22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8889

Kosova mbetet pa ushtri

0

FSK9-30Në shtator të vitit 2012. gjenerali gjerman Erhard Drevs po përgatitej ta lë Kosovën. Pas udhëheqjes njëvjeçare të KFOR-it, gjenerali kishte vendosur që me 7 shtatorë të bënte një punë të madhe për Kosovën. Atë ditë ai kishte firmosur raportin ku thuhej se FSK –ja i ka arritur kapacitet që të pavarësohet nga KFOR-i. Raportin e kishte nisur për në strukturat më të larta të NATO-s.Raporti për të cilin ish komandanti kishte folur edhe në ceremoninë e lamtumirëse do të duhej që brenda pak muajsh ta pavarësonte Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kësisoj, institucionet e shtetit të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 të mund ta shpallnin FSK-në në ushtri të Republikës së Kosovës. Asokohe, entuziazmi se ushtria do të bëhej kishte arritur kulmin. Zyrtarët e lartë kosovarë filluan të garonin se cili po e përmend më shumë fjalën “ushtri”.

Një vit pas ushtria nuk u bë dhe zyrtarët e lartë kosovarë kanë filluar të mos e përmendin më. Arsyeja janë katër shtete të NATO-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan ‘Tribuna’. Të katër shtetet refuzojnë që të bëhet deklarata e Aleancës Veriatlantike që i mundëson FSK-së të veprojë si e pavarur. Si rezultat FSK nuk po pavarësohet nga KFOR-i dhe ushtria nuk po bëhet.

Fatmir Limajt i shtohet një deputet – Haxhi Shala zë vendin e Idriz Vehapit

0

Fatmir-limajKandidati i PDK’së për Kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi ka fituar përballë kandidatit të AAK’së, Smajl Latifit,shkruan Express.

Kjo fitore, megjithëse e rëndësishme për PDK’në, në fakt kjo parti është dëmtuar me këtë fitore, sepse vendin e Vehapit do ta zë Haxhi Shala një prej komandantëve të njohur të UÇK’së dhe mik i Fatmir Limajt i cili është në listën e pritjes.

Rigjenerimi i pushtetit vasal!

0

OpinionAbdullah Prapashtica

U mbajt rundi e dyte e zgjedhjeve lokale! Ka kohë që zgjedhjet në Kosovë mbahen pa popullin! Në zgjedhje dalin vetëm anëtarësia e partive politike e farefisi si dhe ata të stimuluar (korruptuar) me najë grosh e me najë premtim “…se ka me u be mire, në Kosovën e lirë…”!

KQZ e detyruar nga fakti se populli po i bojkoton zgjedhjet, doli me shifrën se e dhe kësaj radhe në zgjedhje kanë dal 45% të votuesve me të drejtë vote! Se sa është kjo e vërtetë tregon “numri i votuesve” në zgjedhjet e kaluara kur dolën ma shumë pjesëmarrës në votime se sa ka banor Republika e Kosovës. Në realitet pos këtyre votuesve që përmenda më lart njeri i gjallë nuk doli në zgjedhje. Por, aso kohe në vendin e tyre në zgjedhje morën pjese shume të vdekur me miratimin e KQZ dhe të diplomacisë ndërkombëtare!

Kësaj radhe “trenin” e votave të vjedhura, kryesisht në varreza, e zëvendësoi “treni bullgar”! Ata qe kishin parë vet “trenin bullgar” me 3 nëntor 2013, më shpjeguan se kur ka qenë Kryeministër Fusnota në Bullgari me i përgatit zgjedhjet, atje e kanë mësuar se si funksionon “treni bullgar” në votime! Tani po e përshkruaj se si ma shpjeguan funksionimin e “trenit bullgar”!

Kjo zhvillohet kështu”: Eshaloni i par i votuesve që merë pjesë në votime e ka për detyre që fletëvotimet e zbrazëta ti fut në xhepa dhe në kutizat e votimit të fut letra të bardha që i sjellin me veti, sa për me u dok se u votua “në rregull”.

Fiks sa është numri i fletëve të pa vlefshme aq fletëvotime janë vjedhë në këtë mënyrë nga qendrat e votimeve nga anëtarët e partive politike. Por, kjo shumëfishohet sa herë që ky cikël të përsëritet! Ato fletëvotime të zbrazëta pastaj mbushen në selit e partive politike dhe ato në eshalonin e dytë ju epen votuesve të korruptuar që e shesin votën e vet për ti fut të gatshme në kutizat e votimit. Këta e kanë për detyrë që fletëvotimet e mbushura ti fusin në kutitë e votimit, ndërsa fletët e zbrazëtat ti sjellin me veti në selinë e partive ku e marrin ryshfetin për votën e shitur! Dhe kjo përsëritet disa here me radhe nga eshalonë të tjerë që e pranojnë ryshfetin nga partitë me e shit votën e vet! Kjo vjedhje e votave është më e maskuar se herën e kaluar, por megjithatë është vjedhje e votës, sepse nuk shpreh vullnetin e lire të shtetasve!

BOJKOTIMI ËSHTË VOTË KUNDËR TË GJITHA PARTIVE POLITIKE!

Fakti i dytë që zgjedhjet i bën jo legjitime është bojkotimi i shumicës se shtetasve me marrë pjesë zgjedhje! BOJKOTIMI ËSHTË VOTË KUNDËR TË GJITHA PARTIVE POLITIKE dhe kundër këtij sistemi diktatorial autokratik dhe antidemokratik vasal. I cili në vendin ton u instalua nga sundimi i Perandorisë Globaliste të Bashkimit Europian. Përmes të Sundimit të Ligjeve diskriminuese të imponuara me dhune dhe përmes të pranisë policore e ushtarake të Brukselit në vendin ton!

Faktikisht në një vend ku ka prani të huaj ushtarake, policore, gjyqësore dhe administrator të huaj autokratik, në këto vende nuk ka mundësi elementare me u zbatua demokracia direkete as liria qytetare. Shkurt, s´ka mundësi, që në vendet që ju mohohet e drejta në VETËVENDOSJE, të realizohet DEMOKRACIA. Sepse demokracia mundet të zbatohet vetëm në vende ku gëzohet e drejta në VETËVENDOSJE!

KQZ është aty që të legjitimon rezultatin e zgjedhjeve çfarëdo qofshin ato! Bile edhe në raste kur nuk dalin më shumë se 10% të votuesve KQZ e legjitimon rezultatin zgjedhjeve, me arsyetimin “…se ata që nuk kanë dal në zgjedhje, e kanë pas dhe nuk e kanë shfrytëzua të drejtën e votës, andaj ata detyrohen me zor të pranojnë rezultatin e atyre që kanë marr pjese në votime!

Kjo farse e zgjedhjeve nuk ka shumë dallim prej organizimit të zgjedhjeve në kohën e regjimit diktatorial të Titos, kur të njëjtat fytyra të pa fytyra gjysme shekulli me radhe, vetëm se i ndërronin funksionet nga zgjedhjet në zgjedhje. Monizmin Titist tani e ka zëvendësua monizmi Ahtisarist, sepse cilado parti që të fiton, detyrimisht ka me vazhdua me zbatua Planin (antishqiptar) të Ahtisarit! Pra, kjo s´ka lidhje as me pluralizëm as me demokraci. Shqiptarëve po ju mohohen të drejtat elementare demokratike nga një regjime diktatorial politik shtypës pas te cilit është aparhejdi i Brukselit, përmes të cilës shqiptarët po mbahen të ndarë në 6 shtete dhe duke ua mohua të drejtat elementare në vetëvendosje, në sovranitet dhe në demokraci reale! Se shqiptaret janë të shtypur si popull nga porta e larte Brukselit tregon edhe fakti se ndaj tyre po përdoret REGJIMI DIKTATORIAL I VIZAVE, qe e benë vendin tone burg kolektiv të BE! Nuk ka vend ne Evropë me te shtypur politikisht se sa vendi ynë, dhe megjithatë shqiptarëve ju mohohet e drejta në strehim politik!

