32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Dragashi shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Në Dragash u shënua Ditën Ndërkombëtare e Vajzave me një aktivitet të organizuar nga zyrtarja për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, dhe kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, të cilët adresuan rëndësinë e përkrahjes dhe barazisë për vajzat në shoqëri, përcjell PrizrenPress.

Xheladini përgëzoi të gjitha vajzat me rastin e kësaj dite, duke theksuar se barazia gjinore është thelbësore për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.

“Të punojmë të gjithë së bashku për një të ardhme ku çdo vajzë ka mundësi të mbarimit të arsimimit, mbrojtjes së shëndetit dhe zhvillimit profesional, si çdo qytetar i barabartë në një Republikë demokratike,” tha ai, duke bërë thirrje që të angazhohemi maksimalisht që vajzat tona t’i mbështesim në çdo aspekt dhe t’i inkurajojmë për t’i ndjekur ëndrrat e tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit