22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Në Prizren, përgjysmohen aksidentet fatale

Aksident 1Njëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë këtij viti në aksidente trafiku në rajonin e Prizrenit, që është gati përgjysmë më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Megjithatë, ka ngritje të numrit të personave që kanë pësuar lëndime trupore, të rënda apo të lehta.

Ndër aksidentet më të rënda gjatë kësaj periudhe llogaritet ai që ndodhi dy javë më parë në rrugën Prizren-Prevallë, kur një veturë humbi kontrollin, dhe pastaj u rrokullis në një humnerë rreth 100 metra, diku mbi Fshatin e Epërm (Gornje sello) dhe vetura mori flakë, andaj vozitësi mbeti i djegur brenda.

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në aksidente fatale në rajonin e Prizrenit vdiqën 11 persona, por shifrat tregojnë se numri i tyre pothuajse është përgjysmuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur 21 persona humbën jetën në aksidente.

Zyrtari për media pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, konfirmoi për “Zërin” se gjatë dhjetë muajve të këtij viti janë regjistruar afro 900 aksidente. “Lëndime të rënda kanë marrë 119 persona, ndërsa numri i atyre me lëndimeve trupore dhe dëme materiale ka qenë më i madh”, tha ai.

“Sidoqoftë, numri i aksidenteve mbetet i lartë. Ato rriten sidomos gjatë kohës së pushimeve verore dhe në periudhat e organizimeve të shpeshta, dasmave dhe ceremonive të tjera, të cilat reflektojnë në sigurinë në trafik. Njëkohësisht janë shtuar lëvizjet edhe për shkak të autostradës dhe shfrytëzimit të pikëkalimit të Vërmicës për në Shqipëri”, tha kapiten Berisha.

Si shkaktar kryesor të aksidenteve, në të shumtën e rasteve, policia ka veçuar mungesën e kulturës në trafik, pastaj mosrespektimin e rregullave dhe rrethanave nga pjesëmarrësit në komunikacion. Këto dhe faktorë të tjerë, një farë forme, rrugët tona i kanë shndërruar në vija të vdekjes, apo gjymtimit dhe shkatërrimit të pasurisë.

Lulzim Shala, komandant i sektorit të trafikut në policinë e Prizrenit, thotë se në të shumtën e rasteve viktima kanë qenë vozitësit, ndërsa si shkaktar del të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet dhe rrethanat e rrugës dhe kohës.

“Në shqiptimin e gjobave ka ngritje prej 16 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2012”, tha ai, por gjoba nuk është i vetmi mjet që mund të sigurojë më shumë rregull e rend në trafik. Sidoqoftë, sipas inspektorëve komunalë të trafikut, shumica e aksidenteve ka ndodhur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së paraparë.

Më Shumë

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Lajmet e Fundit