Policia ka bërë të ditur se është sekuestruar pistoleta me gaz.
“Me datë 26.09.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng familjar, kishin shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar”.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Një grua në Rahovec ka njoftuar policinë se është rrahur nga bashkëshorti i saj.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të cilët thuhet se po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.
Për të dyja rastet thuhet se është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe inspektorët komunalë, në fshatin Landovicë – komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aktivitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit në këtë fazë hetimore thuhet se dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.
“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në njoftim.
Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes “KonTur 2024” fillon sot në Prizren, teksa qëllimi i saj është të inkurajojë diskutimin mbi mënyrat se si qyteti mund të ruajë autenticitetin e tij dhe të mbrojë mjedisin nga pasojat negative të turizmit masiv.
Në emisionin ”Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, në një lidhje direkte Veron Tara, organizatori i “KonTur 2024” dha detaje lidhur me këtë konferencë.
“Kjo konferencë fillon sot dhe zgjatë tri ditë. Sot e kemi edhe ceremoninë e hapjes, ku do të tregojmë shumëçka për turizmin dhe do të kemi edhe performanca muzikore. Derisa nesër do të kemi dy sesione te konferencave, ku do të jenë katër panelistë të profesionit të turizmit nga qytete të ndryshme të Kosovës”, tha Tara.
Kjo konferencë përçon mesazhin se turizmi masiv mund të “zhvendosë” ose “mbyllë jashtë” komunitetet lokale, trashëgiminë kulturore dhe bukuritë natyrore, duke theksuar urgjencën për të adresuar këtë problem dhe për të gjetur një mënyrë më të qëndrueshme për të menaxhuar turizmin./rtklive
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, dhe me vranësira kryesisht në relievin malor.
Si bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 25 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj mungesës së vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në seancat e Kuvendit Komunal. Sipas këtij reagimi, Totaj ka munguar në gjashtë nga nëntë seancat e mbajtura gjatë vitit 2024.
“Sot u mbajt seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal në Prizren, dhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, përsëri mungoi,” theksoi Vetëvendosje në deklaratën e saj.
Kjo mungesë , sipas VV-së, përbën një papërgjegjshmëri të lartë dhe shkelje të qartë të detyrimeve të kryetarit, të cilat i janë besuar nga qytetarët.
Vetëvendosje po ashtu shtoi se mungesa e vazhdueshme e Totajt është një shenjë e neglizhencës së tij ndaj problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Prizrenit, që përballen me sfida të shumta si problemet infrastrukturore dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Partia kritikoi Totajn për injorimin e këtyre shqetësimeve dhe për mosangazhimin e tij në gjetjen e zgjidhjeve.
“Qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë një kryetar si Shaqir Totaj,” përfundoi reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje./PP/
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës ku pritet të zhvillohet Zona Industriale e Komunës.
Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt parapërgatitjeve për funksionalizimin e saj.
Sipas komunës, funksionalizimi i Zonës Industriale është një ndër prioritetet kryesore, duke synuar krijimin e kushteve optimale për zhvillimin ekonomik dhe industrial në vitet e ardhshme. Kjo pritet të sjellë përfitime për komunitetin lokal, përfshirë hapjen e vendeve të reja të punës.