9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8971

Ekspertët: Premtimet milionëshe të Thaçit, fjalë boshe

0

Hashim Thaci ne fushatPremtimet e Kryeministrit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për investime prej qindra milionash nëpër komunat me të cilat do të qeveriste partia e tij, janë të parealizueshme dhe joreale, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë dhe analistë.

Eksperti çështjeve ekonomike dhe profesori universitar, Muhamet Mustafa, në një prononcim për Telegrafin, i ka cilësuar jokorrekte premtimet qindra milionëshe, të cilat po i bën gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Për më tepër Mustafa i cilëson si jo reale kur këto premtime bëhen nga funksioni i të parit të Qeverisë.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit duhet që t’i shërbejë për të gjithë qytetarëve njësoj, “në bazë të kritereve objektive, dhe jo në bazë të preferencave të votuesve”.

“Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, votohet nga Kuvendi i Kosovës, duke u nisur nga përfitimet dhe kostot e shpenzimit të parasë publike. Buxheti nuk duhet të ndahet në bazë të qejfeve të funksionarëve politik, po në bazë të analizës objektive dhe përfitimeve që i kanë qytetarët”, tha Mustafa për Telegrafin.

Profesori i ekonomisë, ka vlerësuar se “strategjia e shpërndarjes së milionave për komunat, në bazë të qejfeve, është strategji e cila do të tejkalohet, për arsye se ndërhyn në çështje të ciklit buxhetor, duke e lënduar kështu transparencën dhe llogaridhënien”.

Në anën tjetër, Visar Rushiti, nga Instituti GAP, ka vlerësuar për Telegrafin se premtimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për investime milionëshe nëpër komuna, nuk janë reale dhe nuk mund të realizohen, për arsye se, “Kosova në vitet në vijim nuk pritet të ketë rritje të theksuar ekonomike, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as rritje të buxhetit, si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal”.

Ai ka theksuar se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka premtuar investime milionëshe në komunat të cilat qeverisen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Më mirë do të ishte sikur nëpër komuna të premtohej investimi i një apo dy projekteve, të cilat janë më të rëndësishme për ato komuna, që njëkohësisht do të ishin të përballueshme si për buxhetin komunal ashtu edhe atë qendror. Nëse mblidhen premtimet milionëshe, të cilat i ka bërë kreu i ekzekutivit gjatë kësaj fushate zgjedhore, atëherë del se deri tani janë premtuar afër 1 miliard euro investime dhe atë vetëm për disa komuna të Kosovës. Këto premtime nuk janë të bazuara në situatën reale të zhvillimit ekonomik dhe të rritjes së buxhetit, që ka dhe do të ketë si niveli qendror, ashtu edhe ai lokal”, tha Rushiti. (B.D.) /Telegrafi/

Latifi kërkon votëbesim në vendlindje

0

haradinaj dhe LatifiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore edhe në fshatin Ratkoc, në vendlindjen e kandidatit për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi. Para shumë të pranishmëve ka folur kryetari Nëndegës së këtij fshati Besnik Hoti. Ai tha se Ratkoci ka qenë i lënë pas dore dhe i kanë munguar gjërat elementare, “ndërsa me ardhjen e Smajl Latifit në krye të Komunës janë bërë investime që nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”.

“Latifi nuk i ka lënë pas dore dhe rajonet tjera të Anadrinisë dhe me krenari mund të themi se është njeriu i duhur për qeverisje edhe për katër vite”.

Ndërsa vetë kandidati Latifi tha se qeverisja e tij është bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.“Këto punë do të mbeten nën hijen e punëve të mëdha që do të kryhen në mandatin e plotë katërvjeçar”.

Bashkëfshatarëve tij Latifi iu ka thënë se është i kënaqur që ka pasur mundësi t’ju shërbejë interesave të tyre.

“ Prandaj vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është votë për Ramush Haradinajn kryeministër, për të si kryetar komune dhe për qeverisje të mirë e të ndershme”

Latifi ka bërë thirrje që të votohet edhe lista e kandidatëve për Kuvendin e Komunës, respektivisht kandidatët e këtij fshati Rukije Krasniqi dhe Besnik Hoti.

Ramush Haradinaj ka folur për cilësitë e veçanta të kandidatit Smajl Latifi, duke u shprehur “të lumtë ju që e keni Smajl Latifin kaq të ndershëm e punëtorë”, dhe ka shtuar se në zgjedhjet e radhës që do të mbahen së shpejti ai do të jetë kryeministër dhe se do të merret me problemet jetike të qytetarëve.

“Qeveria aktuale e ka humbur besimin, sepse ajo nuk mund të mbahet më me numrin e deputetëve që ka, mirëpo ne jemi të zënë me zgjedhjet lokale dhe nuk po kemi kohë të merremi me ta, mirëpo në pranverë do të jem kryetar i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha ato punë të mira që do të bëjë Smajl Latifi do të më ketë në krah. Ne në mandatin tonë do të rregullojmë shtratin e Drinit të Bardhë, do të mbështesim sektorin e përpunimit të perimeve, si dhe do të trefishojmë ndihmat për bujqit e vyeshëm të kësaj ane, por edhe të tërë Kosovës. Prandaj, më 3 nëntorit kërkojmë që të konfirmoni mbështetjen për Smajl Latifin, sepse në këtë mënyrë i keni ndihmuar vetes dhe të ardhmes tuaj më të mirë”, tha Haradinaj./PrizrenPress.com/

Rikonfirmon lirimin nga taksat për veprimtaritë prodhuese

0

muja prodhimeKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, rikonfirmoi se në mandatin e ardhshëm do t’i lirojë nga taksat të gjitha veprimtaritë prodhuese të Komunës së Prizrenit. Ai këtë premtim e ka përsëritur sot gjatë një vizite që ia ka bërë NTP “WEB STAR”.

“Ndihem tepër i lumtur që investitorët nga diaspora çdo ditë e më shumë, po sjellin kapitalin e tyre në Kosovë, ku investimet e tyre po ndikojnë drejtpërsëdrejti në zbutjen e papunësisë dhe përmisimin e mirëqenjës në vendin tonë”, tha Muja.

Ai tha se si kryetar i Komunës së Prizrenit, vaxhdimisht ka përkrah investitorët të cilët kanë qenë të interesuar që kapitalin e tyre ta investojnë në komunën e Prizrenit.

“Komuna e Prizrenit posedon pesë zona industriale , të cilat janë në proces të investimeve në rregullim të infrastrukturës përcjellëse dhe ato do jenë në shërbim te investitorëve vendas dhe të huaj”.

Adnan Qovanaj, afarist nga Zvicra, i cili ka investuar rreth një milion euro në veprimtarin prodhuese te metaleve tha se në Prizren ka gjetur mbështetje të pa rezervë dhe vullnet pozitiv nga ana e kryetarit Muja, për ta themeluar biznesin e tij, i cili aktualisht posedon mbi 10 punëtor, ndërkaq planifikimet e tija afatshkurta për zhvillimin e biznesit të tij planifikon të punësoj mbi 120 punëtor./PrizrenPress.com/

Haradinaj: Latifi e ka dëshmuar vetën në qeverisjen e Rahovecit

0

fushata në RatkocAleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka vijuar me fushatën zgjedhore në fshatin Xerxë dhe Ratkoc të Rahovecit.

Kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi tha se si rezultat i angazhimit të qeverisjes së tij, për më shumë se dy vjet, janë bërë investime që kanë ndikuar direkt në jetën e qytetarëve.

“ Edhe në Xerxë janë bërë investime me peshë, duke nisur nga tubëzimi i rrugëve të fshatit, rregullimi i qendrës së mjekësisë familjare, si dhe investime në rrethojat e shkollës fillore të fshatit. Krejt këto na japin të drejtë morale që të kërkojmë besimin tuaj për një mandat të plotë qeverisës”, tha Latifi.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërkaq u fokusua në ndershmërinë dhe përkushtimin e kryetarit aktual të Rahovecit, që sipas tij, ka bërë që qytetarët ta ndjejnë komunën si shtëpinë e tyre.

Haradinaj ka folur edhe për rivalët e tij, të cilët i ka cilësuar si të pasinqertë, sepse ata e kanë pasur rastin të dëshmojnë me vepra dhe jo me fjalë deklarimin e tyre se janë për të mirën e qytetarit. “Këtë nuk e kanë bërë dhe kujtohen që vetëm tani në zgjedhje të premtojnë shuma milionëshe dhe të mos bëjnë asgjë. Më pas Haradinaj ka kërkuar që të dilet në zgjedhje dhe të mos tentohet të ndryshohet qeverisja, sepse Smajli ka dëshmuar me vepra dhe jo me fjalë se e do shumë këtë vend”/PrizrenPress.com/

Kizolli: Trashigimia kulturore, po digjet para syve të popullit

0

Trashegimia kulturore 3 (1)Partia Konservatore e Kosovës(PK) në kuadër të aktiviteteve të saja që lidhen me vlerat e Trashëgimisë Kulturore, sot kanë vizituar  objektin e ish Gjimnazit “Ryzhidie” në  Prizren.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli është shprehur i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhen objektet  e vjetra kulturore. ”Jemi dëshmitarë të djegjeve dhe  degradimeve të objekteve të Trashëgimisë Kulturore, para syve të popullit”.

“Kjo vije si pasojë e mungesës së vullnetit për riparime, ruajtje dhe promovim të pasurisë kulturore, e cila është tregues i qartë i nivelit të ultë të interesimit të qeverisë aktuale lokale”.

Kizolli premtoi  se  nëse PK-ja vjen në pushtet  do të ketë  kujdesje të veçantë në këtë drejtim, duke vendosur  instalime  alarmi kundër zjarrit në të gjitha objektet e Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

“Do të bëjmë trefishimin e  buxhetit për riparimin dhe mirëmbajtjen e objekteve, hartimin e broshurave duke veçuar lokacionet e objekteve , promovimin e trashëgimisë kulturore, dhe shfrytëzimin e hapsirave të objekteve të degraduara  me çëllime socialo-kulturore, në këtë rast veçojmë hapësirën që e vizituam e që në mandatin tonë do të ndërtohet Biblioteka e re Komunale”,  tha  Kizolli.

Nga ana tjetër  kandidati për kuvend të prizrenit Shend Kabashi,  mendon  se  pa kritere për Trashëgiminë Kulturore dhe Monumentale, Europa nuk i hapë dyert për asnjë subjekt politikë apo shtet, prandaj ai thekson se do të punojnë me argumente dhe me profesionalizëm në këtë drejtim .

Lidhur me problemet në fjalë, foli edhe Kandidati për kuvend të Prizrenit Nderim Pasuli. Ai tha se trashëgimia kulturore e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë historisë së saj.Pasqyron zhvillimin ekonomik shoqërorë, politik, fetar e kulturorë në të kaluarën e tij./PrizrenPress.com/

Malishevë, VV e vetmja alternativë për ndryshime rrënjësore

0

BalinceKandidati për Kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, nga anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, si dhe nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Habib Kryeziu dhe Mentor Shala, vizituan fshatin Mleqan, ku shpalosën alternativën qeverisëse për Komunën e Malishevës.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Rexhep Selimi potencoi se qeverisja në ikje, në shumë raste edhe po i shantazhon qytetarët me largimin e tyre nga puna ose të të afërmve të tyre, nëse nuk votojnë për ta.

“Por, ju e keni shansin që në 3 nëntor t’i largoni vetë ata nga puna. Vetëm duke votuar Alban Krasniqin dhe duke u vendosur, së bashku me të në krye të punëve tuaja, mund të ketë zhvillim për Mleqanin dhe gjithë Komunën e Malishevës”, u shpreh Selimi.

Po ashtu, ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është e përgatitur që ta mbrojë votën dhe angazhohet për një proces demokratik e të drejtë.

“Ne, me komisionerët dhe vëzhguesit tanë, do të ruajmë votën dhe nuk do të lejojmë të përsëritet vjedhja e votave si në zgjedhjet e kaluara”, përfundoi Selimi.

Anëtari i kryesisë, Gani Krasniqi, u shpreh se mbështetja e tij për Lëvizjen Vetëvendosje vjen për shkak se ajo është alternativa e vetme në rrugën e idealeve dhe përpjekjeve të shqiptarëve për dinjitet e liri, për mundësi të reja dhe zhvillim të vendit. Për këto arsye, ai ftoi edhe qytetarët e Mleqanit që më 3 nëntor t’i bashkohen ndryshimit, të cilin mund ta sjellë vetëm Lëvizja vetëvendosje.

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, duke shpalosur programin, tha se Lëvizja Vetëvendosje në alternativën qeverisëse ka nxjerrë disa prioritete, të cilat kanë për fokus punësimin, mirëqenien, shëndetin dhe edukimin e qytetarëve të Malishevës.

Ai gjithashtu u shpreh se fshati Mleqan, njëjtë si gjithë fshatrat tjera të Komunës së Malishevës, gjatë qeverisjes së VETËVENDOSJE!-s nuk do të anashkalohet, siç ka ndodhur deri më sot nga pushtetit në ikje. “Përkundrazi, zhvillimi që zotohemi t’i sjellim gjithë Komunës, do të përfshijë edhe këtë fshat, i cili ka dhënë gjithmonë një kontribut të rëndësishëm në të mirë të vendit, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje”, tha Krasniqi, i cili ftoi banorët e Mleqanit që të dalin masivisht në zgjedhje, duke thënë se “me daljen sa më masive në zgjedhjet e 3 nëntorit, ju do të keni mundësi ta bëni ndryshimin që i duhet Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje ka alternativë, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja alternativë për ndryshime rrënjësore!”.

Drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

0

KuvendiKosoves5-27Kryesia dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës kanë ftuar partitë politike që deri të martën të vendosin nëse në kushtet e fushatës elektorale Kuvendi mundet apo nuk mundet të mblidhet për mbajtjen e seancave plenare.
Dështimi i vazhdueshëm i seancave të fundit për mungesë kuorumi ka shtyrë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi që të thërrasë në mbledhje të martën shefat e grupeve parlamentare nga të cilët do të kërkojë mendimin nëse do të vazhdohet me thirrjen e seancave gjatë fushatës apo do të ketë ndonjë pauzë.

“Ne do ta kemi një konsultë nesër (të martën) me kryetarët e grupeve parlamentare dhe pastaj do ta thërrasim seancën më 24 tetor. Por, tani kemi një ngecje jo vetëm të seancave të Kuvendit, por edhe të punës së komisioneve parlamentare”, tha Krasniqi.

Por, problemi i punës dhe funksionimit të Kuvendit duket të jetë më i madh sesa një fushatë zgjedhore.

Subjektet opozitare tashmë konstatojnë se ka një krizë institucionale e cila do të ccojë vendin në zgjedhje parlamentare gjatë pranverës së ardhshme.

Deputeti Ismet Beqiri, kryetar Grupit më të madh parlamentar nga opozita, Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të qartë se seancat mund të vazhdojnë vetëm nëse PDK pranon që të formohet Komisioni hetimor në lidhje me shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në të kundërtën ai thotë se bllokimi i punës së Kuvendit do të konsiderohet si pasojë e mungesës së bashkëpunimit nga partitë e koalicionit.a

Një situatë e tillë, nënvizon Beqiri, mund taçojë vendin edhe në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk përjashtohet mundësia që të bllokohet puna e Kuvendit, jo nga ne por nga ata që po e bëjnë vazhdimisht dhe këta janë partnerët e koalicionit. Ne e dimë që orari i rregullt i zgjedhjeve nacionale është vitin e ardhshëm, por kështu siç është mendojmë që kjo qeveri asnjë shans nuk e ka që ta përfundojë këtë mandat. Do të thotë mund të pritet që do të ketë zgjedhje të parakohshme”, thotë Beqiri.

Ndërkohë, shefi i Grupit parlamentar të partisë më të madhe në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci pret që puna e kuvendit të rifunksionalizohet sapo të përmbyllet fushata zgjedhore.

Sipas tij, angazhimi i deputetëve në fushatë e ka bërë të vetën dhe ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit. Kurse paralajmërimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme ai nuk i sheh si serioze, duke besuar se koalicioni i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend që të funksionojë edhe më tutje deri në fund të mandatit.

“Unë shpresoj që kjo (fushata) shumë shpejt po përfundon dhe deputetët duhet t’i kthehen punës së parlamentit. Pastaj është edhe arsyeja tjetër, edhe kostoja do të jetë shumë e madhe dhe ne nuk kemi atë luks që të mbajmë zgjedhje çdo pesë – gjashtë muaj”, thotë Grabovci.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sipas mandatit kushtetues, do të duhej të organizoheshin në fund të vitit 2014.

Por, siç qëndrojnë aktualisht punët me funksionimin e Kuvendit, i cili nuk po arrin të marrë asnjë vendim, partitë politike, sidomos ato opozitare, mendojnë se spektri politik duhet të ulet menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe të merret vesh për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për pranverën e vitit të ardhshëm. /REL/

Kabashi: Qeveria ime nuk do të jetë e korruptuar

0

111111Qindra anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së dhe LDD-së të lagjes “ 11 Marsi “ dhe “ 2 Korriku “ janë tubuar në lokalet e shkollës fillore “ Lekë Dukagjini “ në Prizren, në mbështetje dhe përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi dhe koalicionit AAK-LDD.
Hapjen e këtij tubimi zgjedhor e bëri kryetari i Nëndegës së LDD-së  “ 11 Marsi “ Ramiz Llugaxhiu.

Kryetari i Degës së AAK-së në prizren, Fatmir Kastrati tha se gjatë kësaj periudhe kohore që janë mbajtur takime, tek qytetarët e Komunës së Prizrenit vërehet interesim i madh për ndryshime.

“Këto ndryshime do të ndodhin vetëm me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD, dhe me zgjedhjen për kryetar të Komunës së Prizrenit, kandidatin e përbashkët të koalicionit Lulzim Kabashi, i cili kësaj radhe para qytetarëve ka dalë me platformë zgjedhore konkrete për zhvillimin ekonomik”.

Kurse kandidati për kryetar të Prizrenit Lulzim Kabashi duke shpalosur platformën e tij zgjedhore i premtoi elektoratit se brenda katër viteve të ardhshme gjatë qeverisjes së tij, secila familje në komunën e Prizrenit do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Kabashi tha se hapja e vendeve të reja të punës do të realizohet përmes zhvillimit ekonomik, bujqësisë, turizmit dhe ndërtimtarisë.
Kabashi e siguroi këtë elektorat se qeverisja e ardhshme e udhëhequr nga ai nuk do të jetë e korruptuar, ndërsa sa i përket investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme ai tha se firmat që do të përzgjidhen për te realizuar projektet e parapara për t’u realizuar, nuk do t’i paguajnë haraq komunës siq ka ndodhur deri më tani, por ndërtimet do të bëhen kualitative me të gjitha parametrat e caktuara.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij koalicioni, janë prezantuar edhe katër kandidatët e këtyre lagjeve për Asamble Komunale, Emine Avdyli, Naim Qelaj, Majlinda Ukaj dhe Haxhi Seferqaj, të cilët kërkuan votën e elektoratit, duke shprehur gatishmërinë e tyre se do të jenë zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të qytetarëve. Ndërsa krejt në fund të këtij tubimi, nga kryesia e degës së LDD-së në Prizren, ju nda mirënjohje Avdullah Krasniqit – ish aktivist i dalluar i degës së LDD-së në Prizren./PrizrenPress.com/

12 studentë të Regjisë së filmit bashkëpunojnë me skenaristin francez

0

GuyMousset-skenarist francez12 studentë të Universitetit të Arteve të degës regji filmi në Tiranë, kanë fatin të bashkëpunojnë me skenaristin e njohur francez Guy Mousset, i cili pergjate 5 diteve do te zhvilloje nje atelie mbi shkrimin e 12 skenarëve më të cilët është njohur specialisti 1 vit më parë .

“Studentët këtu nuk ndryshojnë shumë nga studentët në Francë, por mungesa e nje lende te mirefillt skenari ndihet. Tematika të cilët ato lëvrojnë më së tepërmi janë fenomenet sociale, korrupsioni, prostitucioni dhe pasojat e tyre”.

Specialisti i sugjeron studenteve që të fokusohen te personazhet, transmeton abcnews.

“Ndihet shpërqëndrimi në shumë linja brenda filmit. Ngjarjet duhen përqendruar ne personazhe. Peshen me te madhe ne nje film ne kinemane botërore e ze personazhi ndaj duhet punuar shume me te”.

Ndërsa pedagogu Mevlan Shanaj, e cileson si nje mundesi te mire per studentet, pasi mungon lenda e mirefillt e skenarit ne shkollat tona.

Mousset do te korrigjoje 12 skenare te shkruar nga studentet shqiptare, prej te cileve do zgjidhet me i miri dhe do te kthehet ne nje film me metrazh te shkurter.

Kabashi garanton qeverisje të mirë

0

luuli grazhdanikNë vazhdën e takimeve elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, i shoqëruar nga kryetari i Degës së AAK-së Fatmir Kastrati dhe disa nga kandidatët për Asamblenë Komunale, është takuar me banorët e fshatit Grazhdanik dhe Nashec. Ata kanë  shpalosur  platformën  zgjedhore për qeverisjen e Prizrenit.
Kandidati Lulëzim Kabashi u zotua se gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar të qeverisjes së tij, secila familje në komunën e Prizrenit, do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

“Hapja e vendeve të reja të punës, do të realizohet përmes zhvillimit ekonomik të vendit të bazuar në katër faktorë të rëndësishëm si: funksionalizimin e zonave industriale, investimet në bujqësi, investimet në turizëm dhe në sektorin e ndërtimtarisë:,  tha Kabashi.
Për  investimet në sektorin e bujqësisë foli Arsim Thaçi, i cili njëherit është edhe kandidat për Asamblenë Komunale nga ky koalicion. Ai tha se bujqësia është sektori më i mirë dhe më i lirë për të hapur vende të reja të punës.

Kurse kryetari i degës së AAK-së në Prizren Fatmir Kastrati para të pranishmëve në këtë takim tha: “Nga takimet që kemi mbajtur deri më tash me banorë të Komunës së Prizrenit, ku jemi njohur për së afërmi me problemet dhe hallet e tyre, jemi të bindur se kësaj here AAK-LDD, do të jetë koalicion fitues në komunën e Prizrenit “.
“Qëllimi jonë kryesor është që Lulzim Kabashi, kandidati jonë i përbashkët të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit”. Para banorëve të fshatit Grazhdanik dhe Nashec u prezantua edhe kandidati për Asamble Komunale, Pal Geci i cili kërkoi që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votohet numri 62 ,  koalicionit AAK-LDD, “ Ky  koalicion është e vetmja alternativë për ndryshime në Prizren”./PrizrenPress.com/