhe paraqet pengesë pikë së pari për qytetarët kosovarë, që janë në pritje të dërgesave të ndryshme, përderisa festivali në vete nuk dëmtohet në masë të dukshme për faktin se pranimin e filmave e ka bartur në platformën online.
Drejtori artistik i “DokuFestit”, Veton Nurkollari, ka bërë të ditur se edhe sivjet kanë pranuar dërgesa, që një herë janë kthyer nga Beogradi, por me insistimin e dërguesit ato kanë mbërritur në Prizren, në zyrat e festivalit.

“Kjo praktikë e Beogradit për kthimin prapa të dërgesave që janë të adresuara për ‘Dokufestin’ po vazhdon çdo vit. Nuk e dimë se çfarë po ndodh, ngase dërgesat postare nga disa shtete na vijnë direkt, dhe disa dërgesa të tjera përfundojnë në Beograd, që i kthen ato, me një vulë të veçantë”, ka thënë Nurkollari /Koha Ditore/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit