2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie në arkivat amerikane

libri-ikonomiGazetari tregon sesi zbuloi 120 faqe të daktilografuara në Arkivin Kombëtar Amerikan, ku Ministri i SHBA në Shqipëri nga viti 1935-1939, Hugh G. Grant raportonte se çfarë ndodhte në Shqipëri

Ky libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe diplomati amerikanpërmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant). Zoti Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në vitin 1935 dhe, pas disa vjetësh, i qëlloi të bëhej dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse: zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së Mbretit Zog. Disa javë pas pushtimit, diplomati amerikan shkroi një raport të gjatë për gjithçka që pa me sytë e tij dhe ia dërgoi shefit të tij në Uashington, Sekretarit të Shtetit, Cordell Hull (Kordell Hall). “Po jua dërgoj për informacionin tuaj dhe për arkivin”, – i shkruante ministri Sekretarit të Shtetit. Ai e plotësoi dëshminë me një raport tjetër më të shkurtër, ku përshkruante periudhën deri në fund të korrikut 1939, në prag të mbylljes së legatës amerikane, si pasojë e aneksimit të Shqipërisë nga Italia.

Zoti Grant e kuptonte rëndësinë e arkivave dhe kishte bindjen se raportet e tij mund të ndihmonin për të ndriçuar këtë pjesë të historisë. “Ndoshta një ditë këto shënime mund t’i hyjnë në punë, sadopak, ndonjë studiuesi të kërrusur, që gërmon në historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie”, – shkruante ministri.

Besoj se mundimi nuk i shkoi kot. Në vitin 2010, kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar amerikan në libri ikonomiCollege Park, Maryland, i gjeta këto raporte të strukura mes shumë dokumenteve të tjera në pritje për t’u zbuluar. Kishin kaluar më shumë se shtatëdhjetë vjet nga koha kur ishin shkruar. Natyrisht, një vlerë e padiskutueshme e materialeve të tilla është se ato qëndrojnë shumë afër kohës së ngjarjeve dhe na sjellin fare pranë burimit. Rrëfimi i ministrit Grant sjell informacion të ri, të pashfrytëzuar më parë nga studiuesit. Ai mund të shihet si i paanshëm për vetë natyrën e marrëdhënieve që Shtetet e Bashkuara kishin me Shqipërinë e asaj kohe. Mendoj se ky rrëfim u shtohet me dinjitet dëshmive të tjera për pushtimin italian. Në raportet e tij, ministri Grant trajton kryesisht ngjarjet e 7 prillit dhe zhvillimet që pasuan. M’u duk me vend që, para se t’i paraqisja lexuesit dëshminë e diplomatit, të bëja një përshkrim të atmosferës në vitet dhe muajt përpara mësymjes italiane, mbi bazën e dokumenteve historike dhe dëshmive të tjera. Libri përmban fotografi dhe një shtojcë me dokumente. Të gjitha shënimet në fund të faqeve janë të miat. /Ilir Ikonomi ,mapo/

Më Shumë

Kampusi i Universitetit të Prizrenit pasurohet me tabela informuese për drunjtë dhe streha për insekte

Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka vendosur tabela emërtuese për 21 lloje drunjsh si dhe dy...

Gabojnë Drita dhe Malisheva, Ballkani kthehet te fitoret, Suhareka futet në zonën e rënies

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 25-të në Superligën e Kosovës, ku kanë dominuar barazimet, ndërsa mysafirët nuk arritën të marrin fitore.  Ballkani...

Lajmet e Fundit