6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8985

Fatmir Pireci nga LDK-ja kalon në PDK

0

Pireci PDKIsh-anëtari i LDK-së, Fatmir Pireci ka aderuar sot në PDK në Prizren. Ai tha se nga LDK-ja është larguar për shkak injorancës, cinizmit, dhe nëpërkëmbjes së vlerave. ”Kam vendosë t’i bashkohem platformës politike të PDK-së, të udhëhequr nga lidershipi i saj me vlera evropiane Hashim Thaçi”, tha ai.

Fatmir Pireci gjatë kohës së qeverisjes së Eqrem Kryeziut, ka qenë zëdhënës i Komunës së Prizrenit. Ai aderoi në prani të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së sotme Thaçi është takuar me qyetarët e Komunës së Prizrenit.Ai ka kërkuar ka kërkuar nga qytetarët prizrenas që të përkrahin kryetarin Muja, duke e votuar atë me 3 nëntor./PrizrenPress.com/

 

Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut, roman për luftën në Kosovë

0

74239Romani “Für Adem” i Mettild Henneke flet për një shqiptar që kishte studiuar Mjekësi në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Ish-zëdhënësja e UNMIK-ut për disa vite, Henneke, sapo ka mbaruar së shkruari një roman mbi luftën në ish-Jugosllavi. Për romanin e saj, ajo ende nuk ka arritur të gjejë botues, por vazhdon të jetë në kërkim, edhe pas 20 refuzimesh që ka marrë.

“Fundja – thotë ajo për ‘Berliner Zeitung’, nëse nuk gjendet asnjë botues klasik, librin do ta publikojë në mënyrë elektronike”. Për këtë, shkrimtarja e re ka vendosur që gjatë panairit të librit në Frankfurt, të vizitojë tri kurse që lidhen me publikimin e librave online. Ideja për romanin i ka lindur para 7 vitesh, kur punonte në Kosovë, në kuadër të administratës së OKB-së. Atje kishte njohur një mjek shqiptar, i cili kishte studiuar në Gjermani dhe pastaj “i verbuar nga patriotizmi”, kthehet për të luftuar në atdheun e tij. Atje ai kujdesej për luftëtarët e plagosur të UÇK-së dhe civilët. Pas kohës që kishte kaluar në luftë, ai qe bërë njeri krejtësisht tjetër. Përjetimet e luftës nuk e linin të lirë. “Fati i tij më ka prekur shumë”, thotë Henneke.

“Më është dukur shembull shkollor, për ta pasqyruar atë, nëpër të cilën në atë botë kishin kaluar shumë njerëz në Ballkan” .Kështu kishte lindur ideja për të shkruar një roman për luftën në Kosovë. Henneke kishte intervistuar mjekun dhe pjesëmarrës të tjerë të luftës, ka hulumtuar faktet, ka shikuar shumë filma mbi konfliktet në Ballkan dhe pastaj ka filluar të shkruajë. Pasi kishte ndjekur një kurs për të mësuar teknikën e shkrimit letrar, drejtuesja e kursit e kishte cilësuar aq interesant projektin e saj, saqë e kishte përcjellë pastaj duke e këshilluar gjatë procesit të shkrimit. Në verën e vitit të kaluar, romani me titullin “Für Adem” (Për Ademin) ishte më në fund i kryer. Miqtë që e kanë lexuar e kanë lavdëruar pozitivisht, por asnjë shtëpi botuese nuk dëshiron ta botojë…

Thaçi: Po shihet mbështetja për PDK-në dhe kryetarin Kilaj

0

thaqi ne malishevKryeministri dhe kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, HashimThaçi, ka vizituar sot Malishevën. Ai  është takuar direkt me qytetarët,  duke u shëtitur në rrugën kryesore të qytetit të Malishevës. Nga këtu, Thaçi, mori edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të qytetarëve të Malishevës, për PDK-në dhe për kandidatin Kilaj, për kryetar të Malishevës.

Përveç kësaj kryeministri Thaçi, i ka uruar qytetarët e Malishevës, për festën e Kurban Bajramit. “Jam i kënaqur me mbështetjen, gjithnjë e më të madhe që kemi në Malishevë, për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Isni Kilajn, për kryetar të Malishevës. Programi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kilajt, për qeverisjen e mirë, e ka mbështetjen tonë, por sot po shihet se edhe qytetarët e Malishevës, e përkrahin këtë program”, tha mes tjerash Thaçi.

Edhe kryetari Kilaj, e ka falënderuar kryeministrin e vendit dhe kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për mbështetjen e vazhdueshme për Malishevën. “Mbështetja që po na jep kryeministri Thaçi, është mbështetje për projektet, përmes së cilave përfiton drejtpërdrejt qytetari”, tha Kilaj./PrizrenPress.com/

Muja: Festa e Bajramit të na bashkojë të gjithëve

0

Ramadan Muja 1Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka  uruar  kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët  me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

“Festa e Bajramit, uroj që  të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.

Festa e Kurban Bajramit e  lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata,  ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore”.

Muja në urim premton se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët.

“Uroj që kjo festë , të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja”. /PrizrenPress.com/

Latifi uron besimtarët mysliman për Kurban Bajramin

0

SmajlLatifi-rahovecKryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.  “Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit të besimit islam, ju lutem të pranoni urimet e mia më të përzemërta për nder të festës së Kurban Bajramit. Kjo është dita e sakrificës dhe përkushtimit, solidaritetit e mirësisë, si dhe nxjerrjes në pah të vlerave më të mira njerëzore.

Në këtë ditë, ne kujtojmë me respekt të gjithë ata që u sakrifikuan për vendin dhe popullin tonë, kujtojmë të rënët e shumtë, të cilët qëndrojnë në themelet e shtetit, të lirisë dhe pavarësisë sonë.

Prandaj, në ditë të tilla duhet të ndjejmë familjet që janë në nevojë dhe fqinjët tanë që kanë nevojë për dorën e ndihmës. Mbi këto vlera duhet ndërtuar e tashmja dhe e ardhmja jonë, prandaj uroj që festën e Kurban Bajramit ta kaloni në harmoni e gëzim në familjet tuaja, me miqtë dhe të dashurit tuaj, me shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë”. /PrizrenPrerss.com/

Krasniqi uron besimtarët Kurban Bajramin

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi , uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë të Republikës së Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Le të jetë kjo festë edhe një rast për të shpalosur edhe më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë, mirëkuptimit dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona. Në emrin tim dhe të Kuvendit: Gëzuar Festën e Kurban Bajramit”, theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi./PrizrenPress.com/

Kabashi premton serra për fermerët falas

0

kabashi malesiKandidati i koalicionit  AAK-LDD,  për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është takuar me banorët e Malësisë së Vërrinit. Ai në këtë takim ka shpalosur planprogramin të tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kabashi u fokusua kryesisht në sektorin e bujqësisë. Ai, premtoi se për fermerët prizrenas do të ofrojë serra falas, pika grumbulluese për ruajtjen e produkteve bujqësore (frigoriferë adekuat)dhe shtalla të vogla të fermave 3 – 5 krerë, pa kthim.

“Në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, gjatë katër viteve të ardhshme, do ta ketë një zyrë, e cila do t’ju ndihmojë fermerëve, hartime të projekteve falas, në këtë sektor”.
Kabashi iu premtoi banorëve të këtij fshati se brenda katër viteve do t’i zgjidh të gjitha problemet dhe kërkesat e tyre./PrizrenPress.com/

Jahjaga dhe Thaçi uruan myslimanëve Kurban Bajramin

0

Jahjaga-Thaci10-14Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, uruan besimtarët islam dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

”Uroj që kjo të jetë një ditë e gëzuar për të gjithë ju, një ditë të cilën do ta kaloni me familjet dhe me më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Uroj që dita e Kurban Bajramit t’ju gjejë të bashkuar e të gëzuar, me të mirat dhe begatitë që na i ka falur Zoti. Lutem që, edhe sot, të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë, ata që punuan që ne të gëzojmë kohën në të cilën jetojmë. Në këtë ditë feste, le të shohim rreth nesh ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe le t’ua zgjasim atyre dorën e ndihmës. Madhështia e festës së Kurban Bajramit është pikërisht në solidaritetin dhe ndihmën për të tjerët”, thuhet mes tjerash në urimin e Presidentes për Festën e Kurban Bajramit.

Ndërsa, në urimin e tij, kryeministri Thaçi thekson se “Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për mirëqenien dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarëve të vet”

“Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndër njerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme., Edhe këtë vit, Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e ndërtimit të shoqërisë së lirë, demokratike dhe paqësore, me respekt të ndërsjellë nga të gjithë qytetarët tanë. Shteti ynë po vazhdon rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri”, thuhet ndër tjerash në urimin e Thaçit. /PrizrenPress.com/

“Tusuzi” mbështet Berishën

0

TusuzHolli i shkollës “Xhevat Berisha” ishte i vogël për t’i zënë banorët  e lagjes “Tusuz” që kishin dalë për të  pritur  kandidatin e BD-së për kryetarë të Komunës së Prizrenit,Zafir berishën. Berisha tha se “Tusuzi” gjatë gjithë historisë ka qenë në ballë të ndryshimeve në të mirë të vendit.

“Prezenca masive e juaj më bën shumë optimist se ju të nderuar qytetarë të ‘Tusuzit’, Vrrinit dhe Prizrenit do të jeni përkrah ndryshimeve që pritet me ndodh në interes të qytetarëve me 3 nëntor  dhe këto ndryshime mund t’i gjeni tek numri 74”. Berisha tha se Prizreni është duke u torturuar kohëve të fundit me pano dhe foto edhe të pandehurve.

“Po i shpenzojnë miliona euro për ta tjetërsuar vullnetin e prizrenasve për ndryshime dhe Hashim Thaçi, Enver Hoxha dhe Kadri Veseli me sa po shihet kanë marrë shtëpi me qira në Prizren që të akuzuarin nga EULEX për krim dhe korrupsion ta bëjnë edhe një herë kryetar.Por qytetarët e Prizrenit kësaj radhe nuk do të bien pre e presioneve dhe shantazheve të askujt sepse kanë vendosur të votojnë për shpresën e vetme të Prizrenit, e cila është Bashkimi Demokratik”

Ai garantoi banorët e “Tusuzit” se me ardhjen në pushtet do të ndërtojmë një qendër kulturore dhe sportivë për banorët e kësaj lagje e cila është lagja e treta me e madhe në qytet. /PrizrenPress.com/

Një kalë dhe 999 gomarë!

0

Rezart PalluqiRezart Palluqi

A nuk më thua zotëri? Përse rrisni pothuajse vetëm gomarë dhe kaq pak kuaj? Në livadh shoh vetëm katër kuaj?

-Gomerët preferohen mjaft në këtë vend. I sheh ata kuajt ti?- stallieri drejtoi gishtin leshator drejt kuajve të bardhë, të mbuluar me qilime të kuq.

-Ata kuajt atje , i kanë ngarë personalitete të shumtë politikë dhe kulturorë. Kur kuajt mërziten dhe i hedhin ata papritur në tokë, ata i hipin gomarëve. E sheh atë burrin atje? Zavalli! E fluturoi kali në ajër. U përpoq dy herë ta zbuste kafshën e gjorë, por kur e kuptoi se ajo nuk e pranonte më, bleu një gomar. Qysh prej asaj dite, ai qarkullon pa pikë turpi me gomar, në mes të bulevardit të kryeqytetit. Dhe ai nuk është i vetmi. Të gjithë ata që ose kërcënohen ta braktisin kalin, ose refuzohen prej kafshës, blejnë një gomar.

– Më duket se po më tall? Eja tani, mos e dridh e spërdridh. Më thuaj të vërtetën! Përse gjithë këto gomarë dhe vetëm katër kuaj? Mos ndoshta i shet në Afrikë? Apo i ther ata fshehurazi dhe e shet mishin e tyre si mish viçi në treg?

Stallieri qeshi shfrenuar. Dy fije kashtë që kishin ngecur në flokët e hirtë, ranë përdhe nga kokëshkundja e tij.

Papritur, ai ndaloi së qeshuri.Fytyra iu ravijëzua prej një serioziteti komik. Sytë po i mbante të ngulur drejt portës së hyrjes së stallës.

-Kujdes burrë, se me zor ta hekurosa kostumin. Ruaji edhe këpucët Esprit se mos i bësh me baltë- dëgjova të thoshte një grua me zë të acaruar.

E pabesueshme.  Një goxha burrë, i derdhur në kostum të zi, me kollare të kuqe me viza të zeza të pjerrëta, rrinte si nuse e zemëruar mbi gomar. Gomari u shfrye, ashtu siç e kanë gomerët. Sëbashku me gomarin u drodh edhe burri. Këmbët e gjata, të mbathura me këpucë lustrafine, lëviznin të çakorduara. Gruaja rrinte e hipur mbi një pelë lëkurëkuqe.

Burri i xhindosur urdhëroi gomarin me fjalë banale të ndalonte përpara kalit të bardhë me krifë të zbukuruar me temina dhe fjongo të kuqe.

-O kal, o ish kali im i vyer! Sa më mungon! Qysh të humba unë ty o kalë?- vajtoi ai me zë të thershëm. Kali hingëriu ëmbël, ndërsa gomari, i cili mesa duket i kuptoi fjalët përgjëruese të zotit të tij të ri, nga xhelozia hodhi ca shkelma të fortë, duke e plandosur burrin me kurriz në pellgun e baltës.

-Këtu paska humor falas- i tha vizitori kurioz stallierit.

-Eja këtë javë, se janë bërë shumë shkarkime. Të gjithë ata që kanë humbur postet e larta,vijnë këtu, blejnë një gomar duke shpresuar që të krijojnë çetën e  tyre të gomarëve. Nëse e arrijnë këtë, themeluesi i çetës i hipën atij ponit atje. Ndërsa andej ku jetoni ju, nëse një drejtues humbet, nuk ble një gomar e shëtit me të, por një biçikletë, e shkon me të në punë. Kështu e ka vendi ynë.  Më besove tani?

Vizitori kurioz  tundi kokën në shenjë bindshmërie të plotë. Ai e vizitoi stallën gjatë gjithë javës që rrodhi, dhe qeshi me lot, tek shihte, ish burrat e shtetit kaq të njohur për publikun dhe popullin e tij, të blinin një gomar gjatë fushatës së pushtetndërrimit. Sa komike që iu dukën zotërinjtë të hipur mbi gomar, por veshur me këpucë të shtrenjta.

-Nuk më thua? Përse vesh kaq këpucë të shtrenjta? Jepja më mirë gomarit që të mbart kudo. – i tha ai disa gomar-drejtuesve. Ata me hipokrizi ndërruan temë dhe i folën për planet e tyre të mëdha shtetndërtuese.

Një ditë mbas zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, vizitori nuk i besoi syve të tij. Gomarët e blerë para ca muajsh u rikthyen në stallë prej blerësve me kostum, kollare dhe këpucë të shtrenjta.  Ata i hipën automjeteve tejluksozë dhe larguan me zhurmë drejt kuvendit të sherrit.

-Ja këtij i thonë fitim. Gomarët i shes sa frëngu pulën. Ata i riblej për dy grosh mbas disa muajsh. Por fitimi më i madh e di ku është?

Vizitori i shkundi shpatullat duke u zgërdhirë.

-Këta gomarë janë bërë tani VIPA sepse mbi kurrizin e tyre kanë udhëtuar personalitete të njohura. Çdo qytetar ëndërron t’i bëjë ata pronën e tyre- u përgjigj stallieri dhe i uroi udhëtim të mbarë vizitorit kurioz emigrant…