18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Presidenti i PPE Joseph Daul: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Joseph DaulPresidenti i Grupit të Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul ka thënë se pas fitore së PPE në zgjedhjet e javës së kaluar në Bashkimin Evropian, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës si pjesë e PPE-së, do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë, sepse vetëm kryeministri i ardhshëm Isa Mustafa, mund të bëjë reforma të thella, në mënyrë që Kosova ta ketë vendin e merituar në Evropë.

“Partitë Popullore Evropiane fituan në Bashkimin Evropian, por edhe LDK do të fitojë në Kosovë. Familja e partive tona janë të përgjegjshme sepse ne e realizojmë atë që e premtojmë”, ka shkruar Presidenti Daul në llogarinë e tij në Tweeter njofton kumtesa nga LDK .

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është i vetmi që si kryeministër i Kosovës mund të bëjë reforma të thella dhe ta forcojë vendin e Kosovës në Evropë. PPE i jep mbështetje të plotë LDK-së në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Është koha për ndryshim dhe për një Kosovë moderne”, ka thënë Presidenti Daul.

Në hapje të fushatës zgjedhore të LDK-së, që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, Presidenti i Grupit të PPE, e ka deleguar për t’i dhënë mbështetje LDK-së, njërin nga eurodeputetët më të njohur në BE dhe ish-kryeministrin e Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, i cili është zgjedhur në fundi edhe drejtor i Qendrës për Studime Evropiane.

Në tubimin e LDK-së, Dzurinda ka thënë se LDK duhet dhe mundet t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë. “LDK-ja, si një anëtar i çmuar e PPE, garanton të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës. Një ditë, në një të ardhme jo aq të largët, unë sinqerisht shpresoj se ne mund të vazhdojmë për të shkruar historinë evropiane së bashku, dhe për këtë duhet të jeni të sigurt se gjithmonë mund të llogarisni në mbështetjen e familjes PPE”, ka thënë në Prishtinë Dzurinda.

Ai ka shtuar se ashtu si shumë herë më parë, duket se ju jeni, si shoqëri, në një udhëkryq. “Nuk janë sfidat në të ardhmen që mund të duken vështirë për tu kapërcyer. Por unë jam i bindur se LDK-ja ka kapacitet për të qenë forca lëvizëse për ndryshime pozitive dhe të bëhet një shtyllë e vlerave evropiane”, ka thënë eurodeputeti Dzurinda.

Më Shumë

Pak fllad, IHMK del me një lajm të mirë për temperaturat

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26...

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Lajmet e Fundit