Home Blog Page 902

39 vite nga vdekja e Odhise Paskalit, themeluesi i skulpturës shqiptare

0

Odhise Paskali, cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.

U lind në Përmet më 22 dhjetor të vitit 1903, i biri i Paskal Thanasit dhe Kaliopesë së Lami Papadhimitrit. I ati në fillim qe sekretar në administratën turke të duhanit në Dishkatë e Kozhan dhe më pas prift në Koblarë, Miçan, Frashër, Zavalan e Soropull të Dangëllisë, në Lipe e Leusë pranë qytetit të Përmetit dhe në Bënjë të Shqerisë. në hapësirën e viteve 1903 – 1919, ka jetuar e qëndruar pranë familjes, me prindërit, Paskalin e Kaliopin, si dhe me tri motrat, me Uraninë, me Angjeliqinë dhe me Elpiniqin, në qytetin e Përmetit (1903 – 1910, 1914 – 1919, me disa muaj qëndrimi larg qytetit gjatë vitit 1916), në Koblarë (1911 – 1914) dhe në Frashër (nga maj deri në shtator apo tetor 1916). Më 1919 ai shkoi në Itali, ku më 1923 kreu Liceun dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, ku më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.

Më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë “Miqtë e artit”. Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20. Ndërsa në vitet ‘30 e shohim nismëtar të shoqatës “Miqt e Arbrit”; si organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.

Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit apo të huaja. Nëse mund t’u hedhësh një sy artikujve të tij të viteve ‘20, mund të vësh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur këto shkrime të autorit të mblidheshin, mund të bëhej një botim i veçantë mbi publicistikën e tij. Odhisea dinte t’u përshtatej me shumë zgjuarsi situatave në çdo kohë. Duke gjykuar se vendi në vitet ‘20-‘30 kishte mungesë skulptorësh, me të mbaruar fakultetin dhe studimet për artin, i përvishet punimeve plastike, pra artit të skulpturës pranë ateliesë së një skuptori italian realist e monumentalist të Torinos. Kështu ai bëhet skulptori i parë profesionist shqiptar.

Me pushtimin fashist të vendit, Odhisea si erudit në fushën e artit, caktohet anëtar i Institutit të Studimeve të atëhershme, por në mungesë edhe të porosive të mjaftueshme, për ngritje shtatoresh, detyrohet të çelë një punishte për përgatitje shkumësash për nevojat e shkollave të vendit. Me çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, krahas vazhdimit të krijimeve skulpturore për figurat e rilindasve, në tematikën e punimeve të tij zënë vend edhe heronjtë e popullit dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe pse Odhisea jetoi në Përmet vetëm 14 vjet dhe shumicën e jetës 82-vjeçare e kaloi në Itali dhe në Tiranë, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Përveç ecejakeve të herëpashershme pranë familjes në periudha të ndryshme para djegies së shtëpisë së tij në korrik të vitit 1943 nga fashistët, ai krijoi në vendlindje një sërë veprash, midis të cilave skulpturën e “Partizantit Çlirimtar”, punën e grupit skulpturor “Shokët” në varrezat e dëshmorëve të Përmetit; bustin e Naimit; të Nonda Bulkës dhe të Fanjo Çiçakos në qytet; bustet e vëllezërve Frashëri në sheshin para Shtëpisë Muze në Frashër, bustin e dr. Refat Frashërit, etj. Kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Përmetit, ai e plotësoi me tri figura për të përjetësuar edhe tre kushërinjtë e tij të parë (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Në shtëpinë e piktorit të merituar Aristotel Papa, që ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, ndodhet edhe një bust i vëllait të tij, dëshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite më parë. Ndoshta ky bust mund të mos jetë evidentuar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative. Odhisea, duke iu kushtuar kryekëput krijimtarisë së tij, nuk ishte i prerë për çështje administrative. Kur u emërua drejtor i Galerisë së Arteve aty nga vitet ‘60, ai nuk kishte dëshirë as t’i vinin telefon në zyrë, pasi zilja e tij e shqetësonte dhe nuk e linte të punonte. Përveç punimeve konkrete, ai mbante shpesh shënime në formë ditari, qoftë për meditime mbi artin qoftë edhe kujtime historike, gjë që bëri të mundur, që një vit pas vdekjes së tij më 1986, të botohej libri “Gjurmë jete”, një material në fakt i shkurtuar e i cunguar.

Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “I urituri”, “KETI”, “Malësori”, “Luftëtari Kombëtar”, në Korçë “Themistokli Gërmenji”, në Korçë; “Ushtari i panjohur”, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968; “Naum Veqilharxhi”, bust në bronx , në Korçë; “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968; “Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)”, “Isa Boletini”, “Fan Noli”, “Onufri”, “Jeronim De Rada”, në Tiranë, “Pashko Vasa”, “Zef Skiroi”, “Çerçiz Topulli”, “Naim Frashëri”, “Vojo Kushi”, “Migjeni”, “Enver Hoxha”, “Idriz Seferi”, “Ahmet Zogu”. / KultPlus.com

Rroga dhe shpërblime të papaguara, Mbappe dërgon PSG-në në gjykatë

0

Vijon të mos marrë zgjidhje çështja e Mbappe në shtëpinë e Paris Saint-Germain. Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka urdhëruar klubin kampion të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe shpërblimet e papaguara gjatë sezonit të kaluar.

Mbappe nuk do të qëndojë “duarkryq”, pasi me siguri, sipas asaj që shkruajnë mediat, ai do t’i drejtohet gjykatës së punës.

Sulmuesi i njohur ka gjetur përfaqësuesit e duhur për këtë çështje dhe shumë shpejt do të ketë një lëvizje.

“Të dëgjojë djemtë e shtëpisë”, Ronaldo e sulmoi në distancë, Ten Hag i përgjigjet portugezit: Ai është larg, në Arabinë Saudite

0

“ Nëse je trajner i Man.United nuk mund të thuash se nuk do të luftojmë për Premier League apo për Champions League. Mund të thuash: nuk kemi potencialin e duhur, por do ta provojmë. Duhet ta provosh. Nëse Ten Hag do të dëgjonte Ruud van Nisterlrooy…mbase mund ta ndihmonte. Ruud e njeh klubin, një klub duhet të dëgjojë djemtë e shtëpisë, ata që kanë qenë aty më herët, njerëz si Roy Keane, Paul Scholes, Gary Neville, Sir Alex Ferguson. Nuk mund të ndërtosh një ekip nëse nuk e njeh”

Këto ishin fjalën e Cristiano Ronaldo gjatë një interviste me Rio Ferdinand, deklarata që u bënë virale në rrjet dhe sigurisht nuk mund të mungonte dhe një përgjigje nga ana e Ten Hag:

“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin opinionin e tyre, por Ronaldo është në Arabinë Saudite, shumë larg nga Manchesterit. Ne jemi akoma në një periudhë tranzicioni, por sigurisht nuk është një justifikim. Duhet të fitojmë të gjithë ndeshjet, këtë e di. Ne duhet të përqendrohemi në çdo ndeshje, t’i përballojmë me mentalitetin e duhur, me një mentalitet fitues”, u shpreh Ten Hag.

(BalkanWeb)

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2591 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 15 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 28 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 27 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

0

Një person ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Prizren.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë.

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Uji i pijes dyshohet të jetë përzier më atë të ujitjes, “Hidroregjioni Jugor” me apel për banorët e tri rrugëve në “Arbanë” të Prizrenit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se banorët e tri rrugëve në lagjen “Arbanë” duhet të përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare deri në një njoftim të ardhshëm.

Ky vendim ka ardhur pas dyshimeve se ndërhyrjet e paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit kanë shkaktuar përzierjen e ujit të pijes me ujin e ujitjes.

Sipas raportit të kompanisë, pas ankesave nga konsumatorët për cilësinë e ujit të pijes, zyrtarët e KRU-së kanë inspektuar vendin e ngjarjes.

Ata kanë konfirmuar se uji nga burimet e kompanisë është në përputhje të plotë me standardet e kërkuara. Megjithatë, janë identifikuar probleme në tri rrugë specifike: ‘Faik Qabrati’, ‘Arbëreshët e Kalabrisë’, dhe ‘Arbëreshët e Zarës’.

“Në këto rrugë, uji i pijes është përzier me ujin e ujitjes për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,” shpjegon njoftimi i kompanisë.

Për të adresuar këtë situatë, KRU “Hidroregjioni Jugor” kërkon që banorët të mos përdorin ujin për pije deri në identifikimin dhe eliminimin e ndërhyrjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Totaj: Buxheti i shërben interesave të qytetarëve

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se buxheti i miratuar sot i shërben interesave të qytetarëve.

Sipas tij, çdo kërkesë e paraqitur nga kuvendarët është pasojë e nevojave që kanë qytetarët.

“Kërkesat që nuk futen në buxhet kanë të bëjnë me pamundësinë buxhetore. Megjithatë, konsideroj se kemi hartuar një buxhet solid,” tha ai.

Pas diskutimeve të shumta, buxheti për vitin 2025 është aprovuar me shumicë votash. Për përgatitjen e buxhetit, sipas organeve komunale, janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, përfshirë një dëgjim nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hodaj kritikon buxhetin: Ngjason me buxhetet emergjente të viteve 2001-2002, pa zhvillim

0

Shefi i Grupit të LDK-së në Kuvendin e Prizrenit, Haziz Hodaj ka kritikuar buxhetin që u miratua për vitin 2025.

Ai e krahasoi këtë buxhet me ato të viteve 2001 dhe 2002.

“Ky buxhet i ngjan buxheteve të viteve 2001 e 2002, si buxhet i emergjencave, ku qytetarëve i kanë munguar të gjitha dhe tani është e njëjta skemë buxhetore. Pra nuk po e shoh as sot një buxhet zhvillimor”, tha Hodaj.

Buxheti u miratua me shumicë votash, me 26 vota pro dhe 6 kundër nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Prizrenit siguron hapësirë të re për varrezat e qytetit në Landovicë

0

Komuna e Prizrenit njofton përfundimin e procedurave të kthimit të pronës nga ish-Ndërmarrjet Shoqërore në pronë komunale. Tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në një hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit.

“Pas përfundimit të procedurave të kthimit të pronës (shpronësimit) së ish-Ndërmarrjeve Shoqërore në pronë komunale, ju njoftojmë se tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit,” thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell PrizrenPress.

“Kjo është një e arritur për komunën tonë, pasi varrezat e vjetra të qytetit nuk kishin hapësirë të mjaftueshme. Tani, Komuna e Prizrenit ka zgjidhur një problem madhor për qytetarët e saj. Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë,” theksohet më tej./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve