21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kurti kujton Robajn: Doktor i plagëve të dëshmorëve, shpëtimtar i jetëve

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies, mjekun e shquar të luftës Shpëtim Robaj.

Kurti në shkrimin e tij thekson se Robaj ishte shpëtimtar i shumë jetëve, doktor i plagëve të shumë dëshmorëve dhe të plagosurve gjatë luftës në Kosovë.

“26 vjet më parë, në mes të fshatrave Likoc dhe Abri e Poshtme, më 30 shtator 1998, Shpëtim Robaj u vra nga plagët e shkaktuara nga shpërthimi i një mine të vendosur nga forcat ushtarake serbe. Ai po shkonte për t’i ndihmuar të plagosurit e mbijetuar nga masakra në Abri të Epërme, ku katër ditë më parë, forcat serbe i kishin masakruar 23 civilë shqiptarë të paarmatosur. Ai ishte bashkë me kolegë të tjerë, doktorë vendas dhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, mes të cilëve në atë rast u plagosën mjeku Ilir Tolaj, motra medicinale nga Zelanda e Re, Margaret Braison dhe kolegia e tyre Mirlinda Bunjaku”, shkruan Kurti.

Ai kujton se Robaj ia kishte mjekuar plagët edhe Komandantit Mujë Krasniqi, kishte kuruar plagë civilësh e ushtarësh edhe në Gradicë, Gajrak, Breshanc, Ponorc e Senik.

“Atje ku shëroi plagë lirie, atje edhe ra nga plagët e lirisë. Lavdi doktorit hero, Shpëtim Robajt, shpëtimtarit të aq shumë jetëve që e dha jetën për lirinë e Kosovës”, thekson mes tjerash ai.

Më Shumë

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit