18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Inspektorët e Prizrenit, kundër tejkalimeve në banesa

banesat ne ortokollDiku janë vënë xhama, diku tulla apo hekura, e diku tjetër cerada. Secili është përpjekur ta rrisë apo modifikojë hapësirën e ballkoneve në ndërtesat kolektive, që ndodhen në lagjen më të urbanizuar “Ortakoll” të Prizrenit. Veprimet e tilla u kanë dhënë pamje tjetër objekteve dhe lagjes, banorët e të cilës “krenohen” kur flasin për pjesën në të cilën jetojnë. Lavdet e tilla ata i bartin edhe gjatë shitjes së patundshmërive, në këtë lokacion, që pas qendrës së qytetit është zona më e shtrenjtë.

Sipas të dhënave nga inspektorati, rreth 80 për qind e blloqeve të banimit kanë bërë tejkalime të kësaj natyre.

Inspektorati komunal, ndërkaq, ka paralajmëruar se jo vetëm që do t’i thotë ‘stop’ kësaj situate, por do të bëjë rrënimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme, për të rikthyer gjendjen ashtu siç parashihet me planin detal urbanistik në këtë pjesë.

Drejtori për Inspektorate, Bedri Bytyçi, konfirmoi për “Zërin” se kështu është vepruar pas paralajmërimit paraprak me shkrim të të gjithë banorëve, të cilëve u është kërkuar që të mos presin inspektoratin, por vetë ta rikthejnë gjendjen në normalitet, pasi kjo nuk do të lejohet.

Ndërhyrjet e tilla janë eliminuar në një objekt kolektiv, por ndaj një aksioni të tillë kanë reaguar disa banorë të rrugës “Bingeni”, duke paralajmëruar ankesa në instanca më të larta.

Njëri nga banorët e këtushëm, me kusht anonimiteti, tha se nëse ka tejkalime, inspektorati është dashur të veprojë me kohë për të parandaluar e jo të intervenojë tash, kur ata kanë shpenzuar.

“Aksioni duhet ndërpritet, pasi do ta shfrytëzojmë të drejtën për ankesë”, tha ai, derisa shtoi se veprimi kësisoj në këtë lagje nga inspektorati duhet të shtrihet njësoj në të gjithë qytetin, e jo sikur herëve të tjera, që aksione të ngjashme janë ndërprerë vetëm pas tri-katër dite.

Drejtori Bytyçi tha se aksioni përkohësisht është ndalur, për t’u dhënë hapësirë ligjore pronarëve, të cilët janë ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

“Nuk kemi qëllim vetëm të rrënojmë, por jemi këmbëngulës për të vazhduar me rikthimin e gjendjes, pasi kjo është konform planit detal urbanistik të lagjes, prandaj do t’i presim sa të shteren të gjitha ankesat e qytetarëve për të vazhduar”, tha ai

Një aksion i tillë nisi në lagjen “Lakuriqi” me ç’rast janë rrënuar disa tejkalime kryesisht në ballkone dhe anekse në objektet banesore kolektive.

Kryeinspektori prizrenas, tha se nëse lejohen tejkalimet kësisoj në lagje të urbanizuara, atëherë çfarë kuptimi do të kishin ndërhyrjet apo rrënimet ilegale, të cilat tashmë janë bërë në fshatin malor “Prevalla”, që ndodhet në bjeshkët e Sharrit.

Bytyçi tha se në banesat kolektive po shqyrtohet mundësia edhe e rregullimit apo e fasadimit të pjesëve, në të cilat ka nevojë jo vetëm pas intervenimit të inspektoratit, por edhe për shkak të kohës kur janë ndërtuar.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

Ministria e Arsimit ende nuk ka vendim zyrtar për mënyrën e furnizimit të nxënëseve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit