17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8582

Krasniqi: Gjithë e shkelën Kushtetutën me Gjykatën Speciale

0

JakupKrasniqi-kuvendKryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar një shkrim, ku fjalimin e Kryeministrit në Kuvendin e Kosovës me 23 prill, e quan demagogji, ndërsa thotë se askush nuk mbeti pa e shkel Kushtetutën e vendit.
Madje, Krasniqi në këtë shkrim thotë se Kushtetutën e shkelën edhe ata që duhet ta mbronin me ligj.

Për më tepër, ju sjellim shkrimin e plotë dhe të pa redaktuar, të cilin e ka postuar Kryekuvendari në profilin e tij:

Ishin disa diskutime të mbajtura në mbledhjen e 23 prillit 2014 që me shtynë të gjurmoj në fjalorë të ndryshëm domethënien e kësaj fjale me origjinë greke. Fillimisht e kërkova në Fjalorin politik të Oxfordit dhe gjeta ketë shpjegim: “… shpjegimi i sotëm i fjalës “demagog” është keqësues, si udhëheqës i një turme, me nënkuptimin se kush ngre turmën e bën ketë gjithmonë një qëllim të dobët”. Ndërsa në fjalorin e Mikel Ndrecës: “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, shkruan: “ mashtrim popullor, duke i joshur me premtime të rreme e me fjalë të bukura për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara; qëllim i njeriut me dy faqe, që ndryshe flet e ndryshe vepron”. E njëjta fjalë në Fjalorin e gjuhës shqipe, botim i vitit 2006 shkruan: “ mashtrim i të tjerëve me fjalë të bukura e me premtime të rreme për qëllime e për synime të caktuara; qëndrim me dy faqe; fjalë të bukura e të zbrazëta për të mbuluar e për të shtrembëruar të vërteten”.

Duke ndjekur shpjegimet e përmendura del se diskutimi i Kryeministrit i cili e akuzonte komunitetin ndërkombëtar “për fyerjen e madhe që po i bënte popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës” e në fund kërkonte nga deputetet votimin e kësaj “fyerje”. I ngjashëm me këtë ishte edhe diskutimi i deputetit akademik i cili thoshte se është kundër Kushtetutës votimi i Gjykatës Speciale dhe në fund votonte për të shkelur Kushtetutën, të cilën nuk do të mbetet kush pa e shkelur të ngratën. E shkelin ata që duhet ta e mbrojnë edhe me jetën e tyre. E shkelin aktin më të rend të shtetit të krijuar pas flijimeve të shumta të kombit. E shkelësit ishin: Qeveria e Kosovës, që i zhvilloi bisedimet në Bruksel për Gjykatën Speciale, Presidentja që e dërgoj Letrën zonjës Eshton dhe përfaqësuesit e popnullit që e votuan formimin e Gjykatës Speciale. Nëse të gjithë këta nuk e marrin mundimin për të mbrojtur Kushtetutën, kush tjetër duhet ta bejë ketë?
Ky shkrim i shkurtër u dedikohet të gjithë atyre që i kanë dëgjuar a lexuar diskutimet e përmendura të mbajtura në mbledhjen e përmendur në Kuvendin e Kosovës.

Në Drenoc u shënua 16-vjetori i daljes publike të UÇK-së në Pashtrik

0

perkujtimiNë Drenoc të Rahovecit u mbajt tubimi ku u përkujtua 16 vjetori i daljes publike për herë të parë i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, të pranishëm ishin kryetari i Rahovecit me stafin e vet, gjenerali i FSK-së, Enver Cikaqi, nënkryetari i Gjakovës, Ramadan Hoti, bashkëluftëtarët dhe familjarët.

Fshati Drenoc ka dhënë për lirinë e Kosovës 17 dëshmorë dhe 10 martirë, ku ka qenë edhe kazerma e UÇK-së. Në emër të bashkëluftëtarëve, foli dhe evokoi kujtimet e atyre ditëve, Vajdin Berisha, kryetar i OVL-dega në Rahovec, i cili thotë se data e daljes publike të UÇK-së është historike, pas daljes në Dukagjin, ndërkaq luftimi i njësitit tonë ka pasur në fshatin Piranë, ku kanë ngadhënjyer ndaj armikut shumëfish më i pajisur, por dëshira jonë për liri ka qenë më e madhe.

Me ndihmën e komandantit “Pesëqindëshit”, heroi kombit Mensur Zyberajt, dhe bashkëluftëtarëve tjerë, janë krijuar formacione dhe me pesë batalione, pas të cilëve është shtuar besimi se liria shpejt do të fitohet.Berisha apostrofoi edhe përkrahjen e popullatës, ndërkaq në fshatin Zatriq ka qenë i vendosur poligoni stërvitor.

Kryetari Vehapi, pasi përshëndeti gjithë të pranishmit, tha: “Jemi tubuar sot për të përkujtuar rezistencën heroike ndaj okupatorit serb, të cilit synonin shfarosjen tonë. Armiku bëri krime makabre, por edhe Drenoci me djem e vajza u organizua ndër të parët dhe kontributi dhe heroizmi i tyre u kurorëzua me lirinë e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

I gjithë populli e ka përqafuar idenë se vetëm lufta e UÇK-së mund të sjell njëherë e përgjithmonë lirimin nga kthetrat serbomadh, ndërkaq në vazhdim Vehapi spikati kontributin e nënave të Drenocit, të cilat gatuanin bukë, në cilin fshat ka vepruar edhe kuzhina për luftëtarët.

Vehapi me emra përmendi dëshmorët e rënë për liri, të cilit, siç tha, kanë shkruar faqet e historisë, në luftën e drejtë për liri, e cila luftë e ka dëbuar përgjithmonë armikun nga Kosova./RahovecPress/

Falemnderit Hashim, por në LDK ka njerëz më të bukur dhe mençur se unë!

0

EqremKryeziu-ldkDeputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Eqrem Kryeziu, i është përgjigjur kërkesës dhe lutjes, që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçin, ia ka bërë për të ndikuar në LDK, për votimin e formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës.

Ai ka falënderuar Thaçin, për konsideratën që ka treguar për t’i dalë në ndihmë.

“E pashë në portale apostrofimin që Kryeministri ma paska bërë. E falënderoj për konsideratën që ka shprehur për vogëlsinë time”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar deputetit, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prishtinë, Eqrem Kryeziu, që të ndikojë në partinë e tij, për të votuar formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

“E kisha lutur edhe Eqrem Kryeziun, të votojë për Ushtrinë e Kosovës dhe të ndikojë edhe në partinë e tij, sepse kjo nuk po bëhet për Hashim Thaçin, por për popullin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ndërkaq thotë se nuk ka parë asnjë rezervë të LDK-së ndaj Forcave të Armatosura

“Nuk kam parë asnjë rezervë të zyrtarëve të LDK-së, ndaj Forcave të Armatosura”.

“Besoj se kam ndonjë ndikim të caktuar, jo te politikanët, sepse ata të gjithë janë më të bukur, më të mençur, më patriotë e më të fortë se unë. Ndikimi im mund të shtrihet tek njerëzit që më besojnë”. /PrizrenPress.com/

 

Çmimi “Ardian Klosi” i shkon Ardian Vehbiut

0

sende qe nxirrte detiÇmimi i ndarë për herë të parë 2 vjet pas ndarjes nga jeta të publicistit, shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Ardian Klosi i është dhënë publicistit Ardian Vehbiu për veprën e tij “Sende që nxirrte deti”.

Në ditën e katërt të Festivalit të Librit dhe Artit paMUR është ndarë çmimi ‘Ardian Klosi’ për veprën më të mirë në fushën e publicistikës për vitin 2013.

Çmimi i ndarë për herë të parë 2 vjet pas ndarjes nga jeta të publicistit, shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Ardian Klosi i është dhënë publicistit Ardian Vehbiu për veprën e tij “Sende që nxirrte deti”.

Çmimi është dorëzuar nga Katerina, vajza e të ndjerit Ardian Klosi dhe është përzgjedhur nga juria me kryetar Pirro Mishën.
Në “Sende që nxirrte deti”, Vehbiu përshkruan, shpjegon e analizon marrëdhënien mistike të shqiptarëve me perëndimin. Dhe këtë gjë e bën ku nëpërmjet detajeve autobiografike, e ku nëpërmjet shqyrtimit aposteriori që i bën vetes e të tjerëve në atë botë.

Autori banon në New York ka ardhur në Tiranë, në prag të Festivalit të Librit, me një produkt të ri të tijin.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Muzeun Kombëtar, të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. / KultPlus.com

Fuele: Marrëveshja me Kosovën ia hapi rrugën Serbisë në BE

0

Fyle5-29Komisioni Evropian, në një publikim, ka listuar sukseset në punë në periudhën 2010-2014.

Në këtë botim 28 komisarët kanë hartuar një pasqyrë të shkurtër për resorët e vet e komisari për zgjerim Stefan Fuele një nga sukseset më të rëndësishme ka përmendur Marrëveshjen Beograd – Prishtinë.

Fuele ka vlerësuar se ajo Marrëveshje kontribuoi në fillimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE, njofton Tanjug, transmeton Koha.net.

“Marrëveshja historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka trasuar rrugën për hapjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE si dhe fillimin e negociatave me Kosovën për MSA-në”, ka shkruar Fuele.

Nisma për Kosovë, themelon nëndegën në Fortesë të Rahovecit

0

nisma ne fortesNisma për Kosovën,  ka filluar ta shtrijë aktivitetin e saj edhe nëpër fshatra të Rahovecit.

Përveç themelimit të Degës në Rahoveci,ky subjekt politik ka themeluar nëndegën në fshatin Fortesë, ku është zgjedhur kryesia prej 21 anëtarëve dhe kryetari i saj.

Në këtë tubim themelues të pranishëm ishin strukturat të degës së Nismës në Rahovec, kryetari Sadik Krasniqi, nënkryetari Nasip Zhuniqi dhe anëtar të tjerë të kryesisë së degës së Nismës për Kosovën në Rahovec./RahovecPress/

Historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie në arkivat amerikane

0

libri-ikonomiGazetari tregon sesi zbuloi 120 faqe të daktilografuara në Arkivin Kombëtar Amerikan, ku Ministri i SHBA në Shqipëri nga viti 1935-1939, Hugh G. Grant raportonte se çfarë ndodhte në Shqipëri

Ky libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe diplomati amerikanpërmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant). Zoti Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në vitin 1935 dhe, pas disa vjetësh, i qëlloi të bëhej dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse: zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së Mbretit Zog. Disa javë pas pushtimit, diplomati amerikan shkroi një raport të gjatë për gjithçka që pa me sytë e tij dhe ia dërgoi shefit të tij në Uashington, Sekretarit të Shtetit, Cordell Hull (Kordell Hall). “Po jua dërgoj për informacionin tuaj dhe për arkivin”, – i shkruante ministri Sekretarit të Shtetit. Ai e plotësoi dëshminë me një raport tjetër më të shkurtër, ku përshkruante periudhën deri në fund të korrikut 1939, në prag të mbylljes së legatës amerikane, si pasojë e aneksimit të Shqipërisë nga Italia.

Zoti Grant e kuptonte rëndësinë e arkivave dhe kishte bindjen se raportet e tij mund të ndihmonin për të ndriçuar këtë pjesë të historisë. “Ndoshta një ditë këto shënime mund t’i hyjnë në punë, sadopak, ndonjë studiuesi të kërrusur, që gërmon në historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie”, – shkruante ministri.

Besoj se mundimi nuk i shkoi kot. Në vitin 2010, kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar amerikan në libri ikonomiCollege Park, Maryland, i gjeta këto raporte të strukura mes shumë dokumenteve të tjera në pritje për t’u zbuluar. Kishin kaluar më shumë se shtatëdhjetë vjet nga koha kur ishin shkruar. Natyrisht, një vlerë e padiskutueshme e materialeve të tilla është se ato qëndrojnë shumë afër kohës së ngjarjeve dhe na sjellin fare pranë burimit. Rrëfimi i ministrit Grant sjell informacion të ri, të pashfrytëzuar më parë nga studiuesit. Ai mund të shihet si i paanshëm për vetë natyrën e marrëdhënieve që Shtetet e Bashkuara kishin me Shqipërinë e asaj kohe. Mendoj se ky rrëfim u shtohet me dinjitet dëshmive të tjera për pushtimin italian. Në raportet e tij, ministri Grant trajton kryesisht ngjarjet e 7 prillit dhe zhvillimet që pasuan. M’u duk me vend që, para se t’i paraqisja lexuesit dëshminë e diplomatit, të bëja një përshkrim të atmosferës në vitet dhe muajt përpara mësymjes italiane, mbi bazën e dokumenteve historike dhe dëshmive të tjera. Libri përmban fotografi dhe një shtojcë me dokumente. Të gjitha shënimet në fund të faqeve janë të miat. /Ilir Ikonomi ,mapo/

Kujt i rri mirë kostumi i politikës…

0

opinion 23Prof. Dr. Ylli Pango

Përse njerëzit janë të pakënaqur me ta dhe përgjithësisht i fusin pothuaj në të njëjtën kategori a kallëp, siç thonë. A mos vallë sepse njerëzit që kërkojnë me të drejtë zgjidhje për hallet e tyre që nuk mbarojnë kurrë duhet t’i drejtohen dikujt dhe kush më tepër se politikani e merr përsipër këtë që në momentet kur fillon premtimet parazgjedhore e në vijim sa të ketë jetën politike? Njerëzit deri më sot nuk kanë arritur e as nuk do të arrijnë të kënaqen në mos kurrë, për një kohë të gjatë, edhe sepse më e mira është e vështirë, në mos e pamundur të arrihet ndonjëherë, për të gjithë? Dhe për këtë mosarritje të përjetshme, duhet gjetur një kokë turku e kush tjetër më shumë se politikanët është i përshtatshëm a përderisa premton, gjegjës për këtë?

Por përveç këtyre arsyeve të përgjithshme që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve, ekzistojnë edhe disa tipare të tjera që mund të përgjithësohen a së paku që shfaqen tek një pjesë e madhe e politikanëve. Kështu për shembull, politikanët janë përgjithësisht më të prirur për të ndërmarrë rreziqe a për të mos iu shmangur atyre, në krahasim me njerëzit e tjerë. Aq sa mendohet se ata tentojnë të jenë në kërkim të rrezikut, sfidës, problemeve nga natyra dhe kjo përfshin edhe vënien në rrezik të jetës familjare, karrierës, madje edhe jetës për afera të ndryshme që zënë fill që nga korrupsioni, përfshirja në rrjetin e mafias apo edhe aferat që prekin jetën e tyre personale e atë intime. Të gjitha këto kanë një arsye bazale fillestare, përveç arsyeve të tjera: Politikanët tentojnë të jenë njësha, të spikatur, alfa, dhe aksesi më i madh në afera financiare, mafioze, seksuale etj.,e shoqëron natyrshëm këtë pozicion. Duke u ekspozuar kësisoj karshi aferave, rrezikut, duke u përzjerë, edhe sepse i ka mundësitë më të mëdha, në lloj-lloj aferash, rritet natyrisht probabiliteti i gabimit a i rënies së politikanit në grackë, zhurma që shoqëron rënien e tij, e për rrjedhojë edhe nëse këto raste nuk përbëjnë shumicën, përgjithësimi i njerëzve, tenton t’i fusë ata në të njëjtën kategori me të atyre që bien kësisoj.

Sipas disa teorive të tjera nuk është politikani që e kërkon rrezikun, por ai që di ta shmangë atë me mjeshtëri e duke manovruar e shitur këdo tjetër që mund të vlejë si kokë turku për të shpëtuar veten. Në jetën e tij politikani ndodhet përpara mjaft opsioneve a oportuniteteve politike a ekzekutive e për rrjedhojë mund të përpiqet të zgjedhë a gjejë më të favorshmin syresh. Dhe nëse zgjedhja a gjetja e tij, nuk rezultojnë të favorshme, sipas tij është gjithnjë faji i dikujt tjetër, që e ka bërë këtë zgjedhje a që ka çuar në mosfunksionimin e duhur të saj. Në këtë aspekt është më lehtë të shihet psikologjia e politikanit, tiparet e tij, skrupujt a mungesa e tyre, si ato që përbëjnë psikologjinë e çdo njeriu të zakonshëm të atij që arrin të kalojë në politikë apo edhe të atij që nuk arrin a që merret me punë të tjera.

Pra njeriu me të gjithë të metat e anët e tij negative, sepse të gjithë të metat, veset, mungesa e skrupujve janë në përgjithësi njerëzore, madje të përhapura në një masë shumë të madhe tek pjesa më e madhe njerëzve të cilitdo profesion a të cilësdo kategori, por të spikatura më shumë tek politikani, si në terrenin më pjellor për lulëzimin e shfaqjen e tyre. Apo sepse politikani është njeri më publik, në sy të gjithë njerëzve a më me përgjegjësi për fatet e tyre, jetët e tyre e të familjeve të tyre. Apo edhe sepse të metat e anët negative janë më të theksuara te njeriu i prirur të bëhet politikan dhe këtu arrin kulmin e vet dinakëria, hipokrizia, mungesa e skrupujve, mizoria, pragmatizmi e amoraliteti, se edhe vetë zanati është i tillë që i kërkon këto. Ashtu si dhe njeriu që vendos t’i hyjë këtij zanati i njeh këto tipare dhe e di se që të mbijetojë a superjetojë në politikë, duhet të bëhet a të jetë i tillë. Historia, përvoja, kontaktet sociale u mësojnë mjaft politikanëve në këtë aspekt dhe do të ishte naive të besoje se ka njerëz që hyjnë në politikë me idenë se atje do të gjejnë ndershmërinë, moralin, vlerat sipërore.

Në një studim tjetër psikologjik një autor më ekstremal thotë se vetë pozicioni politik, i kërkon njeriut që lufton për të, të jetë një prostitutë pa princip. Kësisoj rrjedh se është më e mundshme që njerëzit që në aspektin karakterial, përfaqësojnë që hershëm, madje pa hyrë në politikë, prostituta karakteriale pa princip, të tërhiqen natyrshëm në politikë apo nga politika dhe të zënë vend mirë aty në përputhje me karakterin e tyre. Kjo tezë ka gjithashtu bazën e saj logjike e faktike.

Është më e mundshme të ndodhë kjo, pra përputhja e karaktereve të tilla me zanatin e politikës, gjë që ka ndodhur jo rrallë, sesa të ndodhë që njerëz pa asnjë prirje të tillë, a ndryshe me principe të larta morale, të hyjnë e të transformohen kësisoj në politikë. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime të tilla që vërtetojnë rregullin, kur njerëzit të transformohen nën ndikimin e presioneve të politikës, frikës, situatave jo të zakonshme etj. Ka edhe raste të tjera kur ata cedojnë pjesërisht duke përdorur mjete e teknika pa skrupull që i njeh e i pranon vetëm politika a bota e krimit a e korrupsionit. Rasti i Abraham Linkolnit etj., janë pak a shumë të tillë, por edhe këta siç e dëshmon historia, në moment të caktuara arrijnë a detyrohen të veprojnë a të përdorin mjete a rrugë që vinë në kundërshtim me parimet morale, principet, a ato që besojnë, për hir qoftë dhe të çështjeve të drejta më të mëdha, siç ishte heqja e skllavërisë së afro-amerikanëve në shekullin 19 në ShBA. Por në përgjithësi, këto raste janë shumë më të rralla se të njerëzve që me koshiencë, veprojnë pa skrupuj në politikë se të tillë janë lindur a gatuar e politika është ajo më e gjetura, që iu është përshtatur.

Në një analizë tjetër të ashpër, thuhet madje se politika tërheq në gjirin e saj sociopatët, që nuk kanë brerje ndërgjegje për asgjë e veçanërisht ata që nuk kanë skrupuj lidhur më shfrytëzimin pa princip të njerëzve, keqpërdorimin e tyre e më pas flakjen si limon i shtrydhur, kur nuk iu duhen më a kur këtë e kërkojnë interesat e tyre politike, personale a shpesh arsye të tjera këtij lloji mbuluar me petkun e “reason d’etat” (arsye shtetërore). Shembujt këtu janë të panumërt që nga figura sinjifikative të këtij lloji si diktatorët Stalin, Mao Ce Dun, Enver e deri tek personalitetet më të spikatura të demokracive më të zhvilluara perëndimore si Francois Miterrand, etj.

Duke zbritur tek një shembull mjaft më i afërt për ne, tek ai i njërit prej kryepolitikanëve tanë aktualë. A është ai njeri që u transformua nga politika për t’u bërë politikan me të gjithë anët negative që përmbledh kjo specie; apo ishte i prirur për t’u bërë i tillë që në gjenezë, fëmini, rini të hershme e ca më tej. Njerëzit që e kanë njohur e sidomos ata që kanë punuar me të këta 20 vjet, ata që kanë provuar sharjet, fyerjet e poshtërimet e tij: kthetrat e tij, ata që janë flakur prej tij pasi janë shfrytëzuar, (dhe ka shumë të tillë), mund ta dëshmojnë këtë. Sipas përvojës së tyre, madje sipas thënieve të më të mençurve a më të shprehurve syresh, politika edhe në këtë rast ka tërhequr njeriun e përshtatshëm për së prapthi për të, njeriun që mund të trajtojë pa skrupull jo vetëm kundërshtarët e tij, por edhe njerëzit me të cilët punon, madje më tej, masa, grupe të tëra, deri tërë popullin kur t’i jepet mundësia, duke e çuar drejt problemeve të mëdha, karshi të cilave, siç tregojnë edhe bashkëpunëtorë të afërt të tij, ruan një indiferencë ekselente.

Në një aspekt tjetër, ai të cilit i vjen shansi, a e ndihmon më shumë se të tjerët aftësia për të hyrë në politikë, gjen, arrin e shfrytëzon aty ato që ka aspiruar të arrijë edhe në ndonjë fushë tjetër ku ka tentuar. Kujtoni këtu se sa liderë të njohur botërorë e këtu, kanë tentuar fjala vjen të merren me sport, me art, biznes etj. Kështu ka tentuar më parë të merret me pikturë Hitleri, ka aktruar në Hollywood Regani, ka luajtur basketboll e ka pikturuar kryeministri ynë aktual, etj. Madje edhe njerëz që nuk kanë aspiruar në këto fusha por thjesht kanë bërë si çdo njeri jetën e zakonshme, e më vonë fati i ka ndihmuar në politikë, kanë synuar të arrijnë këtu ato që qoftë edhe fshehtazi kanë ëndërruar t’i realizojnë në jetën e thjeshtë të dikurshme. Aq sa kur janë shfaqur të tillë këtu kanë mahnitur njerëzit. Jo rrallë thuhet se njeriu shfaqet i vërtetë a njihet tamam se kush është vetëm po e veshe me pushtet. E perifrazuar a e përshtatur për politikën, një shprehje e njohur mund të formulohej: “Të shoh në pushtet si je, të të them se cili je”. Megjithatë njerëzit në përgjithësi mendojnë se në pushtet prishen të gjithë dhe zor se ka politikanë a pushtetarë të mirë.

Politikanët nga ana e tyre, tentojnë të shfaqen a transformohen në pushtet në egoistë e narcistikë, deri në atë pikë sa të besojnë se çdo njeri i do sikurse ata duan veten e tyre e që secili duhet të sakrifikojë me dëshirë për t’ju siguruar atyre komfortin material, shpirtëror, pozicional. Kjo gradualisht transformon edhe më idealistët e tyre (të rrallë në politikë) në njerëz të pavëmendshëm karshi të tjerëve, karshi nevojave të tyre. Dhe ca më tej i bën të pavetëdijshëm lidhur me pasoja e veprimeve të tyre karshi të tjerëve, apo edhe për faktin se si ata realisht paraqiten përpara syve të të tjerëve, a cili është përfytyrimi i të tjerëve për ta. Dhe kjo vazhdon deri në atë shkallë e deri atëherë sa të jetë shumë vonë për të kuptuar e jo më për t’u kthyer pas a ndryshuar rrugë. Madje dhe një humbje e rëndë mund të quhet e rastit e të zgjojë a të bëjë të kuptojnë shkaqet e thella të humbjes, vetëm një pakicë politikanësh e sidomos liderësh. Kështu p.sh, çfarë ndryshimi solli humbja tek liderët tanë në cilëndo fazë të karrierës së tyre politike?

Kur e korrektuan ata shënjestrën e objektivit të tyre politik pas humbjeve të tilla? Gjithnjë shkak i humbjeve ka qenë kundërshtari me mashtrimet e tij, vjedhjen e votave a në ca raste më absurde, sipas disa politikanëve, madje edhe vetë populli fajtor, që nuk diti a nuk deshi të votojë për ta, por gaboi e votoi për kundërshtarin. Kësisoj politikani nuk ndryshon asgjë brenda vetes së tij, në grupimin e tij politik, a në atë që udhëheq. Kështu thuhet nga studiuesit në ShBA, se John Kerri nuk ndryshoi asgjë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale. E po kështu Al Gore, që sipas politologëve, humbja e bëri më të pakëndshëm. Por gjithsesi, shumica e politikanëve as nuk e ka, madje as nuk e ndjen këtë diskomfort dhe vazhdon më tej sipas të njëjtit stil. Egoizmi e narcisizmi janë ndër tiparet që ushqehen e lulëzojnë më shumë tek njeriu që merret me politikë dhe kjo është zeja që i ushqen më shumë këto.

Në Malishevë arrestohet një i dyshuar për dhunë ndaj gruas

0

Dhuna-fizikePolicia në Malishevë ka arrestuar një person,pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë, i arrestuari i gjatë sulmit fizik,i ka shkaktuar lëndime trupore gruas.

“I dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /PrizrenPress.com/

Çoliç: I kërkova falje Kosovës me performancën në Tiranë

0

Zdravko ÇoliçKëngëtari serb, Zdravko Çoliç, ka komentuar pas polemikave të shumta rreth pjesëmarrjes së tij në fesitalin “Kënga Ime” në Klan.

Colic performoi në një prej netëve të festivalit të njohur të muzikës shqiptare në Klan dhe kjo ngriti shumë polemika pasi artistët nga Kosova u larguan dhe të tjerë artistë që nuk ishin të përfshirë në festival reaguan ashpër nëpër media.

Kjo nxiti polemika të shumta, e sidomos pasi u muar vesh që edhe një lokal mban emrin e këngëtarit në Tiranë.

Tani është vet Zdravko Colic ai që ka thyer heshtjen e tij. Ai për Panorama Plus tregon se nuk ka asgjë kundër Kosovës dhe e pranon atë të lirë.

Ai pranon që ka performuar në një ngjarje që përkrahte luftën e Serbisë ndaj Kosovës dhe thotë e bëri këtë pasi që në të kundërtën do të quhej tradhtar i kombit.

“Politikën nuk e kemi përmendur fare, nuk e di pse është bërë aq e madhe në këtë drejtim. E njëjta gjë do të ketë ndodhur edhe te ju shqiptarët në rast se do t’iu ftonin në një koncert të tillë. Unë kam dëgjuar që shumë artistë shqiptarë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin ngjarjet kombëtare që kanë të bëjnë me popullin nga e ke origjinën”.

“Sikur të mos e kisha bërë unë këtë gjë, do të dilja trdhtar i kombit tim. Sa i përket kërkesës së faljes, unë personalisht as nuk kam vrarë e as nuk e kam prerë njeri, të tjerë janë ata që duhet të kërkojnë falje. Faljen unë e kërkova me ardhjen në Tiranë, ku prezenca ime tregoi se nuk kam asgjë kundër shqiptarëve”.

“Kosova është e lirë dhe ky është një realitet. Sa do e dhimbshme të jetë për dikë, duhet pranuar kjo gjë në kohën moderne. Secili ka të drejtë të krijojë të drejtat e veta, ndoshta edhe ne si popull politika na ka bërë të gabojmë”.

“Mik nuk kam ndonjë artist nga Kosova, por nëpër aeroporte më ka rënë rasti të takoj disa kur kemi udhëtuar nëpër koncerte. Nuk ua kujtoj emrat, por vetëm më bie ndërmend kur stafi im më thoshte se ja ky ose kjo është këngëtar shqiptar”, deklaroi Zdravko Colic për Panorama.