Home Blog Page 903

Kuvendi i Prizrenit voton projekt-buxhetin për vitin 2025

0

Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, Kuvendi i Prizrenit miratoi projekt-buxhetin për vitin 2025, si dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

 

Me 26 vota pro dhe 6 kundër, ky vendim është një hap i rëndësishëm për planifikimin dhe zhvillimin e ardhshëm të qytetit.

Qytetari nga Prizreni akuzon KEDS-in: Po e vendosin kabllon e rrymës përreth shtëpisë time, është rrezik për ne

0

Një qytetar nga Prizreni ka njoftuar se dy ditë më parë kabllot e rrymës me tension të lartë, në afërsi të shtëpisë së tij janë këputur.

Ai ka akuzuar KEDS-in se kanë dal në vendin e ngjarjes, duke bërë zhvendosjen e linjës së rrymës pa vendim me shkrim dhe pa marrëveshje me banorët, duke thënë se telin e kanë vendosur përreth shtëpisë së tij.

Ndër të tjera qytetari nga Prizreni, ka thënë se janë duke u ndjerë në rrezik, pasi që kabllo e rrymës tashmë është duke rënë për gjatë shtëpisë së tij dhe ka treguar se kanë derguar ankesë me shkrim në KEDS.

“Më 10.19.2024, një kamion këput kabllot e rrymës me tension të lartë të cilat ka qenë të lidhura mespërmes rrugës. Vjen KEDSI, dhe bën zhvendosje të linjës as pa vendim me shkrim e as pa marrëveshje me banorët dhe nis punimet me 12. 09.2024 duke vendosur telin përreth shtëpisë me arsyetimin se nuk ka rrezik, ndërkohë kur pyeten pse nuk po e vendosin qysh u kanë thojnë “se ka qenë rrezik”. Qysh tensioni i lartë “nuk koka rrezik” ngjit me shpinë e “koka rrezik” mes rrugës. Po e theksoj se nuk kanë vendim, nuk kemi përgjigje nga KEDS-i për ankesën me shkrim që jua kemi drejtu.” – ka thënë ai.

Në bazë të pamjeve të dërguara në adresë të Gazetës Nacionale, aty shihet se tashmë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës dhe se KEDS po vazhdon punimet.

 

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjetën thika, telefona, motor dhe substanca të ndryshme narkotike

0

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas kontrollit të dy personave i janë gjetur substancë narkotike, dhe të njëjtit janë arrestuar, në Vlashnje të Prizrenit.

Policia në raport ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur dy qese më substancë narkotike, dy thike, tre telefona dhe një motor, kurse thuhet se po ashtu ka kryer bastisje edhe në dy lokacione tjera.

Dy të dyshuarit sipas policisë janë dërguar në mbajtje ndërsa një person tjetër shtetas i Shqipërisë ndodhet në arrati.

Raporti i plotë:

Vlashnje, Prizren 09.09.2024, 14:57. Me datën 11.09.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit të dy të të dyshuarëve dhe vendit për rreth janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, tre telefona, dy qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë gjithsej 11.40 gram dhe një motoçikletë. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy lokacione banimi pronë e të dyshuarëve si dhe vendi i ngjarjes ku janë arrestuar të dyshuarit dhe si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.34 gram, një qese najloni ngjyrë e zezë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë rreth 1 kg e 148 gram si dhe një palë syze dielli. Lidhur me rastin të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar shtetas i Shqipërisë ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kervani ankohet për librat shkollorë në gjuhën turke: Janë të shtrenjtë

0

Enis Kervan, deputeti i KDTP-së, ka folur në seancën e sotme plenare të Kuvnedit të Kosovës, ku është ankuar në lidhje me librat shkollorë në gjuhën turke.

Kervan është ankuar në lidhje me çmimin e librave shkollorë në gjuhën turke, duke krahasuar disa çmime të këtyre librave me ato në gjuhën shqipe.

Ai ka kërkuar që të ketë subvencione më shumë për blerjen e librave në gjuhën turke.

“Ligji është i qartë. Krejt jemi të barabartë para ligjit. Nuk është në rregull që komuniteti turk të ketë pesëfish e më shumë tekstet shkollore në krahasim me komunitet e tjera” – tha Kervan, transmeton Nacionale.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në plazh me Petro Markon

0

Dibran Demaku

“Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim zemër­bardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon ta dëftojnë historinë e tyre. Po të jesh frikacak e zemërlig nuk i dëgjon. Kurse ata burra që kanë ikur dhe kanë vdekur në kurbet janë bërë re… Vijnë qajnë dhe ikin. Dhe mbi spitharët më poshtë, afër bregut, mbli­dhen lotët e tyre siç mblidhet uji i shiut…” / Petro Marko

 

Rrugës nga Kosova deri në Durrës kaluam mirë. Im bir (i madhi) po vjen për herë të parë në Shqipëri. Derisa kalonim me makinë nëpër autostradën e re, ai i shikonte malet e larta të Shqipërisë. I entuziazmuar me lartësinë e tyre, më tha: – Shqipëria me këto male të larta qenka më afër qiellit dhe diellit sesa të tjerët! – dhe pandërprerë me aparatin fotografik bënte foto të maleve të larta që dukej se preknin qiellin.

Në hotelin OAZ arritëm kah mesi i ditës. Kur zbritëm nga makina, të nxehtët e korrikut sikur na zuri frymën. E lamë makinën në parkingun e hotelit dhe shkuam te recepcioni. Personeli i hotelit me mirësjellje të jashtëza­konshme na uroi mirëseardhje. Pasi i përfunduam forma­litetet e vendosjes, personeli na pyeti se a dëshirojmë të hamë mëngjes (edhe pse koha e ngrënies së mëngjesit kishte kaluar kaherë) apo drekë. Im bir, i entuziazmuar nga mirësjellja e personelit, më tha: Thuaj ç’të duash baba, por si këtu nuk na kanë pritur askund në udhëtimet tona. Ndërkaq ime shoqe ia ktheu: – Këtu nuk vijmë vetëm si mysafirë, por si vëllezër te vëllezërit.

Në raftin e recepcionit vërejta shumë libra të rregulluara për bukuri. E pyeta recepcionistin nëse bën të marr ndonjë prej tyre ta lexoj sa qëndroj në plazh. Ai me buzëqeshje të çiltër dhe me mirësjellje ma ktheu: – Jo një, por mund t’i marrësh të gjitha. Këto libra janë për pushuesit e hotelit tonë. Dhe filloi të tregoi për librat që gjende­shin në raft. Aty kishte libra të ndryshme nga autorë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe më gjerë, por edhe nga autorë të njohur të letërsisë botërore. Shumica e librave ishin në gjuhën shqipe, por kishte edhe në gjuhën angle­ze, franceze, gjermane etj.

– Nëse dëshironi mund t’i zgjidhni vetë dhe t’i merrni nga rafti! – m’u drejtua recepcionisti.

Duke e falënderuar u afrova te rafti. Në raft ishin thuajse të gjitha librat e Kadaresë, të Petro Markos, por kishte edhe libra të Dritëro Agollit, të Fatos Arapit, të Xhevahir Spahiut, të Ali Podrimjes, të Azem Shkrelit etj. Meqë shumë nga librat e autorëve të përmendur tashmë i kisha lexuar (shumicën e tyre i kam në bibliotekën personale), më ra sy një libër i Petro Markos me titull “Retë dhe gurët (intervistë me vetveten)”.

– Këtë do ta marr ta lexoj këto ditë sa do të qëndroj në plazh! – i thashë recepcionistit.

– Keni qenë herë tjetër në hotelin tonë? – më pyeti recepcionisti.

– Jo. Përse më pyesni?

– Derisa po e merrni ta lexoni pikërisht romanin e Petro Markos, thashë mbase keni qenë më parë këtu. Them kështu pasi që pronari i hotelit ka lidhje familjare me familjarët e Petro Markos, e mendova se këtë fakt e dinit, andaj e zgjodhët romanin e Petros. Përndryshe, nuk keni gabuar, sepse ai roman i Petros, sipas meje, është ndër romanet më të mira të tij.

– Mendimin tim do të ta them pasi ta lexoj romanin! – ia ktheva recepcionistit dhe pasi e falënderova, u ngjita lart në dhomë ku më priste ime shoqe. Ndërkaq të dy djemtë e mi kishin lënë dhomën e tyre dhe kishin dalë në plazh që të kënaqeshin me ujin e detit dhe rrezet e diellit të asaj dite korriku.

Pa ndërruar shumë fjalë me time shoqe u përgatitëm dhe dolëm në plazhin para hotelit, në të cilin nuk kishe ku të hidhje as dhe një ve prej njerëzve. Me vete, përveç gjërave të nevojshme për plazh, mora “Retë dhe gurët”.

– Sivjet pushimet në plazhin e Durrësit do t’i bëj së bashku me Petro Markon – sikur po dëgjoja një zë timin të brendshëm.

– Edhe këtu do të na lodhësh me libra – u dëgjua si me shaka zëri i sime shoqeje kur më pa me librin në duar.

– Më fal! – iu drejtova sime shoqeje dhe ashtu me shaka vazhdova: – Sivjet pushimet në plazhin e Durrësit do t’i bëj me Petro Markon. Këto pesë-gjashtë ditë do të jem vetëm me Petron dhe librin e tij – dhe hapa faqen e parë të librit.

Faqe pas faqeje, kisha humbur në to. Po sikur ime shoqe mos të ma kujtonte se duhej të ngrihesha e të futesha në ujë, mund të digjesha nën ato rreze të diellit.

Pasi bëra një not të mirë me time shoqe dhe me djemtë, – iu ktheva sërish librit, romanit autobiografik të Petro Markos të shkruar në formë interviste me vetveten. Më dukej se po e shihja të gjallë Petron. Por, si ngjan shpesh në jetë kur lexuesi lexon diçka të mirë, i bëhet sikur e njeh dhe jeton me autorin. Ashtu më ngjante mua. Në mendje më zukatnin sikur bleta fjalët e shkruara të së bijës së Petros, Arianitës, në parathënien e librit: “Në fund të leximit të këtij jetëshkrimi, ne, pa pasur as më të voglin dyshim, menduam: Ky jetëshkrim duhet të mbajë titullin: ‘Retë dhe gurët’, sepse, ndoshta pa e ditur Petro Marko, e kishte shkruar edhe atë. Romani i dëshiruar, dëshira e tij e fundit, në të vërtetë është realizuar. Kjo përkon me dëshirën dhe planet e tij. Unë besoj se ai këtë gjë me siguri do ta pranojë. Është titulli që e kishte zgjedhur vetë. Ai zgjodhi të kthehej në një gur në vendin e tij. Zgjodhi gurin. Si emri i tij. Si një përcaktim i fatit. Dhe meqë ka edhe re, ka edhe gurë, si mundet që Petroja të mos zgjidhte gurin?! Ai tani është një gur në vendin e vet. U kthye për ta parë të njohurin horizontal nga fshati i vet”.

Dhe tërë ato ditë në plazhin e Durrësit unë i kalova me Petro Markon. Mësova për jetën e tij furtunë. Ai kishte qëndruar si gur i fortë para furtunave të jetës. Pasi i rashë në fund romanit, e pyeta veten: – Si është e mundur që një krijues i tillë i madh, luftëtar i Spanjës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore, të persekutohej në mënyra të tmerrshme nga sistemi i vendit të vet? Dhe vëllezërit e tij krijues të një gjuhe e të një gjaku të mos e ngrehnin zërin në mbroj­tje të tij… Athua vallë sistemi komunist ishte ngritur, i atillë çfarë ishte, për t’i ngrënë mendjet më të ndritura të kombit?! Sepse, siç duket tash nga kjo perspektivë, ishte ngritur me qëllim që t’i shkatërronte vlerat kombëtare.

