26.8 C
Prizren
E hënë, 2 Qershor, 2025

Në Prizren fillon mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje

Me moton “Bosnje, boshnjakët e Prizrenit janë me ty”, në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, të hënën ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Bosnje e Hercegovinë.

Përveç ndihmave financiare, po mblidhen edhe gjëra ushqimore dhe veshmbathje. Kontingjenti i parë i ndihmave pritet të dërgohet gjatë kësaj jave.

Përveç individëve, ndihma ushqimore po dërgohet edhe nga pronarët e disa qendrave tregtare.

Pako me ushqime dhe veshmbathje në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, gati për t'u dërguar në Bosnje për njerëzit e prekur nga vërshimet vdekjeprurëse.
Pako me ushqime dhe veshmbathje në Qendrën Kulturore Boshnjake në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, gati për t’u dërguar në Bosnje për njerëzit e prekur nga vërshimet vdekjeprurëse.

Iniciatorja e kësaj nisme është një nga përfaqësueset politike të komunitetit boshnjak në Kosovë, Emilija Rexhepi, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre e Kosovës.

Rexhepi ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në mbledhjen e parë të qeverisë, që do të mbahet të mërkurën, do ta shtrojë çështjen e mbështetjes për Bosnjën me ndihma edhe në nivel shtetëror.

Rexhepi ka bërë apel edhe tek banorët e tjerë të nacionaliteteve të ndryshme që, brenda mundësive të tyre, të kontribuojnë në këtë aksion.

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që goditën Bosnje e Hercegovinën në natën mes të enjtes dhe të premtes, kanë humbur jetën të paktën 19 njerëz, nga të cilët 16 në jug të shtetit dhe tre në Bosnjën Qendrore.

Sipas të dhënave të Kantonit të Hercegovinës-Neretvë, ende po kërkohen nëntë persona të zhdukur nga përmbytjet.

Instituti Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) ka lëshuar një paralajmërim më 7 tetor për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që priten në pjesën më të madhe në jug të shtetit, si dhe në Bosnjën Qendrore të mërkurën, më 9 tetor, gjatë natës dhe orëve të mëngjesit./REL/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Ndalet një person në Vërmicë me 21 sfera plumbi, kishte plan t’i dërgonte në Spanjë

Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga një veturë...

Lajmet e Fundit