18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Drenoc

052Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshati Drenoc të Malishevës, përkatësisht të fazës së parë të ujësjellësit për këtë fshat. Në ceremoninë e fillimit të punimeve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, me bashkëpunëtor, ku i uruan banorët e Drenocit, për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

“Ky ka qenë një projekt i domosdoshëm, ndoshta edhe më herët, por mundësitë e komunës janë tani. Ja kemi borxh fshatit më të madh në komunën tonë, që të investojmë, ndërsa ujësjellësi është i domosdoshëm”, tha mes tjerash kryetari Begaj.

“Unë besoj se projekti do të përfundoj brenda afatit të paraparë dhe cilësia e punimeve të jetë e mirë, dhe jam i gëzuar po aq sa ju, për ndërtimin e ujësjellësit për ju, pasi nuk është thjesht projekt, por është jetike për ju”, tha Begaj, i cili kërkoi nga kryetari i fshatit dhe komisioni i fshatit, të bashkëpunojnë gjatë kryerjes së punimeve, në mënyrë që projekti të përfundoj me sukses.

Nga ana tjetër, kryetari i fshatit Drenoc, z.Nuhi Morina, falënderoi komunën, për investimin në rrjetin e ujësjellësit dhe për përpjekjet e komunës në këtë drejtim, pasi Drenoci si njëri prej fshatrave, me mungesë të madhe të ujit për pije dhe nga ana tjetër, është fshati me më së shumti banor.

Edhe punërkyesi, firma “Muratori”, ka thënë, se nëse punët ecin sipas planit dhe nuk ka pengesa të mëdha, brenda 60 ditëve, do të përfundoj ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, përkatësisht të kësaj faze.

Rrjeti i ujësjellësit, është rreth 30 kilometra, ndërsa faza e parë, e cila përfshin rrjetin brenda fshatit, është rreth 18 kilometra. Rrejti prej 30 kilometrave, kushton rreth 300 mijë euro dhe kryesisht mbulohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa pjesëmarrës do të jetë edhe Hidroregjioni jugor, me pjesën e saj, në ndërtimin dhe funksionalizimin e rrjetit.

Më Shumë

Rahovec: Arrestohet një person pas konfliktit fizik me bashkëshorten

Një person në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Incidenti nuk ka shkaktuar lëndime fizike, por policia  ka vendosur...

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Lajmet e Fundit