11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Sa anëtarë do t’i ketë KK i Prizrenit?

prizreni5Publikimi nga portali “Gazeta Expres” i një raporti dhe linku nga Qendra e Numërimit të Votave rreth rezultateve të zgjedhjeve lokale për kandidatët e Kuvendit të Komunave, që fillimisht mendohet të jetë jozyrtar, jep të kuptohet se organi më i lartë lokal i Prizrenit në përbërje ka 14 subjekte politike.

Nga tabela e publikuar del partia që më së shumti mori vota, PDK-ja ka siguruar 11 këshilltarë, ndërsa pas vijnë LDK-ja me 10, Bashkimi Demokratik dhe koalicioni AAK-LDD nga 4, Lëvizja Vetëvendosje dhe KDTP ( Partia Demokratike Turke) nga 3 vende.

Partitë boshnjake NDS dhe VAKAT kanë nga 2 këshilltarë, ndërsa me nga një këshilltar do të përfaqësohen Partia Konservatore e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare për Prizrenin, Partia turke KTAP (Kosova Turk Adalet Partisi) si dhe ajo e komunitetit boshnjak CDU (Centar Demokratske Unije).

Ndryshe PDK-ja, që prej vitit 2008 mban qeverisjen në këtë komunë, pas zgjedhjeve të fundit në Kuvendin e Prizrenit do t’i ketë 11 ulëse, apo një më shumë se LDK-ja, që deri në balotazh llogaritet si opozitë.

Çudit fakti se në raportin e publikuar, numri i kuvendarëve në Prizren është rritur për 4 ulëse, ndërsa përbërja e ardhshme e Kuvendit të Prizrenit do ketë 45 këshilltarë komunal, të cilët përfaqësojnë 14 subjekte politike, përfshirë këtu një Iniciativë Qytetare.

Ilir Baldedaj, zyrtar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, tha se në disa raste KKZ ka rezultate, të cilat bien ndesh me ato të publikuara në këtë rast, ndërsa sa i përket numrit të vendeve ai tha se ne bazë të shkresës zyrtare të KQZ Prizreni ka 41 këshilltarë të Asamblesë.

Edhe Kujtim Gashi, zyrtar në degën e PDK-së, tha se ndonëse të dhënat e publikuara janë të përafërta, numri i ulëseve në Kuvend, sipas numrit të banorëve, është përcaktuara nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo mund të bëjë ndryshime eventuale.

Referuar të dhënave të publikuara, del se anëtarë të rinj të Asamblesë në Prizren nga PDK-së janë Nijazi Kryeziu, që ishte bartës i listës, pastaj Alush Shala, Shukri Çuni, Shaip Buduri, Kujtim Gashi, Kastriot Krasniqi, Masar Shala, Luljeta Veselaj, Lumnije Rakaj, Fahrije Bytyqi dhe Agnesa Bytyqi.

LDK-ja përfaqësohet nga Mybera Mustafa (bartëse e listës), Eshref Memaj, Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj, Qemajl Krasniqi, Salajdin Fanaj, Hanefi Muharremi, Kimete Hoxha, Latif Dakaj dhe Naxhije Memaj.

Pjesë e Bashkimit Demokratik janë Osman Hajdari, Skënder Susuri, Ganimete Hoxha dhe Lirije Bytyqi, ndërsa koalicioni AAK-LDD përfaqësohet nga Fatmir Kastrati, Bujar Nerjovaj, Emine Avdyli dhe Vjollca Kabashi.

Pjesë e Asamblesë komunale për herë të parë, do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje, me Artan Abrashin, Drita Millakun dhe Arbër Rexhajn.

Duke qenë bartës të listës, të drejtën për të qenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit e kanë edhe Munir Basha, nga Partia Konservatore e Kosovës, Naser Bresa nga AKR, Azam Dida nga Partia e Drejtësisë dhe Fadil Kryeziu, nga Nisma Qytetare për Prizrenin.

Sa u përket partive të minoriteteve, më e përfaqësuar doli KDTP (Kosova Turk Demokratik Partisi), me Levent Busin, Sencar Karamucon dhe Sevil Kazazin, pastaj Nova Demokratska Stranka (NDS) me Oruç Karadollamin dhe Ermina Jonuzin, ndërsa KTAP-ne turke e përfaqëson Cemil Luma dhe Mercan Osmani, do ta përfaqësojë CDU-ne boshnjake.

Sido që të jetë mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë nga publikimi që pasohet me mundësi të ankesave nga kandidatët, e më pas edhe certifikimi i rezultateve, që edhe rrumbullakon procesin votues./Zëri/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit