11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Qendra e Kompetencës shënon katër vjetorin e saj

IMG_3352Nënkryetari i Komunës së Malishevës z.Rexhep Mazreku, dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit (DKA), morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës së Qendrës së Kompetencës “ Abdyl Frashëri” në Malishevë, shkollë kjo që funksionon që katër vite me radhë.

Nënkryetari Mazreku , përcjelli urimet dhe përshëndetjet nga kryetari Begaj në pamundësi të i bashkëngjitet këtij shënimi, ku më pas në fjalën e tij tha,”sot është një ditë e madhe për shkollat e komunës së Malishevës në përgjithësi, ndërsa për Qendrën e Kompetencës në veçanti, kjo shkollë ka një përvojë të shkurtër, dhe ka nevojë për mbështetje, nga strukturat përgjegjëse profesorët, intelektualët, arsimtarët, dhe natyrisht edhe drejtoria komunale si dhe ministria për arsim, për arsye se kërkohet angazhim dhe mobilizim në mënyrë që kjo shkollë të luaj rolin e saj, për çka edhe është themeluar”, tha Mazreku.

” Kjo shkollë është jashtëzakonisht mirë e pajisur, dhe unë do të kërkoja nga të gjithë punëtorët edhe nga ana e drejtorisë, që të përdoret në mënyrë të duhur, në mënyrë që të kemi rezultate të nxënësve dhe të ngritje të vazhdueshme” tha Mazreku me rastin e shënimit të katër vjetorit të kësaj shkolle.

Në mes tjerash Drejtori i Qendrës së Kompetencës z. Besim Dobruna falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjitha bizneset që kontribuuan në këtë shkollë, ku dhe më pas së bashku me nënkryetarin e Komunës së Malishevës z.Rexhep Mazreku, kanë ndarë disa mirënjohje.

Pas kësaj, është hapur edhe panairi tradicional me ushqime tradicionale, që janë pjesë e demonstrimit të të arriturave nga ana e nxënësve, për prezantimin e produkteve, shitjes dhe shërbimit, nga ana e drejtimeve përkatëse.

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit