15.8 C
Prizren
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Sekuestrohen dy kamionë në Prizren, dyshohet se përdoreshin për nxjerrje ilegale të zhavorrit

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të cilët thuhet se po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme.

Për të dyja rastet thuhet se është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Policinë e Kosovës, inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe inspektorët komunalë, në fshatin Landovicë – komuna e Prizrenit, në dy raste të ndara ka ndaluar vozitësit e dy kamionëve, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aktivitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit në këtë fazë hetimore thuhet se dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet në njoftim.

 

 

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prizren | Djali i vodhi 45 mijë euro në shtëpinë e vet, babai tronditet kur e zbulon

Vjedhjet e shumta janë shndërruar në një shqetësim shumë të madh për qytetarët në vendin tonë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje të mëdha. Të...

Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 192 aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit shtator 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e nëntëdhjetë e dy (192) aktakuza, kundër dyqind e gjashtëdhjetë (260) personave,...

Lajmet e Fundit