Në fund të këtij shkrimi edhe një thënie lapidare e thënë dhe e shkruar po në këtë roman nga Petro Marko për mërgimtarët kudo që janë: “Thonë se gurët e mëdhenj atje poshtë në Shënmëri janë burrat që janë kthyer dhe kanë vdekur në vend. Po të jesh trim zemërbardhë e po të shkosh andej natën, i dëgjon të dëftojnë historinë e tyre. Po të jesh frikacak e zemërlig nuk i dëgjon. Kurse ata burra që kanë ikur dhe kanë vdekur në kurbet janë bërë re. Vijnë qajnë dhe ikin. Dhe mbi spitharët më poshtë, afër bregut, mblidhen lotët e tyre siç mblidhet uji i shiut…”

Durrës, 2011

“Erik gaboi gjithçka”, Ronaldo “godet” Ten Hag: U fut në garë i dorëzuar

0

Largimi i C.Ronaldo-s nga Man.United, për më tepër në atë formë, teksa u shpall i padëshiruar nga Erik Ten Hag, vijon të bëjë zhurmë. Për të ndezur edhe një herë polemikat ka menduar vetë CR7 i cili i është rikthyer aventurës së dytë në “Old Trafford” duke sulmuar edhe një herë hapur teknikun holandez.

Në një intervistë për kanalin zyrtar në youtube të Rio Ferdinand, Ronaldo nuk u kursye aspak: “Nëse je trajner i Man.United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier League apo për Champions League. Mund të thuash: mbase nuk e kemi potencialin e duhur, por do ta provojmë, por nuk mund të futesh kurrë në garë i dorëzuar”, u shpreh Ronaldo ndër të tjera.

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2432 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 41 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot me diell dhe vranësira

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Përfundon spektakli në Prizren: Trepça triumfon për Superkupë

0

Trepça është triumfuese e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në finalen e zhvilluar në Prizren, mitrovicasit kanë fituar ndaj Sigal Prishtinës 73:89 (15:14, 19:26, 17:22, 22:27), ku me këtë sfidë edhe përfundoi turneu, që u zhvillua nga 7 shtatori, në qytetin e bukur dhe historik.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, me çerekun e parë që përfundoi 15:14, derisa në periudhën e dytë, mitrovicasit ishin më të mirë, 19:26, derisa me lojë të ngjashme vazhdoi edhe në periodën e tretë, për tu shkëputur më shumë. Bardhekaltrit u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe ‘Xehetarët’ mbrojtën trofeun e fituar vitin e kaluar, për të fituar në fund 73:89.

MVP i finales së Superkupës është shpallur Desmond Cambridge Jr, i cili e mbylli ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, çmim të cilin ia dorëzoi Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka ndarë trofeun për kapitenin e mitrovicasve, Anes Gashi.

Ndërkohë, medaljet e argjendta i kanë ndarë Shkëlzen Fetiu dhe Florian Miftari, derisa të artat Linda Shala dhe Artan Kurti./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj i krahason veprimet e Qeverisë Kurti në veri me ato të Millosheviqit, reagon Abrashi: E tmerrshme

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, të martën në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1, ka folur për veprimet e qeverisë aktuale të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

Totaj, ka deklaruar se kryeministri Kurti vepron në mënyrë të njëanshme, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.

“Në këtë mënyrë me intervenime policore, ne e dimë si ka vepruar Slobodan Millosheviq dhe çfarë rezultati ka pasur më tutje. Në asnjë mënyrë, nuk mendoj se kjo është qasja e duhur dhe vetëm po i  bëhet dëm Kosovës, si dhe reputacionit të saj në arenën ndërkombëtare. Veprimet e pakoordinuara me faktorin ndërkombëtar relevant, veprimet me përdorim të dhunës policore, veprimet ku tentojnë të imponojnë zgjidhje me këto metoda një analogji ekziston”, ka thënë Totaj.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Totaj, të mërkurën, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të tmerrshëm këtë krahasim dhe sipas tij ky është pozicioni aktual i PDK-së, për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Ky është pozicioni i PDK-së sot, shtrirja e rendit, kushtetushmëria, ligjshmëri, ndërtimi i shtëpive në veri, hapja e bizneseve, luftimi i bandave kriminale qenka qasje si ajo e Millosheviqit. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Abrashi.