19.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8891

PDK: LDK-ja me anë të gënjeshtrave po tenton të dezinformojë opinionin

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka demantuar të gjitha akuzat e LDK-së. Sipas këtij subjekti politik, LDK-ja me anë të gënjeshtrave po tenton të mashtrojë opinionin.

“Kjo parti vazhdon që me anë të gënjeshtrave të përpiqet që të mashtrojë opinionin publik dhe atë institucional në këtë ditë ku të gjithë po bëjnë përpjekjet maksimale që të tregojmë vlera qytetare, demokratike dhe civilizuese”

“Ky subjekt politik është katandisur keqë, nën ethet e humbjes politike në Prizren, andaj me anë të komunikatave të rreme, keq-informon opinionin publik në komunën e Prizrenit”

“LDK në Prizren lanson në opinionin publik kinse, “në qendrën e votimit 2039/A, në fshatin Atmaxhë, përcjellësi i kryetarit Muja, të ketë penguar votuesit, por ne konfirmojmë se i njëjti në kohën e supozuar nga LDK-ja ka qenë dhë është i angazhuar me axhendën e kandidatit për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Ramadan Muja dhe për këtë ofrojmë edhe dëshmi publike të filmuara nga të gjitha mediat lokale dhe qendrore”

“ I njejti në kohën e supozuar ishte në shoqërim me Mujën, në qendrën vouTese 2003/A, ku ka votuar kandidati për kryetar, z. Ramadan Muja, ai gjithashtu është në detyrë zyrtare me kryetarin Muja, 24 orë”

“PDK Dega në Prizren, fton LDK-në, që të reflektojë pozitivisht rreth procesit demokratik zgjedhor dhe të mos krijoj situata të paqena, por të ushtroj me ndershmëri përgjegjësinë e vetë politike”

PDK-ja akuzon se zyrtarin e LDK-së, Haziz Hodajn për presion ndaj votuesve.

“Sa për informim ne kemi të dhëna se z. Haziz Hodaj duke shfrytëzuar bexhin e vëzhguesit, po bënë presion dhe po orienton qytetarët, se si të votojnë edhe pse ligjërisht, kandidatët për asamble nuk kanë të drejtë të prezantojnë me bexh në qendra të votimit”

“Po ashtu kjo parti përmes , Petrit Hoxha në qendrën e votimit në Vlashnje, vazhdimisht bënë presion tek qytetarët brenda qendrës votuese që të votojnë referentët e subjektit të tij politik.

“Gjithashtu kandidati nga BD në koalicion me LDK-në, Sadik Sallauka me bexh të falsifikuar ka tentuar që të jetë koordinator në qendrën e votimit 2025/A në fshatin Velezhë, ku në këtë rast është hetuar nga menaxheri i qendrës së votimit dhe janë njoftuar organet e policisë, që kanë reaguar duke e larguar nga qendra e votimit./PrizrenPress.com/

 

Ankohet LDK-ja në Prizren

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)në Prizren, ka lajmëruar disa parregullësi që janë vrejtur gjatë procesit të votimit për balotazh.

“Rreth orës 3 të mëngjesit njëri nga shoferët e Komunës së Prizrenit i ka sjellë dhe i ka dorëzuar në KKZ, pas së cilës, nga qendra 2007-A, janë lagruar komisionerët Bujar Kelmendi, Jetmir Kelmendi, Arben Lugaliu, Agim Kelmendi, Lulzim Kelmendi. Nga qendra 2014-A, është hequr Ardian Pulaj” .

“Po ashtu janë hequr 3 komisionerë nga qendra 2002-A, dhe 3 komisionerë nga qendra 2009-A. Sot, në orën 09:15, sipas përfaqësuesve tanë në KKZ, kryesuesi i KKZ-së në Prizren, Nysret Bytyqi, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë një kuti me fletëvotime dhe tri vula nga magazina ku duhet të jenë dhe e ka vendosur atë në një zyre në ambientet e selisë së Kryetarit aktual të Prizrenit. Dyshohet për manipulim të mundshëm . Për këtë është njoftuar edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në komunikatë për media.

“ Në qendrën e votimit 2039a në Atmaxhë, truproja e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, po bënë presion tek votuesit. I njëjti nuk ka të ekspozuar kartelë identifikuese si zyrtar i zgjedhjeve, prandaj, për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës në Prizren”. /PrizrenPress.com/

 

 

Jacobson: Policia dhe Prokuroria t’iu përgjigjen parregullsive

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka deklaruar sot se procesi zgjedhor për Kosovën është i rëndësishëm. Zonja Jacobson i ka bërë këto komente gjatë vizitës që i bëri një vendvotimi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Është proces i rëndësishëm. Kosova bëri një punë të mirë më 3 nëntor, njësoj siç ndodhi edhe në votimet e 17 nëntor në Mitrovicën veriore. Kështu që është e rëndësishme që ta shfrytëzojmë këtë dinamikë, në mënyrë që votuesit të dalin edhe në rrethin e dytë dhe të votojnë, kurse partitë politike të sigurohen që e gjithë puna të jetë në harmoni me ligjin”, tha ambasadorja amerikane.

“Ndërkaq policia dhe prokurorët të tregohen të gatshëm të reagojnë ndaj të gjitha parregullsive, sikurse edhe mediat që të raportojnë drejt”, deklaroi Jacobson, transmeton REL.

Ajo tha se nga ambasada Amerikane do të jenë dy ekipe që do të vizitojnë qendrat e votimit edhe në veri të Mitrovicës, kurse ajo vetë do të ketë një agjendë të ngjeshur me vizita nëpër qendra të ndryshme votimi nëpër Kosovë.

“Kam kënaqësinë që unë mund të luaj rolin tim, duke qenë vëzhguese sot. Sapo ka filluar dita dhe është ende herët, por unë planifikoj të udhëtoj nëpër komuna të ndryshme dhe të vizitoj qendrat e votimit”.

“Njësoj do të veprojnë edhe njerëz tjerë nga stafi i Ambasadës Amerikane si dhe ata të vendeve evropiane, ekipe vendase e ndërkombëtare”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.

Ngec puna e Komisionit për verifikimin e kategorive nga lufta e UÇK-së

0

UCK-rreshtPuna e komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së vazhdon të ngecë.

Ka më shumë se gjashtë muaj që ky komision nuk është mbledhur, derisa gjatë gjithë kësaj kohe munguan edhe arsyetimet se pse po ndodh një gjë e tillë, transmeton KTV.

Agim Çeku, i cili udhëheq me këtë komision që nga largimi i Azem Sylës, thotë se shkaku i ngecjes mbrapa në funksionimin dhe punën e këtij komisioni kanë qenë çështje teknike.

Çeku tregon se ka thirrur mbledhjen e këtij komisioni, që do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm.

Por, kryetari i OVL-së së UÇK-së thotë se këto nuk mund të jenë arsye, derisa hedh kritika të shumta në adresë të udhëheqësve.

Kritika për këtë hedh edhe shoqëria civile, sipas së cilës, kanë kaluar gjithë këto vite që nga përfundimi i luftës dhe ende ata njerëz që kontribuuan nuk po i marrin meritat që u takojnë.

Kryeministri Thaçi, ngushëllon familjen Konushevci

0

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Konushevci me rastin e shuarjes së jetës së poetit dhe studiuesit të shquar Abdullah Konushevci.

“Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin pë shuarjen e jetës së poetit, kritikut, studiuesit dhe letrarit të shquar, Abdullah Konushevci.

Abdullah Konushevci ishte dhe do të mbetet ndër profilet më të kultivuara intelektuale albanologjike, një nga penat më të mprehta, që me erudicion dhe saktësi lazerike ka lënë gjurmë të përjetëshme në letërsinë shqipe.

Vdekja e hershme e Abdullahut është humbje e madhe e familjes dhe miqve të tij, është humbje një talenti, intelektuali dhe dijetari të përmasave kombëtare.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Lajmëro parregullsitë falas në 500 88

0

Lajmero parregullsiteEdhe sot, qytetarët e Kosovës, në 25 komuna mund të votojnë dhe vëzhgojnë, duke raportuar çdo parregullsi që shohin kur ata të votojnë, në numrin 500 88, krejtësisht falas.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, është e gatshme të pranoj mesazhe nga çdokush që mund të vërejë çfarëdo që ata konsiderojnë se është parregullsi.

Për raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 3 nëntor, në numrin 500 88 kishin arritur më shumë se 10 mijë mesazhe, ndërkaq 6 mijë e 152 prej tyre ishin konsideruar si valide.

Në Prizren fillon pa pengesë procesi zgjedhor

0

Zgjedhjet-ksProcesi  zgjedhor në Prizren ka filluar me kohë. Zyrtari i KKZ-së, Ilir Baldedaj tha se deri më tash nuk është vërejtur asnjë pengesë .

“Në ora 6:00  në të gjitha vendvotimet ka shkaur matriali i zgjedhjeve”, tha Baldedaj.

Sipas tij, në ora 7:00 në të gjitha vendvotimet ka filluar porcesi i votimit në mënyrë të rregullt.

Në  balotazh kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit,  Ramadan Muja dhe ai i LDK-së, Eqrem Kryeziu. /PrizrenPress.com/

 

 

 

Rezultatet, dy orë pas mbylljes së vendvotimeve

0

ShqipePantina-DnVNë raundin e dytë të votimeve për zgjedhjet lokale, i cili do po zhvillohet sot, rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka angazhuar rreth 1600 vëzhgues, të cilët do të raportojnë për çdo parregullsi që do ta vërejnë në qendrat e votimit.

Shqipe Pantina, anëtare e Bordit të “Demokracisë në Veprim”, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” bën të ditur se ky rrjet i OJQ-ve do t’i publikojë rezultatet preliminare për shtatë komunat më të mëdha të vendit dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, përkatësisht rreth orës 21:00 të ditës së diel.

Ajo thotë se kërkohet një efikasitet më i madh i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shprehet e zhgënjyer me faktin se si ky institucion edhe pas një muaji, nga raundi i parë i votimeve, nuk ka publikuar rezultatet për asambletë komunale.

Ndërron jetë poeti Abdullah Konushevci

0

Abdullah KonushevciSot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 55 – vjeçare, vdiq poeti dhe studiuesi ynë i shquar Abdullah Konushevci.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban mbledhje komemorative sot, më 1 dhjetor 2013, në ora 12, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Varrimi bëhet po ashtu sot në varrezat e Prishtinës.

Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë.

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë pëkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë.

Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingway, Tagore, Ludo Hupperts etj.

Krijimtaria letrare Abdullah Konushevcit, veçan poezia, me rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, Fyellin Magjik që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Konushevi botoi këto vepra:
–  “Pasqyrë dhe diell” (poezi,1979),
–  “Rënia e mollës” (poezi, 1981) ;
–  “Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983);
–  “Loja e strucit” (poezi, 1987);
–  “Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990);
–  “Pikat AD” (poezi, 2002);
–  “Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011);
–  “Lutje dashurie” poezi,
–  “Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009),
–  “Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008);
–  “Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008);
–  “Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011),
–  “At Gjergj Fishta” (2011) ;
–  “Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013);
–  “Toponomia e Gallapit” (2013) dhe
–  “Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013)

Mbi 5 mijë polic të angazhuar sot

0

Policia kosovesPolicia e Kosovës ka angazhuar 5 mijë e 100 zyrtarë policorë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani tha se plani operacional parasheh krijimin e kushteve normale gjatë gjithë procesit.

Ndërkohë për shkak të rrethanave specifike në veri të vendit, Policia e Kosovës do të bashkërendojë masat dhe veprimet me EULEX-in dhe KFOR-in në atë pjesë.