18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mustafa në Dragash: Do t’i trefishojmë investimet në bujqësi

Mustafa ne Dragash1Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në Dragash se gjatë katër viteve të ardhshme, do të trefishohen investimet në bujqësi dhe do të krijohen 120 mijë vende punë, për ata që kërkojnë punë.

“Ne kemi premtuar krijimin e 120 mijë vendeve të punës, jo 200 mijë sa Hashim Thaçi, sepse 200 mijë nuk mundet askush. Sipas kësaj llogaritje i bie që 50 mijë veta duhet të punësohen në vit dhe kjo është e pamundshme. Ne do t’i trefishojmë investimet në bujqësi, do t’i paguajmë të gjitha kamatat e kredive në sektorin e bujqësisë, do t’i lirojmë të gjitha bizneset prodhuese nga tatimet në vitet e para, do t’i mobilizojmë investimet nëpërmes Fondit për Zhvillim, dhe do të arrijmë që brenda katër viteve t’i investojmë 1.2 miliard euro investime publike dhe private”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se qëllimi i tij është që misionin e ri të Hashim Thaçit ta çojmë në pension, sepse ai nuk ka qeveris mirë dhe nuk i ka realizuar premtimet e tij.

“Ata kanë premtuar se do të punësojnë njerëz dhe nuk ia kanë arrit qëllimit. Më 2009 në Kosovë janë punësuar 16 mijë njerëz, ndërsa në vitin 2013 vetëm gjashtë mijë, kur dihet se nga 26 deri në 30 mijë hyjnë në vit në tregun e punës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se vetëm LDK mund t’ju siguroj të rinjve të Dragashit dhe të Kosovës shkollim cilësor, punë dhe mirëqeni sociale.

“Plani i LDK-së parasheh lidhjen e Dragashit me Tetovën, zhvillimin e turizmit fshatar, zhvillimin e blegtorisë. Të gjitha projektet që i kemi pretue do t’i realizojmë. Ne jemi të interesuar që të zhvillohet Dragashi dhe familjarët e juaj, jo vetëm ata që jetojnë këtu, por edhe ata në diasporë. Ne do t’ju sigurojmë kushte dhe mundësi për tu kthyer në Kosovë dhe atë përvojë, shkollim dhe dije që e kanë marrë në botën perëndimore ta shfrytëzojnë në të mirë të familjeve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka shtuar se LDK pranon që të marrë përgjegjësinë për ta qeverisur këtë vend, ta forcojmë shtetin, ta forcojmë ligjin, të mos kemi korrupsion, që tatimet të jenë më të ulëta për qytetarët dhe bizneset, që t’i subvencionojmë bujqit, jo vetëm ata që kanë lidhje në ministri por të gjithë ata që merrem me këtë veprimtari.

Më Shumë

Nis restaurimi i ‘Kazermës së vjetër’ në Prizren

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se përmes një investimi në vlerë 500 mijë euro ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma...

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare deri në 30 minuta

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës sot nuk janë duke pritur edhe aq shumë nëpër pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet nga...

Lajmet e Fundit