Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka mohuar të ketë pasur përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, por i ka quajtur vetëm mospajtime të vogla për të cilat ka thënë se do të rregullohen.
Avdyli është përgjigjur se ai së bashku me Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen janë me kauzën e drejtë të ndryshimit.
“Nuk ka përplasje, ka mospajtime të vogla, të cilat besoj se do të sanohen dhe po sanohen. Ka llafe, ka muhabete, të gjitha. Ne jemi me kauzën e drejtë të ndryshimit, e në këtë kauzë të drejtë është edhe Vjosa edhe Albini edhe Donika”, është shprehur ai në emisionin “InfoNata”, në tëvë1.
Deputeti Avdyli, po ashtu, ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prej të cilave ka thënë se pret rezultat më të lartë se 50%, pasi sipas tij çfarëdo rezultati tjetër do të ishte dështim i qeverisë.
“Çdo rezultat nën 50% për mua personalisht është dështim. Pse? Sepse kjo qeveri e ka treguar dhe merituar këtë votë, prandaj me 50%, edhe me 49%, për mua është dështim. Pas 9 shkurtit unë mendoj se do të jemi diku te 55% nuk po them 60%”, ka shtuar ai./teve1.info/
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit