9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur.

Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Munchen të dielën.

54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte erë alkooli, raporton Bild.

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-asi i Emirates “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Ish-portieri i kombëtares gjermane, ishte fotografuar më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival.

Jens Lehmann, zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë, është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.

Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400 mijë euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynihut.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vendos Presidentja: Sot dy javë seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që seancën për konstituimin e Kuvendit, ku edhe pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit të mbahet me...

Masakra e Pastaselës, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët

Në Pastaselë të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies së 106 civilëve të këtij fshati dhe dhjetëra mysafir nga fshatra...

Lajmet e Fundit