7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Analistët: Nisma do t’ia prish hesapet PDK-së

Limaj,nismaNdonëse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se largimi i dy ish zyrtarëve të lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nuk do ta dëmtoj partinë që ai udhëheq, të njëjtin mendim nuk e ndajnë edhe analistët kosovarë.Sipas tyre, “Nisma për Kosovën”, formacioni i ri politik i formuar nga ish-nënkryetari dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së, do të tërheq pas vete më së shumti elektoratin e PDK-së, për shkak të prejardhjes së përbashkët politike.

Analisti Shpend Kursani, ka theksuar se ndikimi i nismës në skenën politike varet nga dy faktorë: nga ajo se kush do të jenë emrat që do t’i bashkohen këtij formacioni, dhe çfarë do të bëj EULEX-i me Fatmir Limajn.

Ai mendon se “Nisma për Kosovën” ka gjasë që t’i prishë punë partive tjera politike në Kosovë. “Nëse nëpër partitë tjera politike nuk ndodhin ndryshime deri në kohën e zgjedhjeve nacionale, partia e Limajt dhe Krasniqi mund të ndikojë në ndryshimin e renditjes së subjekteve politike, duke ia shtuar këtu edhe rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, të cilat dëshmuan vullnetin e qytetarëve për ndryshim”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Analisti Bexhet Shala, mendon se “Nisma për Kosovën” mund ta dëmtoj PDK-në dhe partitë tjera politike, sepse sipas tij, kjo parti synon elektoratin edhe të partive tjera politike.
Sipas tij, “për një gjë të tillë nisma duhet të ketë shtrirje vertikale dhe horizontale, nëse synon t’i marrë votat e grupeve të ndryshme të qytetarëve”.

“Partia e Limajt dhe Krasniqit është formuar në një kohë jo fort të favorshme për Kosovën, në kohën kur janë paraqitur probleme të mëdha për shtetin. Performancat e partive në zgjedhjet nacionale, në këtë rast e nismës, varet edhe nga prokuroria e EULEX-it dhe qendrat e vendosjes ne Bruksel dhe gjetiu”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Më Shumë

Lajmet e Fundit