Home Blog Page 882

Spitali i Prizrenit organizon aktivitete për ‘Javën Botërore të Zemrës’

0

pitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka organizuar një seri aktivitetesh në kuadër të shënimit të ‘Javës Botërore të Zemrës’, me fokus në obezitetin dhe ushqyerjen e shëndetshme.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Më 26 shtator 2024, në orën 10:00, do të mbahet një takim i profesionistëve shëndetësorë me pacientë, përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, në Amfitetar, ndërtimi i QRSH (ish Enti Higjienik).

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Paneli do të përfshijë ligjëruesit Dr. Hasan Arzoallxhiu, Drejtor Mjekësor, Dr. Ali Nallbani, kardiolog, dhe Valton Saiti, endokrinolog. Aktiviteti ka për qëllim rritjen e njohurive mbi shëndetin e zemrës dhe rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Po ashtu, për të ofruar shërbime më cilësore dhe të shpejta për pacientë, Spitali ka aktivizuar Shërbimin e Kardiologjisë Intervente që nga 14 qershori 2024, duke përfshirë laboratorin e kateterizimit.

Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 25 gradë Celsius

0

ot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.

Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, demanton akuzat e Vetëvendosjes

0

Projekti i nënkalimit të qytetit, teleferiku për në Kalanë e Prizrenit, një mijë e 200 parkingje të reja e fshatrat turistikë u tha se janë premtimet që nuk janë përmbushur nga kryetari i kësaj komune.

Kështu të paktën deklaruan nga opozita në këtë qytet, Lëvizja Vetëvendosje, ku e cilësuan si të dështuar qeverisjen lokale.

E pas këtyre deklarimeve të tyre, kanë reaguar nga kabineti i kryetarit, Shaqir Totaj.

Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi thotë se tashmë kanë marrë veprime konkrete drejt realizimit të këtyre projekteve dhe se 90 për qind prej tyre janë realizuar.

“E kemi shpronësuar objektin i cili ka qenë pengesë për fillimin e këtij projekti dhe unë e ftoj opozitën me marrë pjesë tash pas disa ditësh kur e bëjmë rrënimin e këtij objekti dhe fillimin e fazës së parë të realizimit të këtij projekti. Tani te diskutimet se a do të ketë nënkalim apo zgjerim të rrugëve këto janë çështje të ekspertëve dhe ne ende nuk e kemi përfunduar dhe jemi duke e bërë një studim i cili do të na tregoj se cili është opsioni më i mirë a të kemi nënkalimi apo zgjerim të rrugëve”, ka thënë Gashi.

Opozita ka pasur kritika edhe për punimet që janë kryer që sipas tyre, nuk janë realizuar në formën e duhur.

Për këto, Gashi ka një përgjigje për opozitarët në Prizren.

“Ne në Komunën e Prizrenit kemi vetëm një projekt i cili pas shtruarjes së pjesës së parë është dëmtuar dhe e kemi detyruar kompaninë me largu komplet asfaltin e shtruar dhe ka vendosë asfalt të ri dhe pas pranimit teknik kanë filluar të bëhen pagesat. Ndërkohë, opozita duke mos pasur ndonjë argument faktik për me iu kundërvu edhe kryetarit Totaj edhe gjithë ekipit mundohet të merret me ndonjë cikrrim si kubëza, rrugica, jo cilësia, jo nuk po realizohet konform rregullave”, thotë ai.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal./tëvë1

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

LDK-ja në Dragash përzgjedh kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Dragash ka përzgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ata janë: Qamil Kollonin, Xhylferije Bahtijari-Beqiri dhe Ariana Qafleshi.

Kryetari i Degës, Dr. Bexhet Xheladini, ka uruar të gjithë kandidatët dhe inkurajoi strukturat e Degës që të angazhohen maksimalisht për arritjen e rezultateve pozitive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ofruar mbështetje të pakursyer për kandidatët nga Komuna e Dragashit dhe për kandidatët e LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun, që synon postin e Kryeministrit të Kosovës.

“Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së zgjeruar, u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe aktivizimin e strukturave për zgjedhjet parlamentare”, njofton LDK-ja në Dragash.

Qamil Kolloni – Ekonomist, një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Dragash, veteran i UÇK-së dhe aktualisht drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Komunën e Dragashit.

Xhylferije Bahtijari-Beqiri – Magjistre e Ekonomisë, asambleiste në Kuvendin e Komunës nga radhët e LDK-së dhe aktiviste për promovimin e të drejtave të grave.

Ariana Qafleshi – Mësimdhënëse dhe aktiviste e Degës së LDK-së në Dragash.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, monument dhe teksti

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Trepça shndrit mbi Yllin

0

Trepça e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 77:67 në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça arriti që t’i fitonte të dy çerekët, me një epërsi të përgjithshme në pjesën e parë  prej nëntë pikëve, ku rezultati është 44:33.

Në çerekun e parë, Trepça fitoi me gjashtë pikë epërsi, konkretisht me rezultat 23:17, ndërsa me pesë pikë e fitoi të dytin, 21:16.

E, në çerekun e tretë “Minatorët” ishin sërish më të mirë sesa suharekasit, duke e fituar atë me rezultat 20:16.

Të vetmin çerek të cilin e fitoi Ylli ishte i katërti, me rezultat 13:18.

Më i miri në parket për Yllin ishte Brown me 35 pikë të shënuara, nëntë topa të vjedhur e dy asistime, teksa te Trepça u dallua Cambridge me 20 pikë, tetë topa të vjedhur e tri asistime

Liria siguron tri pikë ndaj Besës së Pejës

0

FC Liria ka arritur sot një fitore të rëndësishme ndaj FC Besa Peja në kuadër të javës së gjashtë të Raiffeisen Liga e Parë, raporton PrizrenPress.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Xhevat Susuri në minutën e 15-të, duke siguruar tri pikët për ekipin vendas.

Me këtë fitore, Liria ka forcuar pozitën në tabelë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master

0
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025.

Sipas njoftimit të këtij universiteti në studimet postdiplomike – master mund të regjistrohen gjithsejtë 250 studentë.

“Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-it, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistrojë deri në 12%  përkatësisht deri 29 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota prej  12%  të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç”, thuhet në njoftim.

Në studimet master në Universitetin‘’Ukshin Hoti’’në Prizren mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë.

“Në kushte të barabarta, përparësi pranimi do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-Baçelor në Universitetin’’Ukshin Hoti’’në Prizren”, thuhet në njoftim, teksa sqarohet se të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës.

Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet bazuar në suksesin në studimet themelore deri në 30 % të pikëve dhe në suksesin në provim pranues deri në 70 % të pikëve.

“Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuar sipas konkursit”, thuhet në njoftim.

Aplikimi dhe paraqitja e dokumenteve mund të bëhet prej datës  25 shtator 2024  deri më datë 9 tetor 2024.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

33 vite nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës

0

Kanë kaluar 33 vite nga dita që doli albumi “Nevermind” që do të shënonte ndryshim jo vetëm në zhanrin e rokut por edhe në historinë e përgjithshme të muzikës.

Albumi “Nevermind” u ngjit në nr.1 në SHBA, në 1 nëntor. Ashtu si çdo gjë tjetër në historinë e rock-ut alternativ dhe grunge, “Nevermind” nuk ishte një sukses i papritur. Ishte forca e jashtëzakonshme e këngës “Smells like teen spirit” që projektoi Nirvana-t – dhe të gjithë lëvizjen grunge – në vëmendjen e njerëzve. Një përzierje transmetimesh në radio dhe prania e madhe e videos tashmë klasike në të gjithëpushtetshmen MTV, nxiti një furi të tillë për Nirvana-t, sa që disqet e tyre shiteshin më shpejt nga sa mund të prodhonte etiketat reparti përkatës i marketingut.

“Nevermind” rezultoi të jetë një prej albumeve jo vetëm më të shitura por edhe më me ndikim të publikuar ndonjëherë.

Brenda një viti, pjesa më e madhe e albumeve që dolën mes gushtit dhe shtatorit 1991 (“Blood sugar sex magic”, “Ten”, “Nevermind”) kishin arritur shitje stratosferike. Edhe më e rëndësishme, ishte se suksesi i këtyre albumeve dekretoi fundin e rock-ut të viteve tetëdhjetë.

Janet Billig Rich, që kish punuar si menaxhere mes të tjerëve për grupe si Nirvana, Smashing Pumpkins dhe Hole, pa me sytë e vet drejtuesit e kompanive të mëdha producente që të garonin për grupet e Seattle. “Mund të krijoje një grup dhe më pas të shkëpusje një frazë mbi ta, ndoshta duke ia atribuar atë Kurt Cobain-it. Melvins janë një shembull i përsosur. Kurtit i pëlqenin Melvins, kështu që të gjithë donin të firmosnin një kontratë me ta. Ishin të gjithë në gjendje shock-u. Në të vërtetë gjithçka ishte bërë shumë e lehtë. Ishte ekonomi e pastër. Nirvana-t ishin bërë një sistem ekonomik”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Specialja refuzon kërkesën e mbrojtjes që Isni Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri

0

Gjykata Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Isni Kilajt për të ndryshuar kushtet e lirimit të tij, të cilat janë vendosur në muajin maj të këtij viti.

Konkretisht gjyqtarja Marjorie Masselot ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që Kilajt t’i lejohet udhëtimi në Shqipëri, pasi që sipas saj, ndryshimet e propozuara nuk trajtojnë mjaftueshëm rreziqet e përshkruara në nenin 41 (6) (b) të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Në një version publik të vendimit të saj, të depozituar më 24 shtator 2024, gjyqtarja e vetme në rastin e Isni Kilajt refuzoi kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve për lirimin e Isni Kilajt, të cilat ishin vendosur në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshime të përkohshme të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtonte në Shqipëri, por gjyqtarja Marjorie Masselot vendosi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të ligjit”, njofton Specialja.

Specialja katër muaj më parë ka liruar Kilajn nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, me disa kushte ku përfshihej një dorëzani prej 30 mijë eurosh, të mos largohet nga territori i Kosovës, të tregojë për adresën e banimit dhe të japë deklarata publike në media./Express/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizren, hapet punishtja e rrobaqepësisë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”

0

Sot në Prizren u mbajt ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i punishtes së rrobaqepësisë” në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza”.

Projekti u mundësua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, dhe drejtuesit e qendrës. Projekti synon të përmirësojë aftësitë profesionale të komunitetit në këtë qendër./RTK