Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Dragash ka përzgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ata janë: Qamil Kollonin, Xhylferije Bahtijari-Beqiri dhe Ariana Qafleshi.
Kryetari i Degës, Dr. Bexhet Xheladini, ka uruar të gjithë kandidatët dhe inkurajoi strukturat e Degës që të angazhohen maksimalisht për arritjen e rezultateve pozitive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ofruar mbështetje të pakursyer për kandidatët nga Komuna e Dragashit dhe për kandidatët e LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun, që synon postin e Kryeministrit të Kosovës.
“Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së zgjeruar, u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe aktivizimin e strukturave për zgjedhjet parlamentare”, njofton LDK-ja në Dragash.
Qamil Kolloni – Ekonomist, një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Dragash, veteran i UÇK-së dhe aktualisht drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Komunën e Dragashit.
Xhylferije Bahtijari-Beqiri – Magjistre e Ekonomisë, asambleiste në Kuvendin e Komunës nga radhët e LDK-së dhe aktiviste për promovimin e të drejtave të grave.
Ariana Qafleshi – Mësimdhënëse dhe aktiviste e Degës së LDK-së në Dragash.
Marketing