10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Lufta e Tretë Botërore” fiton “Katarina Josipin”

000“Lufta e Tretë Botërore” me shifër “Egoboka” është teksti që ka fituar në konkursin për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”, të organizuar nga Teatri Kombëtar. Ndërkaq vendi i dytë i është ndarë dramës “Fabrika e kukullave” me shifrën 1011459249, si dhe në vendin e tretë “Kasetat” shifra “Amadeusi”.

Në një konferencë për media, juria e këtij konkursi në përbërje të Ag Apollonit, kryetar, Burbuqe Berishës, Ismet Azemit, Liri Camit dhe Emin Eminit, bëri të ditur emrat e dramave fituese, duke thënë se teksti fitues i çmimit “Katarina Josipi”, është tekst potencial i cili do të inskenohet në njërën nga sezonet artistike të Teatrit Kombëtar.

Në konkurs kishin konkuruar gjithsej 44 drama. Ag Apolloni kryetarë i jurisë, ka thënë se dramat të cilat kanë konkuruar nuk kanë qenë në nivelin e duhur, kjo pasi që sipas tij shpesh është abuzuar me konkursin “Katarina Josipi”

“Në krahasim me të gjitha dramat e tjera konkurente, drama “Lufta e Tretë Botërore” është e vetmja që përmbush kriteret e mirëfillta dramaturgjike, duke qenë e këndshme për lexim, atraktive për inskenim dhe e thellë në motivim” ka thënë Apolloni. Ndërkaq ndër dramat e përzgjedhura në rrethin e ngushtë ishin edhe “Procesi”, i shifrës “Rks 25”, “E fshehta drithëruese”, shifra “Neë Year”, dhe “Dashnorët”, shifra “Parisi”.

Emin Emini drejtori artistik i Teatrit Kombëtar, ka folur për qëllimin që synohet të arrihet nëpërmjet këtij konkursi. “Teksti i dramës fituese meriton plotësisht vendin e parë. Nëpërmjet këtij konkursi synohet që të stimulohen më shumë krijuesit e dramave” tha Emini.
Juria duke arsyetuar çmimet që ka ndarë për tekstet e dramave fituese, ka thënë se ato kanë karakteristikat e veta dhe sipas tyre këto tri drama janë kurora e këtij konkursi.

“ Drama “Lufta e Tretë Botërore”, e përzgjedhur për çmimin e parë për dramë origjinale shqipe, është një gërshetim i tradicionales me modernen, ka bër të ditur Apolloni. Ky është edicioni i pestë ma radhë i konkursit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Me këtë rast çmimit të parë do t’i ndahen 3600 euro, të dytit 2400 euro dhe vendit të tretë 1200 euro. Ndërkohë, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën me 9 nëntor, në ora 12:00 në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovë/Zëri/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Lajmet e Fundit