11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Baraliu pret fushatë të qetë, fer e demokratike

MazllumBaraliuPak ditë para se qytetarët e Kosovës t`u drejtohen qendrave të votimit për raundin e dytë, më 1 dhjetor, analisti Mazllum Baraliu nuk pret që të ketë ndonjë fushatë me gjuhë të urrejtjes ose ndonjë situatë tensionuese midis kandidatëve ose partive politike që garojnë në këtë raund.

Baraliu ka thënë për Kosovapress se pret një proces të qetë, fushatë të qetë, fer e demokratike

Ai beson se do të ketë ndryshime në disa komuna të Kosovës, duke shtuar se pret që të ketë rezultate që i kanë merituar subjektet politike në komunat e caktuara.

Baraliu ka thënë se në bazë të definicioneve dhe praktikave të mëhershme nuk pret që numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje të jetë i madh krahasuar me datën 3 nëntor.

“Nuk pres që do të ketë përqindje më të madhe të votuesve, për nga definicioni dhe praktika zakonisht në raundin e dytë janë më pak votues, por për më tepër edhe moti si duket do të jetë i ftohtë dhe mund të pritet numër më i vogël në votime”, ka thënë ai.

Baraliu, tërë procesin zgjedhor që nga 3 nëntori e ka vlerësuar si një proces i qetë, pa probleme serioze, në kuptimin e mbarëvajtjes së një procesi.

Ai ka thënë se procesit zgjedhor një hije të zezë i kanë qitur një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme dhe një numër i madh i ankesave, që sipas ish kreyshefit të KQZ, nuk i ka trajtuar askush.

“Ndonëse u mendua se procesi ishte i organizuar mirë dhe pa probleme në kuptimin teknik dhe legjislativ e të tjera, por në të njëjtën kohë kishte shumë ankesa dhe ato ankesa nuk u trajtuan ende nga askush. Kemi diku 11 mijë ankesa përmes mesazheve, ato janë një pjesë e rëndësishme që e ngarkojnë procesin, pastaj mbi 100 mijë fletë votimeve të pavlera, pastaj ndërhyrjet e ndryshme në forma të ndryshme të cenimit të ndikimit të procesit edhe nga aspekti i eksponentëve politik, madje, edhe nga Beogradi në pjesë të caktuara që nuk mund të legjitimojnë kuptimin demokratik të plotë të procesit”, thotë ai.

Analisti Baraliu ka thënë se mosvetëdijesimi dhe fushatat senzibilizuese për qytetarët e Kosovës se si të votohet ka ndikuar në numër kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme

Ai ka vlerësuar se KQZ si edhe herëve të tjera, si në dy palë zgjedhjet e fundit, fatkeqësisht, nuk ka arritur të organizohet mirë.

Ai thotë se ka pasur mjaft dramacitet brenda KQZ-së dhe probleme të natyrave të ndryshme në funksionimin e KQZ-së si një institucion i pavarur kushtetues.

Baraliu ka thënë se pret që edhe në raundin e dytë numri i vëzhguese dhe organizatave të ndryshme joqeveritare që do ta përcjellin procesin të jetë i madhë, në mënyrë që të mos ketë ndonjë manipulim eventual të votave.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit