Muja: Festa e Bajramit të na bashkojë të gjithëve

Ramadan Muja 1Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka  uruar  kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët  me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit.

“Festa e Bajramit, uroj që  të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.

Festa e Kurban Bajramit e  lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata,  ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore”.

Muja në urim premton se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët.

“Uroj që kjo festë , të na bashkojë të gjithëve fuqishëm, të jemi solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë së bashku drejt sukseseve të reja”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit