10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ramadan Mujës mund t’i ndihmojë vetëm Sylejmani i Madhërishëm

EqremKryeziu-ldkKandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu thotë se është ndier i rëndësishëm të mërkurën kur në qytetin e tij kanë ardhur tre Kryeministra për ta mbështetur rivalin e tij, Ramadan Mujën.

Por ai pohon se prania e Shefave të qeverisë turke, shqiptare dhe kosovare nuk është mjaftueshme për të fituar kandidati i PDK’së në Qytetin e Vjetër.

Kryeziu me shpoti thotë se duhet të ringjallet Sulltani i Madhërishëm, për të lëvizur diçka në drejtim të fitores së PDK’së.

“Pak janë tre Kryeministra ose të paktën do të duhej që vet Sylejmani i Madhërishëm të zgjohej nga varri, ndoshta, diçka kish lëviz për me votu Ramazanin, siç tha i madhi Erdogan”, ka thënë Kryeziu, në një intervistë për express.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bashkë me Shefin e Qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi kanë qëndruar të mërkurën në një tubim në Prizren. Pjesëmarrja e tyre përkrah kandidatit të PDK’së për Kryetar të Komunës, Ramadan Muja, nga partitë opozitare është cilësuar si përkrahje për Partinë e Thaçit.

Eqrem Kryeziu thotë se nuk e ka ditur se është kaq i rëndësishëm për t’i detyruar tre Kryeministra të lobojnë kundër tij.

“Nuk e kam ditur para se gjithash se jam kaq i rëndësishëm. Me ardh tre Kryeministra për një njeri, në moshë kështu si unë, me të vërtetë më kanë nderu shumë. Ajo ishte shumë evidente (kundër meje) dhe nuk e lanë pa e thanë. Kryeministri Thaçi kohë pas kohe po ma ngjet dorën me këto ndihma. Ia di për nder”, ka thënë ai.

Kryeziu nuk i ka komentuar shumë deklaratat e Erdoganit se “Kosova është Turqi e Turqia Kosovë”, duke thënë se këto parulla i ka dëgjuar edhe nga Beogradi.

“Do të dëshiroja që gjithmonë të kemi raporte të mira me Turqinë. Por, jo me ato parulla, se ato i kemi dëgjuar edhe prej Beogradit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deklaratat e Kryeministrit të Turqisë duhet t’i komentoj lideri i LDK’së, Isa Mustafa.

Prizreni zyrtarisht ka 6.9 për qind të popullsisë të komunitetit turk, të cilët shihen si vendimtarë në fitoren e cilësdo parti shqiptare.

Por, Eqrem Kryeziu thotë se turqit kanë qenë edhe më të bashkuar rreth PDK’së në zgjedhjet e fundit dhe nuk kanë arritur të fitojnë në mënyrë të rregullt. “Para katër vitesh ishim më bashkë me z. Ramadan Muja dhe nuk fituan. U detyruan me i mbush kutitë tjera me vota. Në atë kohë ishin shumë më bashkë”, ka thënë ai.

Ai pret të votohet edhe nga të gjitha komunitetet e Prizrenit.

“Turqit, boshnjakët dhe të tjerët do të votojnë për mua pikërisht për shkak të alergjisë që kanë ndaj këtij pushteti në Komunën e Prizrenit”, ka shtuar ai.

Kryeziu ka ironizuar me Ramadan Mujën, i cili po mungon nëpër seanca për shkak se po thotë se është i sëmurë.

Ai ka thënë se i vjen mirë që Muja është shëndosh e mirë e për të tjerat janë për burra.

“Me rëndësi me qenë shëndosh. Të tjerat janë për burra, edhe burgjet”, ka thënë ai.

Më Shumë

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit