2.7 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Kuçi: Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj

Kuci-PhilipBreedloveMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas takimit me Komandantin Suprem të NATO-së për Evropë, Gjeneralin Amerikan, Philip Breedlove, tha se në këtë takim është diskutuar për synimin e Kosovës që Forca e Sigurisë të shndërrohet në ushtri, por që kjo do të ndodhë në koordinim me NATO-n. Ai tha se Kosova e meriton të ketë ushtrinë e saj sikurse të gjitha shtetet e tjera.

Në këtë takim nuk është dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të shndërrohet Forca e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ministri i Drejtësisë Kuçi, tha se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku është përmendur qëllimi dhe synimi i Kosovës për Forcën e Sigurisë.

“Ne dëshirojmë të kemi kapacitete të plota si shtet sovran, është përmendur natyrisht dëshira jonë që ta kemi ushtrinë e Kosovës. Po ashtu është përmendur që këtë do ta bëjmë në koordinim me NATON. Nuk do t’i befasojmë me vendimet tona, sikur që do të tentojmë t’i bindim që Kosova e meriton ta ketë ushtrinë e vete sikur të gjitha shtetet e tjera”, tha ai, transmeton RTK.

Por, se kur do të ndodh që Forca e Sigurisë së Kosovës mund të shndërrohet në Ushtri, Kuçi tha se ky do të jetë një vendim i përbashkët i Kosovës me NATO-n.

Në anën tjetër, gjenerali Breedlove ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin korrekt që Kosova dhe Forca e Sigurisë së sajë kanë me KFOR-in dhe për kontributin e përbashkët për paqe dhe stabilitet.

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në Dragash, hajnat marrin një arkë nga objekti

Mbrëmjen e së enjtes në Dragash raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt, nga ku kanë vjedhur një arkë. Policia...

Rritet interesimi për qasje në dokumentet publike të Komunës së Prizrenit, 181 kërkesa në vitin 2024

Kërkesat e palëve të ndryshme për qasje në dokumentet publike të Komunës së Prizrenit gjatë vitit të shkuar kanë shënuar rritje krahasuar me vitin...

Lajmet e Fundit