16.6 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Serbët kritikojnë “Srpskan”

serbet serbskaNgrirja e fushatës dhe aktiviteteve parazgjedhore nga ana e liderëve serbë nga komunat veriore, po kritikohet edhe nga pjesa tjetër e spektrit politik nga ky komunitet. Vendimin e tyre për ngrirjen e aktiviteteve parazgjedhore, me pretekstin se materiali zgjedhor përmban simbole të shtetit të Kosovës, disa e shohit si fushatë më vete, por të tjerë i bëjnë thirrje Beogradit të intervenojë, ngaqë bojkotimi i zgjedhjeve nga veriorët, konsiderohet se do ta dobësonte fuqinë politike të këtij komuniteti në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Njëri nga ish-liderët e serbëve veriorë gjatë kohës së institucioneve paralele, Marko Jakshiq, ka thënë se liderët e Listës “Srpska”, me këtë vendim po mundohen të përfitojnë disa poenë të vegjël politikë. “Me këtë bojkot ata po mundohen të fitojnë disa privilegje, por në fund do të pranojnë krejt çka kërkon Prishtina dhe Brukseli”, ka thënë Jakshiq, njëri prej kundërshtarëve të daljes së serbëve edhe në procesin e zgjedhjeve lokale.

Pas vendimit të përfaqësuesve veriorë, të cilët në fakt edhe udhëheqin me Listën “Srpska”, që të ngrijnë aktivitetet parazgjedhore, edhe anëtari serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Nenad Rikalo, ka thënë se fletëvotimet nuk janë neutrale në raport me statusin e Kosovës. Simbolet e shtetit të Kosovës nuk ishin përdorur në zgjedhjet lokale të cilat ishin negociuar mjaft gjatë në bisedimet Prishtinë-Beograd të mbajtura në Bruksel, andaj serbët kanë pritur që njësoj të veprohet edhe në zgjedhjet parlamentare./tribuna/

Më Shumë

Policia nis patrullimet me biçikleta në zonat urbane të Prizrenit

Policia Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se nga kjo javë, janë aktivizuar njësitet patrulluese të policëve me biçikleta, në Stacionin Policor Prizren...

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe parafillore në shkollën “Abdyl Frashëri” të Prizrenit

Drejtori i shkollës  “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Xh. Flugaj, ka njoftuar se prej datës 15 maj deri më 15 qershor 2025, fillon  regjistrimi...

Lajmet e Fundit