Besoj fort se edhe raundi i dyte i farsës së zgjedhjeve e ka po këtë funksion – zbatimin e Planin (antishqiptar) të Ahtisarit! Ky rreth i kobshëm vicioz ka me u përsërit nga zgjedhjet në zgjedhje deri ne ditën kur të përmbysët ky sistem i kalbur antidemokratik! Në pranverën e par shqiptare, me Demonstratat e vitit 1981 rinia shqiptare e përmbysi sistemin e kalbur antidemokratik titist, dhe tani po shihet qarte se gjenerata e 1981 e ka shpenzua kohën e vet, dhe se duhet liruar rrugën gjeneratës se rinise se sotme.

KAHA KA ARDHUR PËR PRANVERËN E DYTË SHQIPTARE!

Pranverën e dyte shqiptare duhet të e kurorëzon gjenerata e sotme e rinisë me një kryengritje të re inteligjente me të cilën do të e përmbys këtë sistem vasal të kalbur antidemokratik. Duke e përfundua atë me një akt të natyrshëm të bashkimin e gjitha viseve shqiptare brenda një shteti, ku vetëvendosja dhe demokracia do të mbrohen, jo vetëm teorikisht me Kushtetutë, por edhe praktikisht nga Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe nga forcat tjera të sigurisë kombëtare! Një vend i cili nuk ka Ushtri të veten, aty nuk mundet të këtë as vetëvendosje as demokraci as liri të mirëfillët, sepse në atë vend të mjere hynë dalin pa ther në këmbë edhe ushtritë armike dhe ku të huajt i përbuzin vendasit ne çdo hap duke i burgos edhe ne shtëpinë e tyre! Prandaj, Ushtria Kombëtare Shqiptare është ajo që mundet të sjell ndryshime, ashtu si solli ato ndryshime formimi i UÇK-ës dhe si kjo u ndërpre me shuarjen e saj!

Por, as atëherë nuk do të arrihet liria nëse lejohet që tirania e huaj te zëvendësohet me tiranin vendore që flet shqip e mendon brukselisht, stambollisht apo serbisht! Një popull dhe një vend munden të jen të lirë vetëm atëherë kur me Kushtetute dhe me forcën e pushtetit pamundësohet pabarazia, shfrytëzimi dhe shtypja e njerëzve dhe mohimi i lirive te tyre. Nuk ka tirani më të madhe se kur te sëmurit nuk janë te barbarët në shërimin e tyre dhe kur populli i qon fëmijët në shkolla publike e kur borgjezia e hajnave i shkollojnë fëmije e vet në shkolla private e jashtë vendit! Në një vend ku nuk ka barazi as mes fëmijëve nuk ka askush dëshirë ti rrite fëmijët e vet!

Prandaj shqiptaret duhet të i përgatiten aktit përfundimtarë të bashkimit kombëtar, dhe atë mundësisht të e realizojnë ashtu si iu realizua bashkimi i dy Gjermanive – pa as një krisëm arme dhe pa derdhjen të as një pike gjaku! Por, njëkohësisht edhe një revolucion të brendshëm me të cilin do të pamundësohet rigjenerimi pushtetit të hajnave aktual në pushtet dhe vendosja e një sistemi të barazisë së plot shoqërore! Kjo mundet me u realizua kështu nëse i terë kombi qohet në këmbë dhe kërkon me këmbëngulje VETËVENDOSJE E DEMOKRACI e BASHKIM KOMBETAR dhe BARAZI SHOQËRORE!

Por, nëse edhe atëherë dikush me dhunë donë me e ndal procesin e çlirimit dhe të bashkimit të shqiptarëve brenda një shteti dhe vendosjen e sistemit me barazi shoqërore të garantuar, duhet me u përgatit me u mbrojt nga kjo dhunë me të njëjtat mjete që ajo i imponon. Si tha ai urti: “…lumturia m´varet nga liria, ndërsa liria m´varet nga guximi…“!

Limaj: Sot ndryshuat komunën, nesër Kosovën

0

Limaj-malishevaFatmir Limaj iu është drejtuar qytetarëve të Malishevës pas fitores së Ragip Begajt në këtë qytetet.

“Unë sonte do te jem i shkurtër sepse koha e fjalëve ka mbaruar sot, dhe se tash fillon koha e punës. Unë sonte dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, për guximin dhe për shpresën që keni ngjallë në Malishevë poashtu edhe në të gjitha komunat tjera në Kosovë. Gjatë këtyre javëve që jemi takuar së bashku unë ju ftova që të besonim se ndryshimi vjen kur në guxojmë”, ka thënë Limaj.

“Unë ju ftova që ta kthejmë komunën në shërbim të qytetarëve pa dalluar askënd.

Ju ftova që t’ua kthejmë dinjitetin mësimdhënësit dhe t’ua hjekim frikën e kërcnimit e të shantazhit.

Ju ftova që fëmijëve tanë të ua hapim mundësitë për një shkollim më të mirë.

Ju ftova që bujkut tonë të ia rrisim standardin e jetesës.

Ju ftova që bizneseve tona t’ua rrisim mundësitë e zhvillimit.

Ju ftova që diasporën tonë ta bëjmë të ndihen mirë në atdheun e tyre.

Ju ftova që të bashkohemi për të dhënë mesazh atyre që u munduan të njollosin qytetarin tonë.

Ju ftova që ta hjekim frikën nga Malisheva dhe ta kthejmë vetëbesimin, lirinë dhe guximin, shpresën se vota e lirë, se shprehja e vullnetit të lirë është themel i demokracisë dhe lirisë.

Ju ftova që askush të mos frikësohet nga fjala e lirë për të cilën kemi sakrifikuar shumë.

Prandaj sot keni fituar ju të nderuar qytetarë.

Sot ju duhet të festoni dhe të gëzoheni me rezultatin që keni arritur sepse keni dhënë shembull se në demokraci ka fuqi vota e lirë me të cilën ndëshkohen ata që nuk punojnë për interesin dhe për mirëqenien e qytetarit!

Sot me vullnetin e lirë ju keni ndryshuar Komunën, kurse nesër do te ndryshoni Kosovën.

Dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe ata qytetarë që me kontributin e tyre ruajtën votën, e ruajtën procesin dhe treguan qytetari”, ka thënë Limaj.

Urime Malishevë!

0

Fatmir-limajTë nderuar qytetarë,

Unë sonte do te jem i shkurtër sepse koha e fjalëve ka mbaruar sot, dhe se tash fillon koha e punës.

Unë sonte dua të ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, për guximin dhe për shpresën që keni ngjallë në Malishevë poashtu edhe në të gjitha komunat tjera në Kosovë.

Gjatë këtyre javëve që jemi takuar së bashku unë ju ftova që të besonim se ndryshimi vjen kur në guxojmë.

Unë ju ftova që ta kthejmë komunën në shërbim të qytetarëve pa dalluar askënd.

Ju ftova që t’ua kthejmë dinjitetin mësimdhënësit dhe t’ua hjekim frikën e kërcnimit e të shantazhit.

Ju ftova që fëmijëve tanë të ua hapim mundësite për një shkollim më të mirë.

Ju ftova që bujkut tonë të ia rrisim standartin e jetesës.

Ju ftova që bizneseve tona t’ua rrisim mundësitë e zhvillimit.

Ju ftova që diasporën tonë t’a bëjmë të ndihen mirë në atdheun e tyre.

Ju ftova që të bashkohemi për të dhënë mesazh atyre që u munduan të njollosin qytetarin tonë.

Ju ftova që t’a hjekim frikën nga Malisheva dhe ta kthejmë vetbesimin, lirinë dhe guximin, shpresën se vota e lirë, se shprehja e vullnetit të lirë është themel i demokracisë dhe lirisë.

Ju ftova që askush të mos frikësohet nga fjala e lirë për të cilën kemi sakrifikuar shumë.

Prandaj sot keni fituar ju të nderuar qytetarë.

Sot ju duhet të festoni dhe të gëzoheni me rezultatin që keni arritur, sepse keni dhënë shembull se në demokraci ka fuqi vota e lirë me të cilën ndëshkohen ata që nuk punojnë për interesin dhe për mirëqenien e qytetarit!

