18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

VV në Malishevë: Të ndëshkohet me votë krimi dhe korrupsioni

Krasniqi-Marali-PagarusheLëvizja Vetëvendosje! ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale përpara banorëve të fshatrave Marali dhe Pagarushë të Malishevës. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi, shprehu atë çfarë synon që të arrijë Vetëvendosje! me këtë program, dhe cili është synimi kryesor.

“Nëpërmjet Alternativës jemi munduar të vendosim një raport të ri me qytetarin, me ju: atë që Komuna është e përbashkëta, në të cilën të gjithë kemi pjesën tonë dhe ata që zgjidhen për të drejtuar janë vetëm shërbëtorë publikë. Jo si deri më tani, që Komunën e kanë trajtuar si pronë private dhe të paarritshme për qytetarin”, tha Krasniqi. Më tej, ai vazhdoi duke shprehur prioritetet e Alternativës në përgjithësi, dhe për fshatin në veçanti. Mbi të gjitha, ai theksoi drejtësinë në qeverisje, e cila mund të arrihet nëpërmjet transparencës, vullnetit pozitiv dhe ndihmës së pazëvendësueshme të qytetarëve. “Në çdo hap të qeverisjes tonë, zotohemi të shoqërohemi nga transparenca, përgjegjshmëria, profesionalizmi dhe shërbimi i drejtë për qytetarët”, u shpreh Krasniqi.

Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Krasniqi vazhdoi duke thënë se Alternativa qeverisëse lokale e Vetëvendosjes është shumë e zgjeruar, por tre janë shtyllat kryesore, të cilat do të sigurojnë një zhvillim të madh për Komunën dhe mirëqenie për qytetarin. “Së pari është drejtësia, e cila nënkupton transparencën, institucione publike apartiake dhe përgjegjshmëri në shërbimet ndaj çdo qytetari; së dyti zhvillimi ekonomik i Komunës, nëpërmjet investimeve afatgjata në bujqësi dhe sektorë të tjerë fitimprurës; së treti përkujdesja sociale, duke u zotuar për një shërbim social dinjitoz për çdo qytetar pa përjashtim”, tha ai. Sipas tij, të tre këto shtylla kryesore të programit, të aplikuara në qeverisjen lokale, përkthehet si plotësim, më së pakti, i nevojave më kryesore dhe të rëndësishme për një jetë të dinjitetshme të çdo qytetari të Komunës së Malishevës. “Prandaj, më 3 nëntor ju ftojmë të votoni Alternativën tonë qeverisëse dhe këto tre shtylla kryesore, që do na kthejnë njëherë e mirë kah zhvillimi e prosperiteti shoqëror”, përfundoi Krasniqi.

Profesori i filozofisë, e njëherësh anëtar i strukturave drejtuese të VV-së, Elvis Hoxha, tha se është e nevojshme që një ditë të ndëshkohet me votë krimi dhe korrupsioni në trevat shqiptare, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një aleance popullore që ofron Vetëvendosje!. “Në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm shqiptarët e Kosovës që nuk duhet të ecin me idenë se fituan ndaj Serbisë, por me idenë që duhet të luftojnë ndaj shqiptarëve që punojnë për Serbinë”, u shpreh Hoxha.

Ndërkaq, bartësi i listës për Asamble Komunale, Muhamet Bytyçi, bëri një paraqitje të veprimtarisë së deritashme të Lëvizjes Vetëvendosje!, gjithmonë përkrah qytetarëve dhe interesit të tyre. “Ne vazhdimisht kemi reaguar dhe demaskuar këtë keqqeverisje që do të mbahet mend gjatë për korrupsionin marramendës, shpërdorimet e detyrës dhe uljen e dinjitetit të qytetarëve të ndershëm”, u shpreh Bytyçi, duke shtuar se kundër-kandidatët janë të njëjtë me njëri-tjetrin, e pavarësisht se në zgjedhje paraqiten të ndarë, krimi dhe korrupsioni është ai që i mban bashkë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit