9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8972

Muja, nuk dyshon në bastionin e PDK-së në “Lagjen e Trimave”

0

muja ne lagjen e trimaveKandidati   i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja është takuar me elektoratin  në  “Lagjen e  Trimave”, “ Xhevat Berisha” dhe  “Kongresi i Manastirit” .

Para një  elektorati të zjarrt, Muja tha se  “Lagjeja  e Trimave” ka qenë dhe do të mbetet bastion i PDK-së.“Nga kjo lagje kanë filluar organizmet e para të luftës së UÇK-së për rajonin e Prizrenit. Fal sakrificës dhe gjakut të derdhur për liri të horonjëve dhe martirëve të kesaj lagjeje,  Prizreni dhe Kosova gëzon pavarësin dhe prosperitetin europian”.

Muja, potencoi edhe shumë prej të arriturave të deritanishme, që  janë bërë në këtë lagje të rëndesishme të qytetetit, duke veçuar rregullimin rrugës, e cila mban  emrin e heroit të kombit “ Xhevat Berisha”.

“Qeveria lokale e Prizrenit e udhëhequr  do vazhdojë që edhe në të ardhmën t’i kushtojë kujdes të veqant kesaj lagjeje”. Ai garantoi se në  mandatin e ardhshëm katër vjeçar, nuk do te ndihet mungesa e ujit te pijshëm në këtë lagje. “Fal bashkëpunimit të mire qe kemi me Hidro -Regjionin Jugor, janë siguarur sasi të mjaftueshme të ujit të pijes”

Bartësi i listes se PDK-se, Nijazi Kryeziu, gjatë fjalimit të tij, para bashkëqytetarëve të tij, tha se në asnjë mënyrë nuk duhet hamendur për ta votuar kandidatin fitues të PDK-së, kandidatin  Muja.

“Muja dhe ekipi i tij janë alterantiva më e mirë qeverisës  për  Komunën e Prizrenit. Andaj ju bëj  thirrje për mobilizim, angazhim dhe vendosmëri që me 3 nëntor, banorët e “Lagjes se Trimave” të votojnë për Ramadan Mujën dhe PDK-në”./PrizrenPress.com/

Gashi apel fshatit turistik: Vefirikoni planet se edhe atje do të rrënojmë!

0

Aksioni i largimit të “Kampingut ilegal Veror” po vazhdon, por kësaj here pa mjetet e rrënimit të kontraktuara nga MMPH.

Prevalla-fshati turistikNga e shtuna e 19 tetorit, kampistët po vazhdojnë t’i largojnë vet, vikend-shtëpizat dhe objektet montazhë. Ata i kanë kërkuar inspektorëve të MMPH-së t’i lejojnë ta bëjnë vet cmontimin dhe bartjen e materialeve dhe kjo kërkesë është pranuar.

“Ky është një sinjal i mirë, ndonëse i vonuar, megjithatë, të bën të ndjehesh mirë kur sheh gatishmërinë qytetare për t’i respektuar ligjet dhe vendimet e shtetit. Ajo zonë kampingu jo veç se ishte e jashtëligjshme, por dhe ishte shëmtia e Prevallës. Ndërkohë ju bëj apel edhe pronarëve të vikend-shtëpive në “Fshatin Turistik” t’i verifikojnë planet e tyre dhe të nisin t’i kthejnë në gjendjen e lejeve, përndryshe edhe atje do të veprojë bageri i shtetit – ka thënë ministri Dardan Gashi.

Kampingu ilegal prej vitesh, i menaxhuar nga “Is Company” kishte ndërruar karakterin nga se ishte paraparë. Me ndërtimet e forta, të egra, dhe pa asnjë dokumentacion përkatës, ai ishte shndrruar në një llojë fshati turistik ilegal dhe kaotik.

Një muaj më parë Ministri Gashi kishte marrë vendim për largimin e tij që popullohej prej 76 vikend-shtëpizave dhe rreth 100 objekteve montazhë. Menaxhuesi “Is Company” nuk e kishte përfilluar vendimin dhe as lajmëruar pronarët e kampshtëpive, të cilëve u kishte dhënë tokën për shfrytëzim me pagesë.

