Greqia e do Kosovën në BE

DimitriosMoschopoulosShefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitrios Moschopoulos në prononcim për Radio Dukagjinin ka thënë se Greqia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se shteti i tij është në dijeni se anëtarësimi në BE përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, dhe gjitha proceset që kjo rrugë përfshinë. Ju e dini se në Bashkimin Evropian të gjithë e njohin njëri tjetrin. Nuk ka anëtarësim pa njohje. Ne e dimë shumë mirë këtë”, ka thënë Moschopoulos i cili ka shtuar se “Ne jemi në një pozitë ku nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por jemi në dijeni se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian e bën të pashmangshme njohjen e shtetit tuaj”.

Moschopoulos ka theksuar se Greqia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe ka potencuar se shteti i tij e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në shumë institucione ndërkombëtare.

Më Shumë

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit