19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8890

Zafiri pranon humbjen e Kryeziut

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i BD-së, Zafir Berisha ka pranuar se partëneri i koalicionit nga LDK-ja, Eqrem Kryeziu ka humbër përballë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja.

“ Fitorja e të pandehurit Muja është evidente edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha qendrat e votimit. Kjo është fitore e boshnjakëve, por jo e PDK-së ”, tha Berisha për Klan Kosovën.

Sipas rezultateve preleminari kandidati i PDK-së, Ramadan Muja ka fituar 53 për qind, ndërkaq ai i LDK-së, Eqrem Kryeziu 46 për qind. /PrizrenPress.com/

 

PDK-ja dhe LDK-ja në Prizren, të bindur në fitore

0

prizreni5PDK-ja dhe LDK-ja në Prizren, raportojnë se deri më tash kanë dalë fitues të zgjedhjeve të 1 dhjetorit. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha tha se deri më tash kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja prinë për 3700 vota para kundërkandidatit të LDK-së, Eqrem Kryeziut. “Deri më tash Muja prinë për 3700 vota”, tha Hoxha për “PrizrenPress”.

Edhe zëdhënësi i LDK-së , Nderim Gashi tha se kandidati Eqrem Kryeziu, prinë me mbi 300 vota para kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja. “ Deri më tash Eqrem Kryeziu prinë me mbi 300 vota?”, tha Gashi. /PrizrenPress.com/

Votuan rreth 42%, Dragashi me më së paku përqindje

0

Zgjedhjet-ks41.50% e qytetarëve të Kosovë kanë dalë të votojnë në balotazh. Këto janë të dhënat preliminare të KQZ-së pas mbylljes së vendvotimeve në të gjithë Kosovën.

Komunat që më së shumti është votuar është Parteshi, Kllokoti dhe Novobërda. Ato me më së paku përqindje janë Klina dhe Dragashi.

LDK prin në qendër të Prizrenit

0

Kutite e votimitNë një nga qendrat më të mëdha të votimit në Prizren, ka nisur numërimi i votave.

Burime të Express brenda kësaj qendre thonë se deri më tash rezultati pothuajse është në favor të kandidatit të LDK’së, Eqrem Kryeziut.

Në të njëjtën qendër, në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i PDK’së kishte një përparësi të dukshme.

PDK-ja, LDK-së: Gënjeve tërë ditën

0

PDK-logo8-07Shtabi zgjedhor i PDK-së në Prizren, ka reaguar edhe kundër komunikatës së fundit të LDK-së.

“LDK-ja, gjatë terë ditës është munduar që të gënjejë opinionin publik, kinse në disa qendra të votimit në komunën e Prizreit janë parë parregullësi të shkaktuara nga aktivistët e partive politike që nuk janë në koalicion me LDK-në”

“Shtabi zgjedhor i PDK-së, demanton rastin e publikuar nga LDK-ja, kinse në qendrën e votimit 2036a (01r), në Lubinjë të Poshtme ka parregullësi gjatë procesit zgjedhor, ngase të gjithë vëzhguësit edhe ata të DV-së dhe OJQ-ve monitoruese, theksojnë se gjithçka është duke u zhvilluar shumë mirë dhe absolutisht në këtë qënder votimi të gjithë qytetarët pa asnjë pengesë ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”

“Në qendrën e votimit 2004a, në lagjen “Kurilla”, në Prizren, po ashtu procesi zgjedhor është duke u zhvilluar konform kërkesave ligjore dhe nuk ka asnjë presion nga askush as nga zvn ministri i pushtetit lokal, z. Rifat Krasniqi, siç pretendon LDK-ja”

“Shtabi zgjedhor i PDK-së edhe një herë, kërkon nga LDK-ja dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë që ditën e sotme ta kthejnë në festë të tyre dhe në mënyrë qytetare dhe demokratike të dalin sa më masovikisht në zgjedhje të shprehin përmes votës së tyre së kush është meritor që të qeverisë komunën e Prizrenit gjatë mandatit të ardhshëm politik”./PrizrenPress.com/

 

 

LDK-ja ankohet për mënyrën e votimit në Lubinjë të Poshtme

0

LDK-logo5-23Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, ka raportuar edhe për disa parregullësi që janë shënuar në Lubinjë të Poshtme

“Në qendrën e votimit 2036a (01r) në Lubinjë të Poshtme, kryesuesi i PDK-së, Aziz Salihi, po lejon që qytetarët të votojnë pa pasur emrin në listë dhe nuk ndalet, pavarësisht kërkesës së komisionerit të LDK-së. Kryeprokurori dhe policia e Prizrenit janë njoftuar lidhur me rastin”, thuhet në një kumtesë të LDK-së.

“Në qendrën e votimit 2004a në Lagjen ‘Kurilla’ të Prizrenit, po qëndron duke bërë presion zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rifat Krasniq, nga Mamusha, i cili po tenton të imponojë vullnetin e qytetarëve për ta votuar kandidatin e PDK-së”.

Antienverizmi, “varka politike” që as merr e as shpie

0

Aleksandër ÇipaAleksandër Çipa

“Lënda e parë e guximit është koha”, shprehet në librin e vet “Sarkozy, emri i ç’gjëkafshe është?” Alain Badiou, një qëmtues këmbëngulës i historisë politike të së majtës franceze. Në fakt kjo sentencë vlen sot më tepër se kurrë, për opozitën tonë politike. Kjo opozitë është në stanjacionin e prolog-reformimit të vet pas humbjes së pushtetit qeverisës në tetë vjetët e shkuar. Është një opozitë që nuk e ka guximin e nisjes së thellë të reformimit dhe ristrukturimit të saj, por mesa duket, i ka mbetur vetëm guximi për të ripërdorur armët dhe metodologjitë e vjetra të tranzicionit konfliktual dhe ultimativ të politikëbërjes. Kjo mund të thuhet pasi merr në analizë dy segmente reagimesh të shfaqura me ngutje, dhe sidomos me zell, në harkun kohor të muajit të fundit. Kjo periudhë kohore është njëkohësisht edhe muaji i dytë i të qenët opozitë përballë një shumice majtistësh. PD e zotit Berisha, ndërsa gjendej ende në karriget qeverisëse të kohës së tranzicionit të pushtetit, u ngut të akuzonte jo pa qëllim të krijimit të një perceptimi, pasardhësen e vet në qeverisje, PS-në!

Segmenti i parë ka të bëjë me protestat qytetare që nisën pas dakordësisë së fshehur të zotit Rama për pranimin e importimit të lëndëve dhe armëve kimike nga Siria, për t’u ekzekutuar në Shqipëri. Protesta, të parat e këtij lloji në Shqipërinë postkomuniste, të cilat e detyruan kryeministrin të pranonte verdiktin e qytetarëve dhe të pësonte një “zhgënjim amerikan” me provë dhe reflektim në kohë të ardhme. Në këto protesta opozita me dy kryetarë, rendi të futej në masën e qytetarëve, por u largua prej disa protestuesve, duke e lënë aksionin në protagonizmin e OJQ-ve dhe veprimtarëve të ambientalizmit shqiptar.

Segmenti I dytë, mesa duket po nis të shfaqet pikërisht këtë fundjavë, me rastin e rishfaqjes së portretit të ish-diktatorit, prej nostalgjikëve enveristë në sfondin e ceremonisë ku gjendeshin dy krerët kryesorë të qeverisjes aktuale, zoti Rama dhe zoti Meta në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Zelli për përdorimin e këtij “grepi” politik shfaqet së pari nga ish-lidershipi i palarguar i PD-së. Në njëkohësi edhe zoti Berisha edhe zonja Topalli, (ish kryetari-kryeministër dhe ish-kryetarja e Parlamentit), japin alarmin për këtë provokim politik që u ka bërë zoti Rama. Çuditërisht me pakujdesinë më të madhe e bëjnë ndarjen në këtë përgjegjësi, mes zotit Rama dhe zotit Meta ndaj pranisë së portretit të Enver Hoxhës në sfondin ceremonial!

Partia Demokratike, që dukshëm e pa asnjë kompleks shfaqet në jetën publike e politike me një kryetar zyrtar dhe një kryetar si të palarguar, do ta ketë ende të largët, ditën e “fitimit të lëndës së duhur për të kapërcyer kohën” . Zoti Berisha është kryetari i dorëhequr, por i palarguar i PD-së. Si i tillë, vijon të diktojë axhendën, sjelljen, reagimin, gjuhën dhe aksionin politik të PD-së. Këtë gjë, në mënyrën më flagrante, e imponon edhe së fundi me atë ç’ka paralajmëroi dje zëdhënësja zyrtare e PD-së, zonjusha Vorpsi. Nëse e sheh me vëmendje tekstin e deklaratës, kupton lehtësisht se ai dekonspiron autorësinë deri dhe shkrimore, të ish-kryetarit Berisha. Një deklaratë që merr shkas nga shfaqja e fotografisë së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, por që si në kohë të kryetarit Berisha dhe me atë patetizëm, shkon gjer në ultimatum: “Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve…. Sot Kryeministri ka ikonë të tijën Enver Hoxhën, diktatorin me duart më të përgjakura në gjithë botën, për frymë popullsie…PD i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë,….”

Kjo deklaratë paralajmëron rikthimin në përdorim të armës dhe “pretekstit antikomunist e antienverist” të PD-së. Është një ripërdorim i njohur gjatë 24 vjetëve të historisë politike të PD-së e më së shumti të zotit Berisha. Kjo armë e shpeshpërdorur, mesa duket po i imponohet për ripërdorim edhe zotit Basha. PD po bie në skemën varfanjake të përdorimit të preteksteve dhe alibive, duke tentuar të shmangë vëmendjen nga nevoja akute për procesin më eminent të vetes. Opozitës i nevojitet ringritje dhe reformim i ngutshëm, dimensionim dhe formësim i kapaciteteve politike për të qenë jo vetëm në lartësinë e procesit reformues, por mbi të gjitha të funksionimit si korpus qendror i njërit prej dy establishmenteve themelore të politikës në vend. Opozita është në gjendjen e një institucioni “ku ka rënë bomba”, ku janë dy krerë dhe ka shumë “gjymtyrë”, ku ka më shumë të heshtur e të fshehur se sa të pranishëm dhe aktivë. Tentativa për t’i vënë në duar armët e antienverizmit dhe antikomunizmit, është një akt i pastër keqpërdorimit dhe humbjes së inteligjencës për të kapur dhe luajtur rolin e duhur politik. Është e stërprovuar se antikomunizmi i zotit Berisha nuk është më përmbajtësor se ai i zotit Rama. Koha e protagonizmit fillestar për shembjen e regjimit komunist dhe qesharakëzimit të mitit të Enver Hoxhës, ka mbetur pas, në krye të viteve ‘90. E sotmja është një mundësi për drejtgjykim dhe drejtpeshim se tek cili është më e lartë përmbajtja antienveriste dhe tek cili më e vlefshme propaganda antikomuniste. Antienverizmi nuk mund të jetë më një alternativë konkurrimi mes dy palëve politike apo mes protagonistëve që janë në kohë dhe raporte të ndryshme me historinë politike vetjake dhe atë të vendit. Aq më tepër nuk vlen për konkurrim politik pas 24 vjetësh jetë intensive dhe procesesh politike e integruese në rrjedhën e të cilave, Shqipëria dhe shqiptarët gjenden aktualisht edhe falë zellit kolektiv të tyre për të qenë pjesë e anëtarësuar në BE. Në këtë tentativë ripërsëritëse të antienverizmit, zoti Berisha jo vetëm që evidenton më shumë vjetrimin e arsyes politike, por krijon precedentin e një udhëheqësi që postlargimin po e përdor si riimponim politik. Këtë kosto në këtë ritentativë nuk e merr zoti Berisha, por opozita politike e vendit. Këtë kosto, më shumë se kushdo, po e pëson zoti Basha. Antienverizmi është një “varkë politike” që as nuk të merr e as nuk të shpie në ballafaqimin dhe jetën politikëbërëse. Në këtë vend është e dëshmuar gjithmonë ikja nga historia dhe protagonizmi i së shkuarës politike, por jo nga mentaliteti dhe konflikti patologjik mes vedi. Me rikthimin e fundit, në “armën-varkë” të vjetër, zoti Berisha bën propozimin e paarsyeshëm të At-themelonjësit për familjen e vet. Për këtë arsye, ai nuk mund t’i ofrojë më asgjë reformimit ideor dhe strategjik partisë së vet. Sepse siç e pohon gazetari i njohur shqiptar jashtë Shqipërie, Gazmend Kapllani: “Berisha, fatkeqësisht, nuk e bën dot këtë gjë. Ai i përket një shekulli tjetër, plot urrejtje, mllef dhe fëmijë të përbindshëm”.

Rikthimi i këtij preteksti mund të vlejë për një riprotagonizëm fragmentar dhe qesharak të zotit Berisha, por nuk është një premisë e aq më tepër arsye, për aksion politik të PD-së së re post-Berishë. Aksioni politik i saj fillon te rimbushja me ide, strategji, platformë e projekte dhe njëkohësisht te reformimi dhe ristrukturimi i menjëhershëm. Nevoja për këtë investim politik imediat, është e lidhur me procesin riformatues të kapaciteteve politike dhe opozitare të saj. Opozita që ka për kryetar zyrtar zotin Basha, mund t’i rikthehet përvojës së pak viteve më parë të PD-së, atëherë kur u promovua KOP-i i dikurshëm. Është fjala jo për të marrë një formulë përdorëse siç ngjau atëherë, prej zotit Berisha, por për vlerat reale dhe përfshirëse sikundër ishte edhe vetë zoti Basha. Një vlerë të tillë rivlerësimi dhe ripërfshirjeje duhet ta manifestojnë të dyja palët politike në këtë vend. Kjo është një pistë në të cilën kryevendoset ndërrimi i elitave si dhe fitohen e shtohen vlerat e luajalitetit dhe gjithëpërfshirjes politike. Përmes kësaj mënyre evitohet dhe përjashtohet rikthimi i “varkave” të keqpërdorura e të nxjerra në sterre nga tramundanat dhe betejat konfliktuale të tranzicionit konfliktual berishist. Rreziku i tretur dhe i balsamosur enverist, shkon me dialektikën perënduese të protagonistëve në jetën dhe historinë politike të shoqërive të lira. Zoti Berisha është një ndër protagonistët që e ka humbur shansin për t’i dhënë për ripërdorim vendit, dhe aq më tepër forcës së vet politike, armët e vjetra dhe varkat e zhvleftësuara. Prej tij më e vyer tashmë është memorialistika politike. Ajo, pra, shkrim-kujtesa e tij nuk pritet me kureshtje dhe interes vetëm nga fansat dhe familjarët e vet politik, por edhe nga shumëkush që është i lidhur me kohën dhe historinë politike të postkomunizmit shqiptar. Këtë mundësi të mbetur dhe të ardhur natyrshëm, politikani Berisha nuk mund ta shkëmbejë kurrsesi me ambicien për mision, si riprotagonist politik.

Krasniqi: Nuk e kemi arrestuar asnjë qytetar

0

Nexhiii_918535Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka mohuar lajmin për arrestimin e disa personave.  Ai tha se deri më tash nuk është arrestuar askush.

“Asnjë person nuk është arrestuar. Procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, policia nga ora 3:00 e mëngjesit ka dalë në vendvotime ku edhe është duke e bërë sigurin e votuesve.

“Mbi 600 policë i kemi angazhuar në këto zgjedhje”, tregoi Krasniqi.

Edhe kryeprokuriri i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxhaj tha se deri më tash procezi zgjedhor në rajonin e Prizrenit ka shkuar mirë.  Ai tha se procesi zgjedhor është monitoruar nga gjashtë prokurorë kujdestar. “ Kemi pasur disa raste me të cilat jemi marrë, por nuk kanë qenë raste serioze”, tha Hoxhaj./PrizrenPress.com/

Skandal në KQZ: Vidhet hard-disku i numërimit të votave

0

KQZ-valdetedakaDatabaza ku kanë qenë të ruajtura të gjitha xhirimet e kamerave në Qendrën e Numërimit të Votave të KQZ-së, është vjedhur dje nga persona akoma të paidentifikuara.
Burime të sigurta të portalit Infokusi brenda KQZ-së bëjnë të ditur se “ky skandal i paprecedent ka tronditur gjithë stafin e institucionit përgjegjës për organizimin dhe ruajtjen e të dhënave të zgjedhjeve”.

Sipas këtyre burimeve, në qendrën e numërimit të votave, numëruesit regjistrohen me një numër jo të vogël të kamerave dhe e gjithë puna e bërë aty regjistrohet dhe ruhet në hard-disk i cili është dëshmia e vetme për zbardhjen e transparencës gjatë numërimit final të votave.

Akoma nuk dihet se kush ka pasur mundësi ta ketë vjedhur hard-diskun apo për çfarë qëllimi është bërë kjo vjedhje. Por, pritet që ditëve në vijim KQZ-ja të jap informata më të hollësishme rreth këtij skandali.

Arsyeja pse po mbahet i fshehur ky skandal, sipas këtij portali, “është për faktin që të mos ndikojë në rrjedhjen normale të procesit zgjedhor të balotazhit. /Infokusi/

Rahovec, 26 për qind kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

0

Rahoveci5-22Procesi zgjedhor për balotazh edhe në Rahovec deri më tash ka shkuar mirë dhe se nuk është shënuar ndonjë problem serioz.

Në këtë qytet deri në këtë kohë kanë votuar 14357, respektivisht 26.65 për qind e votuesve.Në Rahovec Janë 34 qendra të votimit me 74 vendvotime.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit në këtë qytet në balotazh kanë mbetur kandidati I AAK-së, Smajl Latifi dhe ai i PDK-së, Idriz Vehapi. /PrizrenPress.com/