Më 18 tetor, ka nisur aksioni i MMPH-së për pastrimin e Kampingut ilegal dhe sipas vendimit të lëshuar një muaj më parë, “Is Company” tashmë bartë të gjitha shpenzimet e kompanisë për rrënim të kontraktuar nga Ministria dhe është përgjegjëse për veprimtari ilegale dhe shkelje të kontratave të skaduara prej vitesh./PrizrenPress.com/

Isufi premton ndryshime në Dragash

0

Brrut DragashKandidati i BD-së për kryetar të Dragashit, Nexhat Isufi,  në kuadër të takimeve me qytetarë është takuar me banorët e fshatit Brrut.

Isufi garantoi qytetarët e këtij fshati dhe të gjithë opojarëve se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në krye të Komunës, jeta e tyre  do të ndryshojë.

“BD ka një program të qartë qeverisës për mandatin 4 vjeçar, ku orientim kryesor e ka punësimin e rinisë furnizimin me ujë për të gjithë fshatrat e Komunës së Dragashit, mbështetje për bujqit dhe blegtorët si dhe ndërtimet e qendrave rekreative e sportive ne Komunën tonë”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha kërkoi nga të pranishmit që ta mbështesin Nexhat Isufin si alternativa dhe shpresa më e mirë për një qeverisje të mirë në Komunën e Dragashit.

Behar Beshiri kandidat nga fshati Brrut për Kuvend të Komunës,  tha se “unë si punëtor i arsimit ju garantoj se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet gjendja në arsimin e komunës sonë do të ndryshojë për të mirë dhe nepotizmi që ka përfshirë këtë institucion do të marrë fund”.
Kandidati për kryetarë të Dragashit Nexhat Isufi ditët në vazhdim do të vizitojë edhe fshatrat tjerë në këtë komunë për të shpalosur programin e Bashkimit Demokratik./PrizrenPress.com/

Berisha: Fitorja jonë, i jep fund krimit dhe korrupsionit

0

BD ne HoqëBashkimi Demokratik i bindur në fitoren e thellë të 3 nëntorit, me ç’rast do të përfundojë “epoka” e krimit dhe korrupsionit në Komunën e Prizrenit. Kështu u shprehën përfaqesuesit e BD-së para qindra qytetarëve të fshatit Hoqë e Qytetit.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, u bëri thirrje për unitet qytetarë në këto zgjedhje, dhe me pjesëmarrje masive në zgjedhje t’i jepet fund krimit të organizuar, i cili është instaluar në institucionet Komunale në Prizren.

“Po tentohet që slogani ynë ‘Shpresë’ t’i atribuohet plakut të akuzuar 76 vjeçar, slogan ky që nuk përkon me të por që përdoret nga njerëz të cilët Ramadan Mujën e përdorin si kukull për ta mbrojtur vetveten sepse e dinë se me ardhjen e Bashkimit Demokratik në pushtet do të japin llogari për dëmet që i kanë bërë qytetit të Prizrenit me falsifikimin e vendimeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit”, tha Berisha.

Ndërsa bartësi i listës Osman Hajdari, tha se alfa dhe omega e orientimit tonë programorë është zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve. Ndërkaq, nënkryetarja e BD-së Dashurije Beqaj, kërkoi nga hoqjanët që të jenë unik dhe të mbështesin Bashkimin Demokratik dhe numrin 74 me qëllimin më të mirë që ti kthehet identiteti institucioneve komunale.

Tubimin me qytetarët e Hoqës së Qytetit e përshëndeten edhe kandidatët për Kuvend nga kjo anë, Daut Buduri dhe Nehat Gashi të cilët garantuan Hoqjanët se do të jenë në shërbim të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe interesat e tyre do ti vënë para interesave individuale dhe partiake./PrizrenPress.com/

LDK: Pagarusha e Malishevës përkrah Sali Morinën

0

pagarushaPagarusha e Malishevës u zotua se më 3 nëntor do t’ia sigurojë fitoren Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për kryetar komune, Sali Morinës. Kështu thuhet në kumtesën e LDK-së.

Deputetja Vjosa Osmani, anëtare e Kryesisë qendrore të LDK-së, u shpreh e sigurt se më 3 nëntor qytetarët e Pagarushës do t’i festojnë dy fitore: atë të Sali Morinës, kryetarit të ardhshëm të Malishevës, si dhe të Eqrem Kryeziut në Prizren, i cili është i lindur në Pagarushë.

Ajo tha se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pushteti do t’u kthehet qytetarëve, ata që do të vendosin për buxhetin e kësaj komune dhe për projektet që do të realizohen.

“LDK-ja do t’i trajtojë të gjithë qytetarët njësoj, pa i diskriminuar, dhe kjo përkrahje masive po dëshmon se LDK-ja po rikthehet fuqishëm”, theksoi ajo. Duke diskutuar me pjesëmarrësit rreth kërcënimeve që po u bëhen atyre nga partia në pushtet rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, Osmani.

Duke shpalosur projektet dhe programin e tij para pjesëmarrësve në Pagarushë, kandidati për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Sali Morina tregoi se programi tij është hartuar bashkë me qytetarët dhe si i tillë do të realizohet nga ai si kryetar komune dhe kuvendi komunal, i cili do të ketë shumicë asamblistët e LDK-së.

“Kryetari Mustafa ka premtuar se Malishevën do ta trajtojë njëjtë sikur Prishtinën, prandaj mos u besoni atyre që thonë se Mustafa nuk vjen në Malishevë. Përkrahja e tij në tubimin që u mbajt para disa ditësh, si dhe përkrahja e vazhdueshme nga Kryesia Qendrore e LDK-së tregojnë se Malisheva do të jetë ndër prioritetet e Qeverisë së LDK-së”, theksoi Morina.

Ai përmendi projektet e planifikuara për Pagarushën dhe fshatrat përreth, dhe u zotua se gjithnjë do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me qytetarët./PrizrenPress.com/

Gjermania mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjes

0

Edita TahiriVendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen Stabilizim Asocim ka një rëndësi të madhe, sepse tashmë zyrtarisht është konfirmuar ardhmëria e sigurt e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështë është shprehur zëvendëskryeministrja Edita Tahiri gjatë vizitës që zhvilloi në Gjermani nga 15 deri më 19 tetor, e ku zhvilloi një varg takimesh në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, u prit nga sekretarja e shtetit Emily Haber. Tahiri njoftoi për progresin e arritur në Kosovë duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reformat në të gjitha fushat, me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien për gjithë qytetarët. Tahiri vlerësoi rezultatet e arritura në rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën si dhe progresin e arritur në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Nga ana e saj, Sekretarja gjermane e shtetit, Emily Haber vlerësoi progresin e arritur në Kosovë ndërsa premtoi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane. Ajo inkurajoi udhëheqjen e Kosovës që të vazhdojë angazhimet për forcimin e shtetit dhe perspektivës së qytetarëve të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjet lokale në Kosovë sipas standardeve demokratike.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësore për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për perspektivën evropiane të të dyja shteteve. Sekretarja gjermane Haber theksoi se Gjermania mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit mes dyja shteteve, dhe kërkon qëndrim konsekuent të palëve në përmbushjen e obligimeve zbatuese.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, gjatë qëndrimit në Gjermani zhvilloi takime të veçanta edhe me deputetët e Bundestagut gjerman dhe mori pjesë në Konferencën e Institutit Aspen dhe seminarin për Kosovën të organizuar nga Akademia Evropiane në Berlin.

“Ada”, jepet premierë në Tiranë

0

Ada-filmNë kinema ”Milenium” me 23 tetor do të jepet premiera filmit “Ada”, me regjinë e Spartak Pecanit dhe skenar të Matt Maude. Filmi është një koproduksion shqiptaro- anglezo- kosovar dhe si i tillë është realizuar me bashkëfinancimin e Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë dhe kompanive filmike ”Left Eye Blind” nga Anglia dhe ”Concordia Pictures” nga Kosova.

Ky film, i cili është bazuar në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufomën e braktisur të një të riu dhe një inspektor të ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, filmi zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd.

Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë së Shqipërisë e të Kosovës, siç janë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana etj, përderisa në rolet kryesore paraqiten dy aktorët e rinj kosovarë, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj.

Në Bruksel u bisedua për zgjedhjet

0

BrukseliNë Bruksel u mbajt raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim, që u mbajt më datën 18 tetor 2013, grupet teknike diskutuan për zgjedhjet lokale, duke vlerësuar rrjedhën e këtij procesit.

Në sesionet e paradites u zhvilluan takime bilaterale mes Grupeve teknike me OSBE-në, ndërsa pasdite u zhvillua një takim i shkurtë trepalësh. Në këto takime u bë vlerësimi i procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas obligimeve të dala nga plani për zbatim, me theks të veçantë në katër komunat veriore. Palët diskutuan po ashtu edhe për procesin e ankimimit pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Përfaqësuesit e Kosovës rikonfirmuan se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e shtuar dhe në tërësi është i bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës. Fokus të veçantë në këtë takim kishte edhe aspekti i sigurisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos u ngritën shqetësime për aktet e ripërsëritura të grupeve kriminale në veri të Kosovës.

Në këtë takim palët u pajtuan se është e nevojshme qasje më aktive e palëve për përmirësimin e gjendjes së sigurisë. Partitë politike kanë të drejtë të organizojnë tubime elektorale e po ashtu të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimin e tyre dhe pjesëmarrje në zgjedhje lirshëm, ishte konkludim i përbashkët i takimit.

Delegacioni i Kosovës ishte i përberë nga Qemajl Marmallakaj nga Zyra e Kryeministrit koordinator i Grupit punues, Shukri Sylejmani, Kryetar i KZAP, Elona Cecelia, Këshilltare Politike e ZVKM Tahiri, dhe Visar Xani, Këshilltar Politik dhe Media.

Korrupsioni, zero tolerancë

0

rahovec ldkLDK-ja në Rahovec ka mbajtur tubim zgjedhor në fshatin Senoc dhe Drenoc. Banorët e këtyre dy fshatrave, i kanë dhënë mbështetje kandidatit të LDK-së,për kryetar të Rahovecit, Fahredin Shehut.

“Do të ofroj një qeverisje që do realizohet së bashku me qytetarët, ku si rezultat do t’i plotësojmë nevojat dhe dëshirat e popullatës së Komunës sonë”, tha Shehu.

Ai tha se modeli i qeverisjes së LDK – së, do të jetë në frymën e filozofisë Rugoviane dhe i bazuar në ligje. “Do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimeve”. /PrizrenPress.com/

Java e Albanologjisë”, mbledh në Prishtinë 150 studiues

0

Java e AlbanologjisëNë Prishtinë sot nis konferenca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë”. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve një vjeçare të albanologëve nga vendi dhe bota.

Drejtori i Institutit, Hysen Matoshi, deklaroi për KultPlus, se pjesëmarrjen për këtë edicion e kanë konfirmuar rreth 150 studiues dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Jordani. Ata do të paraqiten me kumtesat e tyre në 5 sesione, të cilat do të mbahen në degën e gjuhësisë, folklorit, letërsisë , etnologjisë dhe historisë. Matoshi bëri të ditur se në kuadër të kësaj konference shkencore do të marrin pjesë studiuesit e njohur si Dalibor Jovanovski nga Universiteti i Shkupit, Igor Despot, studiues kroat, Mehmet Allkan nga Universiteti i Stambollt si dhe Muhamet Mufaku nga Jordania.

Në ditën e parë do të mbahen nga dy seanca në degën e Gjuhësisë dhe atë të Folklorit. Në kuadër të fushës së gjuhësisë do të trajtohet tema “Shqipja dhe rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”, ndërsa në atë të folklorit “Mendimi teorik në folkloristikën shqiptare”.

Ndërkaq studiuesit e letërsisë, në ditën e dytë të konferencës, do të paraqiten me kumtesat e tyre në temën ”Letërsia shqipe mes dy luftërave botërore” ndërsa në fushën e etnologjisë do të trajtohet “Përditshmëria, tradita dhe moderniteti”. Në ditën e fundit studiuesit e fushës së historisë do ti shpalosin rezultatet e punës shkencore në kuadër të temës “Shqiptarët, fqinjët dhe fuqitë e mëdha në rrjedhat e historisë”.

Drejtori i Institutit të Albanologjisë, Hysen Matoshi tha se pas konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, do të botohen të gjitha kumtesat dhe do të jenë në dispozicion për opinionin e gjerë.