6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ukraina sjell të papritura edhe për Kosovën

Petrit SelimiMe pushtimin e terminalit të trajekteve në lindje të Krimesë nga forcat ruse, situata në Ukrainë është bërë edhe më e ndërlikuar.

Për këtë, Kryeministri rus Vladimir Putin kishte thënë se nuk tërhiqet nga Krimea, ndërsa homologu i tij amerikan, Barack Obama, e kishte konsideruar këtë vendim si të gabuar dhe keqbërës për vetë Rusinë.

Gjendja e tillë jopaqësore në Ukrainë, nuk i konvenon as Kosovës. Kështu është shprehur Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, në InfoMagazinë të Klan Kosovës.

“Momentalisht, në mediat ruse është një propagandë shumë e përhapur se si rusët në Ukrainë po vriten, po shkatërrohen”.

“Po hymë në një situatë që nuk është e mirë as për Kosovën. Neve na konvenon një relaksim i situatës. Fokusi dhe shpërqendrimi Europian i NATO’s kah Ukraina, zhvendosen nga Ballkani, prandaj duhet të përgatitemi që po hymë në njëfarë faze të papritshme”, ka thënë Selimi, në InfoMagazinë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka pohuar se shtimi i konflikteve në botë e lë Kosovën të fundit për t’iu zgjidhur çështja e saj politike.

“Mediat nuk po raportojnë që ka ndonjë situatë të krahasueshme. Ne me kaçikun tonë nuk do të dalim të parët me akuza ndaj Rusisë”.

“Jemi bërë bira e fundit diplomatike, për faktin që ka më shumë situata të rëndësishme. Askush nuk po i përmend shumë sirianë që po vdesin tash e sa vjet. Njerëzit momentalisht janë pa kulm mbi kokë”.

“Asnjë vit s’po vie i njëjtë. Vjet ndodhi Siria, tash Ukraina. Duke hyrë në BE a në NATO, do të afrohet koha kur edhe Kosovës do t’i pritet të japë kontribut në reagime. Atëherë duhet jo më të dërgojmë deklarata me shkrim”, ka thënë Petrit Selimi për Klan Kosova.

Më Shumë

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit