15.8 C
Prizren
E premte, 31 Maj, 2024

Universiteti i Tiranës, nderoi Limajn me çmimin “Doktor Honoris Causa”

limaj ne tiranUniversiteti i Tiranës ka nderuar sot me titullin Doktor ‘Honoris Causa’ politikanin kosovar Fatmir Limaj për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës dhe krijimin e shtetit të ri. Ky titull iu dorëzua Limajt, nga rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

“Ky është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime, për fakti se jam në një vend ku jam rritur”, tha Limaj në nisje të fjalës së tij.

Duke e kthyer vëmendjen tek lufta, Limaj kujtoi të gjitha sakrificat e popullit të Kosovës për mbijetesë, Limaj tha se “Nuk kujtoja që do dilnim faqebardhë”.

“Kur kthej kokën mbrapa rrëqethem po ja ku jemi të gjithë së bashku më të lirë e të bashkuar se kurrë. Fituam si komb”, tha Limaj.

Ndërsa duke komentuar akuzat për krime lufte, Limaj u shpreh se, “Nuk ngurova të dal para gjykatës së Hagës, dëshmova se lufta jonë ishte luftë për vetëmbrojtje e çlirim. Nuk ngurova të dëshmoj që kauza jonë ishte e drejtë”, tha ai.

Limaj u vlerësua për kontributin e tij që prej viteve studentore për lirinë e Kosovës, si udhëheqës i formacioneve të UCK, se ka mbrojtur moralin e UCK, duke u shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte. Ai tregoi në Hagë se lufta e popullit shqiptar ishte e drejtë, luftë e një populli që iu nënshtrua genocidit.

Ai u vlerësua ndër të tjera si një nga deputetët më të votuar në Parlamentin e Kosovës, një ndër themeluesit e PDK-së, si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë, si dhe negociues për shpalljen e pavarësisë. Ndërsa si jurist ai u vlerësua për kontributin në krijimin e shtetit të së drejtës.

Më Shumë

Peci: Bujqit e Rahovecit deri më tani janë përkrahur me 21 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron në Rahovec në shënim të Ditës së Verës ku së bashku me përfaqësues...

Zhduket një person në Malësi të Re të Prizrenit

Një person është zhdukur në Malësi të Re të Prizrenit. Ai vuan nga epilepsia . Njoftimi i policisë Prizren 15.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar...

Lajmet e Fundit