Sot me vullnetin e lirë ju keni ndryshuar Komunen, kurse nesër do te ndryshoni Kosovën.

Dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit dhe ata qytetarë që me kontributin e tyre ruajtën votën, e ruajtën procesin dhe treguan qytetari…

I juaji,

F. LIMAJ

(Fjalim i mbajtur sot në Malishevë pas shpalljes së rezultateve)

PDK rikthen Rahovecin

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkPartia Demokratike e Kosovës, ka arritur që të rikthehet në Komunën e Rahovecit.

Burime të reporteri.net, nga atje, bëjnë të ditur se kandidati i kësaj partie, Idriz Vehapi ka fituar në garën për kryetar të komunës, përballë kundërkandatit të tij nga AAK, Smajl Latifi.

Gjithashtu bëhet e ditur, se tanimë simpatizantët e PDK-së, kanë filluar festën në këtë komunë.

Sali Asllanaj i LDK-së fitues në Suharekë

0

SaliAsllanaj-LDK-suharekeDuket se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të jetë humbsja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Deri tani humbja e saj është konfirmuar, në Pejë, Rahovec, dhe tani edhe në Suharekë. Burime të reporteri.net, nga Suhareka bëjnë të ditur, se kandidati i LDK-së, Sali Asllanaj ka fituar kundrejt Bali Muharremajt të AAK-së, me rreth 1 500 vota dallim,transmeton tribuna.

Fitorten e ka shpallur edhe Mimoza Kusari – Lila në Gjakovë. Atëherë AAK rikthehet shumë mbrapa, duke mbajtur pushtetin vetëm në Deçan dhe Junik.

Malishevë: IQM fiton bindshëm

0

inciativa ne malishevNë komunën e Malishevës duket sikur gara e balotazhit ka përfunduar. Sipas të dhënave më të reja preliminare, Iniciativa Qytetare për Malishevën pas numërimit të mbi 90 për qind të votave prin me 65.41 për qind të votave të fituara, derisa kandidati i LDK-së për Malishevën në balotazhin e sotëm ka fituar 34.56 për qind të votave.

Mehmeti i LDK-së në Dragash, pranon humbjen

0

FatmirMehmeti-ldk-dragashKandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti ka pranuar humbjen përballë kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzit.

“Të nderuar simpatizantë dhe ju anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më dhatë mua dhe partisë sonë. Para qytetarëve paraqita mundësinë për të kaluar në sfondin e ndryshimit pozitiv, por kjo mundësi nuk mjaftoi për t`u bërë realitet vizioni im. Shpresoj se udhëtimi për të bërë ndryshime nuk mbaron sot. Ne nuk ju zhgënjyem sepse nuk e qitëm në pazar komunën tonë, nuk bëmë kompromise të panatyrshme dhe nuk tradhëtuam përpjekjen për të mbrojtur vlerat kombëtare. Le të mbetet përpjekja jonë një sinjal i fort për të zgjuar ndërgjegjet e fjetura nacionale të atyre që synuan vetëm fitoren. Zoti ju shpërbleftë për përkrahjen tuaj”, shkruan Mehmeti në Facebook. /PrizrenPress.com/

Muja: Falemnderit Prizren!

0

Ramadan Muja 2

Ramadan Muja i ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë edhe për katër vitet e ardhshme. Ai tha se ndijehet i kënaqur me rezultatin e arritur në balotazh.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për besimin e dhënë. Kemi realizuar shumë projekte, por ju premtoj se do të vazhdojmë ende të punojmë”, tha Muja.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxha tha ndërkaq se fitorja e Mujës, kundër Kryeziut të LDK-së, është e madhe. “Ramadan Muja ka marrë 27 mijë vota, ndërkaq kundërkandidati Eqrem Kryeziu 22 mijë e 900 vota”, tha Hoxha. Edhe partënerët e koalicionit kanë uruar Ramadan Mujën për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Muja merr Prizrenin

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar përballë kundërkandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut.

Sipas rezultateve preleminari kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar 53 për qind, ndërkaq ai i LDK-së, Eqrem Kryeziu 46 për qind. /PrizrenPress.com/